×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mashtrimi me mikrokreditë, gjendet i vdekur njëri prej drejtuesve të shoqërisë, 45-vjeçari dyshohet se u hodh nga pallati në ndërtim

Pas skandalit me mikrokreditë, raportohet se ka kryer vetëvrasje, shtetasi Olsi Ibro. Ai ishte në kërkim, si i dyshuar për skandalin për mashtrimet me mikrokreditë. Sipas informacioneve, Ibro, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në Tiranë. Deri para pak kohësh ai kontrollonte bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro, institucionin e mikrokredive, “Micro Credit Albania”.  

Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë “Micro Credit Albania” si dhe “Final”. Të dyja këto shoqëri akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

Olsi Ibro

Sipas Prokurorisë së Tiranës shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final” kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët nëpërmjet mikrokredive. Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion psikologjik kredimarrësve dhe familjarëve të tyre me qëllim për t’i frikësuar. Po ashtu Prokuroria thekson këtu shoqëri kanë shitur pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave.

Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njoftoi policia.

Olsi Ibro dyshohet se u vetëhodh ditën e sotme (20 Korrik), nga lartësia e pallatit në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku” në afërsi të ish-stacionit të Trenit në kryeqytet.

45-vjeçari Olsi Ibro ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Emri i Olsi Ibros është përfshirë në dosjen e Prokurorisë së Tiranës për mashtrimet me mikrokreditë.

Ndërkohë një ditë më parë, organi hetues sekuestroi dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final, të cilat akuzohen se kanë krijuar skema mashtrimi me mikrokreditë me qëllim zhvatjen e qytetarëve.

Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016 që drejtohej nga çifti Olsi dhe Elda Ibro, kjo e fundit shërbente edhe si administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albania).

Sipas Prokurorisë nga hetmet, ka rezultuar se këto dy  shoqëri tregtare në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.

Po ashtu, organi i akuzë sqaron se shoqëritë dhe personat nën hetim në mënyrë abuzive kanë përdorur të  dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme.

Ata kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e  debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet  telefona të vazhdueshme me  qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive.

“Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para  dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera”, thuhet ne njoftim.

Skandali i mikrokredive në SPAK 

Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.

Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK dosjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda