×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha analizon humbjen më 14 maj: Qeveria rrëzoi euron duke hedhur çdo ditë 30-40 mln në treg, u dha zarfe me lekë 670 mijë pensionistëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot kryesinë për të diskutuar për zgjedhjet e 14 majit, nga ku dolën me humbje.

Berisha ka analizuar humbjen dhe shkaktarët e saj, duke renditur sipas tij arsyet dhe ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe maxhorancës, përfshirë kërcënimet sipas tij nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Thirra këtë mbledhje për të diskutuar mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Dhe zotimi solemn dhe i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD-ja nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton sot dhe për sa kohë do jetë forcë demokratike përdorimin e të gjithë mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të marrë qëndrimet përkatëse në varësi të tyre. Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jemi angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme, themelore sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi krim në pushtet”, tha Berisha.

Ai theksoi se ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj.

“Ky është procesi i parë në 32 vite i cili nisi me deklaratën e kryeministrit se kodi elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një procesi vullneti i një njeriu që ligjin, kushtetutën e zgjedhjeve e quan një kinezëri partish. Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast iu them avokatëve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes dhe kjo është më tragjikja se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas, publikisht me 670 mijë zarfe. Secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti. Vota për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, u ble haptas në këtë proces dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli krimministri Edi Rama kur mblodhi punonjësit në kryeministri dhe iu tha ti do ta kesh rrogën 2.2 mln, ti 1.3”, tha ish-kryeministri.

Sipas tij, Rama mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve.

“Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit e kësaj natyre? Jo nuk ishte kjo e vetmja. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandiente rrezikun. Me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin. Unë kam dëgjuar avokatët e megakrimit elektoral në media të shtrojnë pyetje, na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këto pyetje. nuk ka provë më të madhe se sa 670 mijë zarfe pensionistëve. Por nuk ka provë më të madhe se sa rrëzimi përtokë i euros. Ata që kanë njohuritë më elementare të kursit të këmbimit, ata e dinë se të rrëzosh monedhën më të madhe në Europë duhet të hedhësh çdo ditë minimumuni 30-40 mln euro në treg.
Avokatët e vjedhjes së votës, duket se ata që iu kanë blerë votën iu ka në blerë dhe mendimin, opinionin, gjuhën. Asgjë nuk mund t’i pengojë ata të shohin tullumbacen e Tom Doshit. Kjo parti në këto zgjedhje falë qarkullimit të parave, Rama-Doshi, vota-Rama është rritur me 220%.
Nuk ka një papërgjegjshmëri më të madhe se sa për shkak se mund të ketë paguar Tom Doshi të përpiqesh të injorosh këtë batërdi, këtë blerje masive dhe të kontribuosh në përligjjen e një procesi shkatërrimtar për kombin. Një komb që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se drejtues të PD po përpiqen që të nxjerrin shumësinë e faktorëve, por kjo ishte një garë e presioneve terroriste të ministrave, zv.ministrave, zyrtarëve, si asnjëherë më parë.

“Belinda Balluku arrin gjer aty sa thërret në kërcënim të hapur në shtab vëllain e kandidatit tonë në Mat dhe i thotë; ç’punë ke ti me fushatën elektorale? Me dhjetëra e dhjetëra demokratë në Bulqizë u kërcënuan që mos të marrin pjesë në komisione, administrata u soll si polici e shëmtuar politike. Individë që takonin kandidatin tonë merreshin në proces çerek ore, ose 5 minuta pas. E pyesnin; pse e takove? Ca pune ke me të? Pra kjo ka ndodhur kudo. Bandat darkonin me qeveritarë dhe merrnin misionet, për kontrollin e votës, për grabitjen e saj. A ishte kjo situatë në të gjithë Shqipërinë? Jo nuk ishte njësoj. Po ku ishte kjo ? Ishte në zonat ku ai me çdo kush donte të merrte mandatin. Kjo makineri mega-kriminale e blerjes së votës dhe terrorizimit bëhej hapur”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Arrestimi nga SPAK, Sekretarja e përgjithshme e MSH do t’i jepte tenderin një kompanie, përfitoi 330 mijë lekë të reja

Arrestimi nga SPAK, Sekretarja e përgjithshme e MSH do t’i jepte tenderin një kompanie, përfitoi 330 mijë lekë të reja

Publikuar më 03.06.2023
Detaje të reja nga hetimi i SPAK për arrestimin e dy zyrtare...

Detaje të reja nga hetimi i SPAK për arrestimin e dy zyrtareve për korrupsion. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose […]

Lexo më shumë

Kosova nuk do të jetë më Serbi!

Kosova nuk do të jetë më Serbi!

Publikuar më 03.06.2023
Silvana BEGAJ Kosova po kalon ditë të vështira. Në Veriun e ...

Silvana BEGAJ Kosova po kalon ditë të vështira. Në Veriun e Mitrovicës ka shpërthyer një dhunë e egër e bandave të Vuçiç që pretendojnë se po kërkojnë të drejtat e tyre, por që në të vërtetë refuzojnë çdo gjë shqiptare. Refuzojnë që Veriu i Kosovës të jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Ëndërrojnë të kenë […]

Lexo më shumë

Saimir Tahiri lë qelinë, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi

Saimir Tahiri lë qelinë, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi

Publikuar më 02.06.2023
Lirohet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e El...

Lirohet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit i vendosi që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.  Më 4 shkurt 2023, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi […]

Lexo më shumë

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi, por Prishtina është përgjegjëse për krizën aktuale

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi, por Prishtina është përgjegjëse për krizën aktuale

Publikuar më 02.06.2023
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thot...

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga Serbia i realitet të pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai theksoi se përgjegjësia për vendimarrjen që çoi në incidentet e fundit rëndon mbi Kosovën. Zoti […]

Lexo më shumë

Vrasja e shqiptarit në Itali, dëshmia tronditëse: 33-vjeçari vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

Vrasja e shqiptarit në Itali, dëshmia tronditëse: 33-vjeçari vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

Publikuar më 02.06.2023
Alfons Kola ishte një klient i zakonshëm në lokalin Leonessa...

Alfons Kola ishte një klient i zakonshëm në lokalin Leonessa, përballë së cilit mbeti i vrarë me thikë pasditen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të rrugës, në sytë e shumë dëshmitarëve, në Calcinato të Brescias. Mediat fqinje sjellin edhe detaje nga ngjarja e rëndë, si dhe dëshminë e pronarit të lokalit […]

Lexo më shumë

4 turistë të vdekur në një muaj në Shqipëri, Federata e Rafting ngre alarmin: Informojini për rrezikun

4 turistë të vdekur në një muaj në Shqipëri, Federata e Rafting ngre alarmin: Informojini për rrezikun

Publikuar më 01.06.2023
Policia e Gjirokastrës njoftoi të enjten se një turiste gjer...

Policia e Gjirokastrës njoftoi të enjten se një turiste gjermane humbi jetën dhe bashkëshorti i saj arriti të mbijetonte gjatë një eksplorimi në kanionin e Langaricës, në jug të Shqipërisë. Sipas policisë “të dy turistët gjermanë 72 vjeç dhe 66 vjeç kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës dhe për shkak të prurjeve […]

Lexo më shumë

Qeveria shtyn rritjen e pagave, Ibrahimaj: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të miratohej rritja

Qeveria shtyn rritjen e pagave, Ibrahimaj: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të miratohej rritja

Publikuar më 01.06.2023
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, foli s...

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, foli sot në një konferencë për shtyp për rritjen e pagave. Ajo bëri me dije se vendimi është shtyrë dhe se edhe në muajin maj nuk do të aplikohet rritja e pagave.  Sipas saj kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të […]

Lexo më shumë

Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Publikuar më 01.06.2023
 FRANKFURTER RUNDSCHAU Nëse politika dështon, nëse ësht...

 FRANKFURTER RUNDSCHAU Nëse politika dështon, nëse është e nevojshme, telat me gjemba duhet të sigurojnë paqen e brishtë. Pas trazirave në Kosovën veriore, e cila është e populluar kryesisht nga serbët, ushtarët e forcës mbrojtëse ndërkombëtare të KFOR-it patrulluan të mërkurën pas telave me gjemba përpara bashkisë së Zveçanit. 30 anëtarë të lënduar të KFOR-it […]

Lexo më shumë