×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Inceneratori i Fierit, GJKKO jep dënimet për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS Alqi Bllako

GJKKO jep dënimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka në lidhje me akuzat për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbret në 6 vite e 8 muaj burg. Kokës i bllokohet 1 pasuri dhe i lirohen nga sekuestro të tjerat.

Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, është dënuar me 12 vite burg, nga të cilat do të vuajë në qeli 8 vite.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendës presidentin e FSHF, Arben Dervishi, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn.

Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022, prej ku sipas SPAK, rezultonte se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro për punën që nuk është kryer, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë në aferë i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prek 60 milionë lekë, përmes skemës së mashtrimit.

Vendimi i gjykatës:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (fakti penal lidhur me procedurën e shpronësimit) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 pg 2, i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
  4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lefter Koka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
  5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lefter Koka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
  6. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Lefter Koka do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  7. Në zbatim të nenit 35 pg 1 të Kodit Penal, të pandehurit Lefter Koka i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alqi Bllako, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
  9. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Bllako, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
  10. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alqi Bllako i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite e 8 (tetë)muaj burgim.
  11. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Alqi Bllako do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  12. Në zbatim të nenit 35 pg 1 të Kodit Penal, të pandehurit Alqi Bllako i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pëllumb Abeshi, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Pëllumb Abeshi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  15. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Pëllumb Abeshi për një periudhë kohe prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij, duke filluar afati i provës nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.
  16. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak se dënimi me burgim u pezullua me kusht, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Pëllumb Abeshi me vendimin 22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  17. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  18. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Pëllumb Abeshi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  19. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florjan Muçaj, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  20. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florjan Muçaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  21. Bazuar në nenin 261 , pika 1, shkronja c) të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg” , caktuar ndaj të pandehurit Florjan Muçaj me vendimin 22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.
  22. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Florjan Muçaj nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  23. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Florjan Muçaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  24. Deklarimin fajtor të të pandehurit Azem Shatëri, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  25. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Azem Shatëri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  26. Bazuar në nenin 261, pika 1, shkronja c) të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg” , caktuar ndaj të pandehurit Azem Shatëri me vendimin 22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.
  27. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Azem Shatëri nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  28. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Azem Shatëri i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Murataj, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  30. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erjon Murataj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  31. Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Erjon Murataj do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  32. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Erjon Murataj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  33. Deklarimin fajtore të të pandehurës Sabina Cenameri, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 3 (tre) vite burgim.
  34. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Sabina Cenameri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  35. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurës Sabina Cenameri për një periudhë kohe prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj, duke filluar afati i provës nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.
  36. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak se dënimi me burgim u pezullua me kusht, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar ndaj të pandehurës Sabina Cenameri me vendimin 22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  37. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Sabina Cenameri i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  38. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arben Dervishaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të lëshohjë dokumentin, parashikuar nga neni 186, pg 3 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
  39. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arben Dervishaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
  40. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Arben Dervishaj me vendimin 82, datë 11.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  41. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Arben Dervishaj nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  43. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klodian Zoto, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), në referim te nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
  44. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klodian Zoto, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
  45. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klodian Zoto, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/a i Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
  46. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143, pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
  47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto, për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
  48. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 pg 2, i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
  49. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klodian Zoto dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
  50. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klodian Zoto i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
  51. Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Klodian Zoto do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  52. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Loran Dusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale.
  53. Deklarimin fajtor të të pandehurit Loran Dusha, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 pg 2, i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 7(shtatë) vite burgim.
  54. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Loran Dusha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
  55. Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Loran Dusha do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  56. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal, të pandehurit Loran Dusha i hiqet e drejta për ushtrimin e detyrave drejtuese pranë personave juridikë, për një kohë prej 5 (pesw) vitesh.
  57. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Arjola Kodra, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
  58. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar ndaj të pandehurës Arjola Kodra me vendimin 82, datë 11.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  59. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Denizi, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 pg 2, i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
  60. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arbër Denizi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
  61. Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Arbër Denizi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  62. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal, të pandehurit Arbër Denizi i hiqet e drejta për ushtrimin e detyrave drejtuese pranë personave juridikë, për një kohë prej 5 (pesw) vitesh.
  63. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Juri Ymeraj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 pg 2, i Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.
  64. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Juri Ymeraj me vendimin 82, datë 11.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  65. Deklarimin fajtor të të pandehurit Regan Merdani, për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  66. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Regan Merdani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  67. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Regan Merdani për një periudhë kohe prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij, duke filluar afati i provës nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.
  68. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak se dënimi me burgim u pezullua me kusht, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Regan Merdani me vendimin 82, datë 11.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  69. Urdhërohet lirimi i menjehershëm i të pandehurit Regan Merdani nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  70. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal, të pandehurit Regan Merdani i hiqet e drejta për ushtrimin e detyrave drejtuese pranë personave juridikë, për një kohë prej 5 (pesw) vitesh.
  71. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Zifla, për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  72. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gentian Zifla i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  73. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Gentian Zifla për një periudhë kohe prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij, duke filluar afati i provës nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.
  74. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak se dënimi me burgim u pezullua me kusht, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Gentian Zifla me vendimin 82, datë 11.11.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  75. Urdhërohet lirimi i menjehershëm i të pandehurit Gentian Zifla nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  76. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal, të pandehurit Gentian Zifla i hiqet e drejta për ushtrimin e detyrave drejtuese pranë personave juridikë, për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  77. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C me seli qendrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale dhe ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
  78. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C me seli qendrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 pg 2, i Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale dhe ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
  79. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C me seli qëndrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale dhe ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
  80. Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C, me seli qendrore në Tiranë, caktuar me vendimin nr. 134, datë 28.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  81. Deklarimin fajtor të të pandehurit, shoqëria tregtare “ITNEG” sh.p.k, me NUIS L71323037O, me seli qendrore në Tiranë, (me adresë rruga “Dervish Luzha”, nr. 27, Njesia Bashkiake nr. 8), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal dhe ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të peronave juridikë”, neni 9, pika 1, shkronja b) dhe neni 12, caktimin ndaj tij të dënimit “mbarimi i personit juridik”.
  82. Deklarimin fajtor të të pandehurit, shoqëria tregtare “Froggy” sh.p.k, me NUIS L57108231A, me seli qëndrore në Vlorë, (me adrese: Kote, Drashovice, Rruga Nacionale Vlore-Drashovice km 11, Lagjja Kallafet, ndërtesë private, kati i parë, nr. pasurie 5/1”), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal dhe ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të peronave juridikë”, neni 9, pika 1, shkronja b) dhe neni 12, caktimin ndaj tij të dënimit “mbarimi i personit juridik”.
  83. Deklarimin fajtor të të pandehurit, shoqëria tregtare “Pupa Services” sh.p.k, me NUIS L62409501B, me seli qendrore në Durrës, (me adrese: Spitallë, km 1, godinë 1 katëshe, nr.12/2), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal dhe ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të peronave juridikë”, neni 9, pika 1, shkronja b) dhe neni 12, caktimin ndaj tij të dënimit “mbarimi i personit juridik”.
  84. Në bazë të nenit 274 dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 36 të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurisë së paluajtshme me 26/212/ND-N-4, vol 49, faqe 58, Zona Kadastrale 8512, lloji i pasurisë “njësi”, me sipërfaqe 789 m2, me vendndodhje në Durrës, në pronësi të shtetasit Lefter Koka, sekuestruar nëpërmjet vendimit për caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” me nr. 134, datë 28.03.2022 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, deri në vlerën që i korrespondon asaj të produktit të veprës penale, sipas pjesës arsyetuese të vendimit.
  85. Bazuar në nenet 389, 190 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 36 të Kodit Penal, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, caktuar me vendimin nr. 134, datë 28.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e sendeve/pasurive që janë lënë në ruajtje pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara Tiranë, personave që iu përkasin, për pasuritë/sendet e sekuetruara, si vijon: (i) pasuria e paluajtshme nr. 26/212/ND-34, vol 51, faqe 179, ZK 8512, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 1140 m2, e ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit Lefter Koka; (ii) pasuria e paluajtshme nr. 26/212/ND-N-2, vol 49, faqe 56, ZK 8512, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 789 m2, e ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit Lefter Koka; (iii) pasuria e paluajtshme nr. 26/212/ND-N-35, vol 51, faqe 180, ZK 8512, lloji i pasurisë “njësi”, me sipërfaqe 626.8 m2, e ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit Lefter Koka; (iv) pasuria e paluajtshme me nr. 2/373+1-77, vol 4, faqe 84, ZK 8280, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë “Rruga e Elbasanit”, shk.1, k.11, ap.77, në pronësi të shtetasit Edmond Bllako.
  86. Në bazë të nenit 190, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, sendet e sekuestruara prova materiale, që i janë bashkuar fashikullit të dërguar për gjykim, të qëndrojnë të sekuestruara për shkak të cështjes penale të ndarë.
  87. Ngarkohet Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e vendimit.
  88. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë, në mënyrë solidare.
  89. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte Naim Murseli për luftën që kishte bërë me vdekjen: 25 vjet më vonë, unë jam me dy presidentë

Publikuar më 06.12.2023
Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfo...

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur dhe të urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij. Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte – politikanë […]

Lexo më shumë

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Publikuar më 06.12.2023
Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një ko...

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase. Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra […]

Lexo më shumë

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

“Po e ktheni Shqipërinë në Ruandë”, opozita bllokon komisionin e Sigurisë, Flamur Noka i zë vendin Nasip Naços

Publikuar më 06.12.2023
Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ...

Në komisionin e sigurisë kombëtare është bllokuar mbledhja, ndërsa sot pritej të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë atë dhe ta zhvillojë online. Ndërkohë që kryetari i komisionit, Nasip Naço qëndronte në këmbë, në vend të tij ishte ulur deputeti […]

Lexo më shumë

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Aleati sulmon ish-presidentin Trump: Mos e rizgjidhni, nëse fiton, do të hakmerret kundër individëve në media dhe gjykata

Publikuar më 06.12.2023
Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar n...

Një aleat i ish-Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin […]

Lexo më shumë

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin, e filmuan kamerat

Publikuar më 06.12.2023
Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç fami...

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes. Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në […]

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Gjyqi ndaj Fredi Belerit merr një tjetër kthesë, prokurorët lexojnë dëshminë e të “arratisurit” nga Shqipëria

Publikuar më 05.12.2023
Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur t...

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i akuzuar për shitblerje të votës ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Dy prokuroret e SPAK lexuan sot në seancën gjyqësore dëshminë e Abdyl Rames, vëllait të të infilirtuarit të policisë Arsen Rama. Abdyl Rama gjatë marrjes në pyetje më datë 12 maj […]

Lexo më shumë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Kampet e refugjatëve në Lezhë, Këshilli i Ministrave në Itali i jep dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë

Publikuar më 05.12.2023
Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile rat...

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile ratifikimit të Protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës që parashikon ndërtimin e dy strukturave (në portin e Shëngjinit dhe në zonën e Gjaderit) për menaxhimin e flukset migratore Marrëveshja Itali-Shqipëri Mbulimi financiar dhe rregullat e para zbatuese të protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e […]

Lexo më shumë

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

U vra me porosi të bashkëshortit, trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes

Publikuar më 04.12.2023
Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fsha...

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi […]

Lexo më shumë