×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Projektligji për rivlerësimin e pronave, sugjerohet shtyrje afatesh, ja kur pritet të hyjë në fuqi

Projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për qytetarët dhe bizneset me një normë më të ulët tatimore nga sa është përcaktuar në ligj, është prezantuar dhe diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

“Në bazë të kontekstit të ri të çmimit të referencave që kanë ndryshuar në Tiranë dhe hartës së re të referencave që do të jetë efektive nga mesi i shtatorit, ndërmerret kjo iniciativë për të rivlerësuar pasurinë e tyre me qëllim formalizmin e vlerave të pasurive të paluajtshme”, deklaroi deputetja e PS Blerina Gjylameti.

Deputetët e komisionit kanë dhënë sugjerime sa i takon afatit, ku propozohet të shtyhet deri në fund të vitit të ardhshëm, pronave që duhet të rivlerësohen dhe përqindjes që do të aplikohet. “Njerëzit me 5% do të tkurren, propozoj të jetë me 3 %. Do sjellë më shumë të ardhura në buxhet”, deklaroi deputeti i PS Frrok Gjini.

“Afati të shtyhet deri në fund të 2025. Shikoni mos e zbresim tarifën deri në 2%”, deklaroi deputeti i PD Edmond Spaho. “S’mund të vlerësojmë prona që janë në proces legalizimi, pasi ata nuk janë pronarë. Duhet të jenë individë që kanë kryer legalizimin dhe janë në proces regjistrimi. Ata që kanë kontrata porosie duhet ta kenë paguar gjithë kontratën që të jenë posedues të pronës. Taksa të jetë 4%”, deklaroi deputeti i PS Vullnet Sinaj.

Ministri i Financave Ervin Mete sqaroi procedurën që do të ndiqet për të miratuar këtë projektligj, duke thënë se në parim rivlerësimi do të mbetet në normën 5%.

“Si procedurë projektligji vjen në Këshillin e Ministrave, Këshilli i Ministrave merr mendim nga një sërë institucionesh dhe më pas merr vendim. Këshilli i Ministrave do të kthejë një përgjigje të unifikuar përfshirë dhe aspektet teknike për objektet që janë në legalizim apo kontrata sipërmarrjeje. Në parim qëndrimi u dha dje nga kryeministri, sa i takon tekstit, duhet që institucionet kompetente të shprehen për zbatimin e atyre dispozitave”, deklaroi ministri i Financave Ervin Mete.

Sipas propozimit aktual ligji parashikohet të hyjë në fuqi datën 1 shtator 2024 dhe të ketë afat deri më 30 shtator 2025. Këshilli i Ministrave ka një afat 30 ditor për të kthyer përgjigje përfundimtare për normën e rivlerësimit dhe shtrirjen në kohë.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi dje se në parim opozita e mbështet këtë proces, por ajo ngre pikëpyetje për arsyet përse ndërmerret në këtë kohë kur një amnisti e tillë përfundoi në 2022. Blerina Gjylameti, që është nismëtare e këtij projektligji shpjegon arsyet e shumicës përse është e nevojshme pikërisht tani.

“Sepse kanë dalë çmimet e reja të referencës për Bashkinë e Tiranës dhe shumë shpejt do dali për të gjithë bashkitë”, tha ajo. Pika tjetër ku ndahen opozita dhe shumica është norma e përqindjes që do të aplikohet. Socialistët propozojnë nivelin 5 për qind, ndërsa demokratët deri në 3%.

Një tjetër shqetësim i opozitës është ajo e përdorjes nga mazhoranca e këtij procesi për përfitime elektorale pasi nis gjatë vitit elektoral, pretendim që nga socialistët hidhet poshtë. Aktualisht për çdo shitje prona tatohet me 15%, nëse qytetarët dhe bizneset, përfshirë dhe pasuritë, që janë në proces legalizimi, do të bëjnë rivlerësimin e pronës ata do të paguajnë nga shtatori i 2024 deri në shtator të 2025 vetëm 3 për qind tatim për diferencën midis çmimit që e kanë blerë pronën e tyre dhe vlerës që ata e shesin atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda