×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit: Ja roli i Ilir Rrapajt, nuk isha në dijeni të shqetësimeve të Manastirliut

Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK për koncensionin e Sterilizimit, po jep dëshminë e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ai ka dhënë sqarime kryesisht teknike, ndërsa ka sqaruar edhe rolin e Ilir Rrapajt, i cili ishte i ngarkuar nga Rajoni i Umbrias për hartimin e planit të Marrëveshjes, jo vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe me ministri të tjera, në mos gaboj edhe me atë të Bujqësisë.

“Unë isha i ngarkuar nga ministri i Shëndetësisë për të përfaqësuar Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Rrapaj ishte i ngarkuar nga rajoni i Umbrias”, sqaroi Rrjepaj.

Studimi i Universitetit të Peruxhias, tha Rrjepaj, nuk ka lidhje me Ilir Rrapaj. “Nuk ka pasur asnjë tagër Ilir Rrapaj për këtë studim”, tha Rrjepaj.

Avokati dhe ish-zv.ministri Rrjepaj

Gjatë seancës me pyetje-përgjigje, ish-zv.ministri Rrjepaj tha se nuk ka qenë në dijeni të memo-s që Ogerta Manastirliu, në kohën që ka qenë drejtoreshë e QSUT, i ka drejtuar ministrit të kohës së Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku thuhet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT kishte teknologji avangarde për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbatjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.

“Jam në dijeni të masterplan të QSUT të përgatitur nga kompania gjermane, kam qenë prezent edhe në një nga inaugurimet që janë bërë të një pjesë të spitalit të ri të urgjencës të financuar nga CEB. T’iu korrigjoj në këtë aspekt, se pjesa e përgatitur nga Top Consult i përkon vetëm investimit në repartin qendror të sterilizimit

Pjesa e investimit në pajisje tek ka qenë 0.8 mln euro, për pjesën e hapësirës së infrastrukturës ka qenë duk tek 0.6 mln euro”, tha Rrjepaj.

Lidhur me memon e Manastirliut, kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi u shpreh “në memo, Ogerta Manastirliu, si drejtore e QSUT në atë kohë, bën edhe shpjegimin e skemës së gjithë procesit, e mbyll duke përshkuar jo vetëm sterilizimin por edhe të transportit të produkteve që sterilizoheshin, deri në momentin futjes të konteinerëve që më tej do asgjësoheshin. Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do përballonte të gjitha nevojat e gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte i mjaftueshëm për të përballuar 60 mijë operacione.

Memo ka skemën e transportit dhe ka bërë një përllogaritje të kostove për lënde djegëse për kaldajën, lavenderinë, kosto për transportin dhe mirëmbajtjen e aparaturave që është në vlerën 5.7 mln lekë. I ka kërkuar Ministrisë ndihmë me trajnimin e stafit nga PIU i ministrisë, njësia për zbatimin e projekteve të huaja për ta vënë në funksionim.

Jeni në dijeni për ndonjë përgjigje për këtë memo ku shqetësimi është shumë i lartë”.

Në përgjigjen e tij, Rrjepaj tha se nuk është në dijeni të asnjë “memo””.

“S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese. Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, s’më ka ardhur mua.

Memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë, pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. Atë memo nuk e kam parë, s’më ka ardhur mua, janë dy dokumente të ndara që janë bashkuar në një”, tha Rrjepaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dash Sula reagon ashpër pasi mbeti jashtë listave: Berisha nuk fiton më 11 maj, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt është kurth

Dash Sula reagon ashpër pasi mbeti jashtë listave: Berisha nuk fiton më 11 maj, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt është kurth

Publikuar më 17.03.2025
Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një reagim të gjatë në r...

Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale për të sqaruar pozicionin e tij pasi Partia Demokratike nuk e vendosi në listën e sigurt të deputetëve në qarkun e Elbasanit, teksa koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, më parë e fshiu sesa e shkroi emrin e tij në radhët e tyre për […]

Lexo më shumë

Do të pasojë Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Do të pasojë Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Publikuar më 17.03.2025
Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkop të...

Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytete e tjera të vendit, ndërsa njoftuan lajmin për zgjedhjen e Joan Pelushit, si pasues të të ndjerit Anasatas Janullatos. Momenti i shpalljes së kryepeshkopit është pritur me lot dhe emocion, […]

Lexo më shumë

Veliaj: Më ka marrë malli për familjen dhe Tiranën. Cilat prova do të prish unë? Telefonin tim e ka SPAK! Do të vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia…?!

Veliaj: Më ka marrë malli për familjen dhe Tiranën. Cilat prova do të prish unë? Telefonin tim e ka SPAK! Do të vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia…?!

Publikuar më 04.03.2025
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia, duke thënë se e ka marrë malli për familjen edhe për Tiranën. Në mesazhin e tij, Veliaj shprehet se një ditë më parë dje tregoi pse ai nuk do të ikte nga vendi, duke thënë se kishte udhëtuar në Gjermani dhe Amerika dhe ishte […]

Lexo më shumë

Veliaj sërish nga qelia: Prokurori me fantazi te shfrenuar, më faturoi si korrupsion lejen për ndërtimin e një banese 1 katëshe (VIDEO)

Veliaj sërish nga qelia: Prokurori me fantazi te shfrenuar, më faturoi si korrupsion lejen për ndërtimin e një banese 1 katëshe (VIDEO)

Publikuar më 01.03.2025
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan se prokurori Ols Dado ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër tij, saqë i ka faturuar si korrupsion edhe lejen për ndërtimin e një banese një […]

Lexo më shumë

Inteligjenca Artificiale dhe përgjegjësia jonë përtej ruajtjes së asaj që kemi ndërtuar

Inteligjenca Artificiale dhe përgjegjësia jonë përtej ruajtjes së asaj që kemi ndërtuar

Publikuar më 25.02.2025
Enea Dodi* Qëllimi i kësaj eseje nuk është të bindë apo të n...

Enea Dodi* Qëllimi i kësaj eseje nuk është të bindë apo të ndikojë. Nuk ofron zgjidhje apo plane. I shërben një qëllimi të thjeshtë: t’i kujtojë njerëzimit një fakt të dukshëm. Synon t’i kujtojë njerëzimit se sa larg kemi arritur: shikoni kullat, shikoni metropolet anembanë botës. Shikoni kompjuterin dhe inteligjencën artificiale, shikoni rrugët e pafundme […]

Lexo më shumë

Produkt i British American Tobacco, Glo, pajisja për ngrohjen e duhanit, tejkalon kufijtë: Çmim prestigjioz për dizajnin më të mirë në Evropë

Produkt i British American Tobacco, Glo, pajisja për ngrohjen e duhanit, tejkalon kufijtë: Çmim prestigjioz për dizajnin më të mirë në Evropë

Publikuar më 18.02.2025
Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produk...

Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produktit në vitin 2024, pajisja inovative glo e BAT siguroi vendin e saj midis liderëve të industrisë së dizajnit. Çdo vit, Çmimi Evropian i Dizajnit të Produktit mbledh qindra aplikime nga e gjithë bota dhe fituesit janë ata që sjellin ide revolucionare dhe ripërcaktojnë standardet në dizajn. […]

Lexo më shumë

Rama: Unë dhe PS, garantuesit e vetëm për mbijetesën e Prokurorisë së Posaçme! Nano u arrestua nga Bufi i kënetës

Rama: Unë dhe PS, garantuesit e vetëm për mbijetesën e Prokurorisë së Posaçme! Nano u arrestua nga Bufi i kënetës

Publikuar më 18.02.2025
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qenë ...

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qenë kryefjalë e komunikimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ndjekësit mëngjesin e kësaj të marte në rubrikën e tij, “Sy më Sy”. Rama tha se “nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të […]

Lexo më shumë

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Publikuar më 09.12.2024
Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua...

Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë. Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda