×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Për mua vitet kalojnë dhe janë drejt perëndimit”, Roza Anagnosti feston 80-vjetorin dhe falenderon familjen dhe publikun

Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit, Nderi i Kombit, Roza Anagnosti ka festuar 80-vjetorin e Lindjes në një mbrëmje mes kolegësh dhe miqsh. E rrethuar nga familja, vajzat e nipërit ajo e kishte shkruar fjalën përshëndetëse duke parashikuar emocionet. Dhe mbrëmjen e suksesin ia kushtoi së pari familjes.

“Dua të falënderoj familjen time që ka qenë për mua frymëzim, Dhimitrin e shtrenjtë, vajzat tona dhe vazhdimësia. nipërit. E lashë për në fund publikun tim që më ka ndjekur. Ata janë energjia që më ka çuar drejt suksesit. Kam qenë e sinqertë në art dhe populli ma ka kthyer me respekt e mirënjohje. I falenderoj”, tha ajo në fjalën e mbajtur.

Ndërsa Arkivi Qendror i filmit shfaqi versionin e restauruar të “Mësonjëtores” ku Anagnosti përjetëson figurën ikonë të Sevasti Qiriazit përmes rolit të Dafinës, aktorja, u ndal te profesioni dhe gjurmët në kinematografi.

“Në filmin ‘Mësonjëtorja’ unë kam një prej roleve të mia më të dashura, Dafinën që është edhe një histori e ndritur e gjuhë shqipe dhe identitetit tonë.
Aktori është i lirë dhe shpesh improvizon. E bukura në ekran është edhe në formë. Ne shoqërinë e konsumit edhe arti ka ndryshuar. Për mua vitet kalojnë dhe janë drejt perëndimit” tha aktorja e njohur.

E shfaqur në ekran në fillim si Roza Xhuxha dhe pas martesës me regjisorin e njohur Dhimitër Anagnosti, me mbiemrin e tij, ajo mundi të ruajë balancat dhe të dalë mbi paragjykimet e dritëhijet në kohë të vështira. E bija në një postim i përmendte gëlltitjen e lotëve, prindërit e persekutuar dhe sabotimin e kolegëve me sebepin e biografisë.

