×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më.

Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish-bashkëshorti i saj.

Klodiana la pas djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë. Më pas dolën jashtë në rrugë. Pak çaste më vonë u dëgjuan 3 të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën.

Autoritetet italiane aktualisht në kërkim kanë shpallur pikërisht bashkëshortin e saj. Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.

Klodiana ishte me origjinë nga Fushë Kruja dhe jetonte prej rreth 17 vitesh në Itali.

“Ishte një vajzë shumë punëtore. Kishte disa vjet që ishte ndarë nga bashkëshorti, një person i dhunshëm. E dinim të gjithë. pati kurajo ta linte” tregon mikja e shqiptares Klodiana Vefës, 35 vjeçares e cila kishte kohë që jetonte në Castelfiorentino, provincë e Firenzes.

Klodiana Vefa ishte nënë e 2 fëmijëve, 14 dhe 17 vjeç. Vrasja u shënua pak metra larg shtëpisë ku banonte prej 20 vitesh me familjen e saj. Tashmë kanë nisur kërkimet për arrestimin e ish bashkëshortit, një murator që rezulton i zhdukur. Kërkimet shtrihen intensivisht në të gjithë zonën. Dyshohet se autori pasi kreu krimin, u largua me një golf gri të hapur duke marrë dhe amën me vete. Në vendngjarje u gjetën 2 plumba shkruan La Repubblica.

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë engjëll në jetën e saj, më parë duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”. Ky është një status që Klodiana Vefa shkruante vetëm pak kohë më parë në një postim në rrjetet sociale.

Nëna e dy fëmijëve, e cila punonte në një piceri në zonën e Castelfiores, në Firenze ku dhe jetonte, ishte tejet aktive në rrjetet sociale. Në mesin e fotove të saj të pafundme, nuk mungojnë as ato me Alfredin, bashkëshortin 45-vjeçar me të cilin duket se donte të ndahej e që dyshohet si autor i vrasjes së saj.

Që nga momenti kur u përhap lajmi se 36-vjeçarja ishte qëlluar për vdekje pak metra larg shtëpisë, miqtë e saj nëpër rrjete sociale kanë vërshuar në komente. Dhimbja për humbjen e Klodianës është përzier me mërinë për njeriun që i mori asaj jetën.

“Janë mësuar ta kenë gruan pronë, se kështu kanë parë në familje. Burrë vemje, jo gjë tjetër. Haram e paç qumështin e nënës!! Pushofsh në paqe, megjithëse nuk e di si mund të gjejë një shpirt paqe pa fëmijët afër! O zot sa e dhimbshme!”

“Një grua kaq e bukur dhe e re, u prefsh në paqe”.

“Ai i mallkuar do ta paguajë. Në tokë e dyshoj… në mënyrë që ajo pushojë në paqe. Kjo nuk është dashuri!”

“Maskara burrë, po fëmijët i la në mes të rrugës. Këta janë mostra, Zoti i dënoftë. Pastaj Klodiana, qofsh në paqe pranë perëndisë e dashur”.

“Nuk e kuptoj, si nuk i vjen keq për fëmijët e vet që i la pa mamin”.

“Vetëm burrë nuk i thuhet atij që vret një nënë, si do çfarë të kishte bërë”.

“Bastard!! U kalbsh në burg!! Çfarë luleje këpute, të gjorët fëmijë. Qofsh i mallkuar”

Këto janë vetëm disa prej komenteve për humbjen e 36-vjeçares.

Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

Publikuar më 06.12.2023
Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfo...

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur dhe të urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij. Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte – politikanë […]

Lexo më shumë

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Publikuar më 06.12.2023
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një ko...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase. Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra […]

Lexo më shumë

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

Publikuar më 06.12.2023
Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ...

Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti […]

Lexo më shumë

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Publikuar më 06.12.2023
Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar n...

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin […]

Lexo më shumë

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Publikuar më 06.12.2023
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç fami...

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes. Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në […]

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Publikuar më 05.12.2023
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur t...

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama. Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj […]

Lexo më shumë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Publikuar më 05.12.2023
Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile rat...

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile ratifikimit të Protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës që parashikon ndërtimin e dy strukturave (në portin e Shëngjinit dhe në zonën e Gjaderit) për menaxhimin e flukset migratore Marrëveshja Itali-Shqipëri Mbulimi financiar dhe rregullat e para zbatuese të protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e […]

Lexo më shumë

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

Publikuar më 04.12.2023
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fsha...

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi […]

Lexo më shumë