Dhimitër dhe Roza Anagnosti

***

Vajza e aktores së madhe Roza Anagnosti, Juna, ka bërë një dedikim prekës për 80-vjetorin e lindjes së mamasë së saj.
Familja jonë sot feston ditëlindjen e bashkëshortes, mamit, nonës Roza! Dhe nëse të gjithë njerëzit urojnë sot artisten e shquar unë dua të uroj njeriun e mrekullueshëm që je.
Vajza e aktores së madhe Roza Anagnosti, Juna, ka bërë një dedikim prekës për 80-vjetorin e lindjes së mamasë së saj.
Postimi i vajzës së Roza Anagnostit
Familja jonë sot feston ditëlindjen e bashkëshortes, mamit, nonës Roza! Dhe nëse të gjithë njerëzit urojnë sot artisten e shquar unë dua të uroj njeriun e mrekullueshëm që je.
Dua të përshkoj me imagjinatë 80 vjetët e rrugëtimit tënd të jetës ku jo vetëm talenti, po dhe këmbëngulja, vullneti, ndershmëria, sensibiliteti, dhembshuria dhe sakrifica e madhe të bënë të jesh artistja dhe njeriu i çmuar për ne.
Shumë pak njerëz i njohin sakrificat e tua të mëdha brenda e jashtë skenës dhe ekranit, dorë për dore me dashurinë tënde, shokun e jetës Dhimitër.
Ti ke gëlltitur shumë lot: kur shkoje te prindërit e tu të varfër e të persekutuar, kur detyroheshe të merrje borxh për të arritur në fund të 15-ditëshit, kur me sebepin e biografisë kishte kolegë që të sabotonin, kur e mbushje gjithmonë më pak pjatën tënde.
Ti ke qenë bijë, motër, mbesë, bashkëshorte, nuse, kunatë, nënë, teze, hallë, vjehërr, gjyshe e sakrificës. Je kujdesur pa rezerva për të gjithë me mish e me shpirt. E ke ndarë kafshatën e familjes tënde pa hezitim me kë ka pasur nevojë. Shtëpia jonë në Tiranë, që unë e quaja “Hotel Anagnosti”, i kishte gjithmonë dyert e hapura, në çdo kohë, për njerëzit e fisit që vinin nga Vlora, Shkodra e Korça. Tani edhe nga Italia e Amerika.
Edhe gurët e Jalit e njohin përkushtimin tënd.
Ti vetëm vrapoje. Takat e tua trokisnin nga Teatri ne shtëpi, nga shtëpia në Kinostudjo, nga shtëpia nëpër spitale, kaq e kaq herë.
Ti dhe tani, kur je vetëm, vrapon, veçse pa taka.
Ka shumë për të thënë për ty mami im dhe ky post nuk mjafton.
Ti ke Nënë Terezën në shpirt dhe me vargjet e saj përpiqesh të lehtësosh dhimbjen dhe sakrificat e tanishme që Zoti të rezervoi.
Do të të jemi debitorë për jetë mami e shtrenjtë.
Dhe sot familja jote e vogël të uron: GËZUAR DITËLINDJEN!
Ti ke shumë akoma për të thënë e për të dhënë dhe ne si publik i privilegjuar do jemi gjithmonë në radhë të parë
Të duam përjetësisht:
bashkëshorti i shtrenjtë Dhimitër,
vajzat Juna dhe Era
dhëndurët Tonin e Ali
mbesa Marigò
nipat Jon, Anteo e Stefan

***

Ndërsa ajo feston, Ndriçim Xhepa kujton njohjen me të.
“E kam njohur një vit ose dy pasi hyra në teatër në vitet 1980-1982 . Kemi luajtur role vëlla e motër e burrë e grua. Në një pjesë të Ruzhdi Pulahës, nga viti 1985-1986, kishim role çifti dhe kisha pak frikë. Pirro Mani tha se Roza duket shumë e re dhe as nuk e kupton fare, do dilni shkëlqyeshëm. Ajo është aktore potente që ka shkëlqyer në çdo rol”, tha Xhepa.

Me 20 filma dhe disa pjesë teatri, Roza ju ka dhënë jetë roleve dhe personazheve duke krijuar një portret unik në artin shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Publikuar më 06.12.2023
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një ko...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase. Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra […]

Lexo më shumë

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

Publikuar më 06.12.2023
Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ...

Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti […]

Lexo më shumë

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Publikuar më 06.12.2023
Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar n...

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin […]

Lexo më shumë

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Publikuar më 06.12.2023
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç fami...

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes. Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në […]

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Publikuar më 05.12.2023
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur t...

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama. Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj […]

Lexo më shumë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Publikuar më 05.12.2023
Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile rat...

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile ratifikimit të Protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës që parashikon ndërtimin e dy strukturave (në portin e Shëngjinit dhe në zonën e Gjaderit) për menaxhimin e flukset migratore Marrëveshja Itali-Shqipëri Mbulimi financiar dhe rregullat e para zbatuese të protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e […]

Lexo më shumë

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

Publikuar më 04.12.2023
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fsha...

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi […]

Lexo më shumë

Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!

Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!

Publikuar më 02.12.2023
Silvana Begaj Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur f...

Silvana Begaj Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur flet me veten. Për këtë duhet ti kemi zili kafshët. Të paktën ato vrasin për mbijetesë, por jo fëmijët e tyre. O Zot! Kujt i jep mundësinë të jetë prind? Atij që i vrau fëmijëve fëmijërinë dhe pafajsinë? Vetëm në prehrin e nënës je fëmijë […]

Lexo më shumë