×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E turpshme në basketbollin e femrave, vajzat e Tiranës dhe të Partizanit kapen prej flokësh dhe zihen me grushta pas derbit (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, menjëherë pas bilbilit që sinjalizoi fundin e ndeshjes. Pas disa “fërkimeve” gjatë lojës, Antoinette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës u bënë protagoniste të një sherri, ku nuk munguan as grushtet, por as shqelmat e një djaloshi të futur në parket, i cili goditi basketbollisten amerikane në fushën e lojës.

Në përfundim të sfidës, Bannister afrohet te Dishnica, kjo e fundit i jep dorën, por lojtaret duket se kanë një përplasje verbale.

Më pas amerikania Bannister e godet me grusht Dishnicën, e cila gjithashtu kundërpërgjigjet me grushte. Ndërkohë në këtë moment një djalosh, ndoshta familjar i lojtares së Tiranës, e godet amerikanen me shqelm nga pas, ndërsa Dishnica më pas e shtyn lojtaren e Partizanit.

Bannister tenton të largohet drejt pankinës së kuqe, por aty vjen me vrap Dishnica që e shtyn atë për ta rrëzuar me kokë në parket. Aty vijuan sërish edhe kacafytjet me njëra-tjetrën edhe pse trajnerja Eliverta Bujari u mundua t’i shkëpuste nga njëra-tjetra, po ashtu erdhën dhe shumë persona të tjerë për t’i ndarë mes kaosit.

Më tej çdo gjë sheshohet edhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të të dyja klubeve. Duhet theksuar se në këtë derbi, ashtu sikurse ndodh rëndom në lojërat me dorë, mungonte siguria e nevojshme, pasi me vetëm dy persona është e pamundur që të ruhet rendi edhe në një ndeshje te femrat e jo më te meshkujt.

Me anë të pamjeve të siguruara shikohet momenti se si nisi e gjithë ngjarja, që më pas agravoi të dyja ekipet.

Flamurtari dhe Partizani janë finalistët e Kategorisë së Parë në basketbollin e femrave për edicionin 2022-2023. Vlonjatet fituan edhe ndeshjen e dytë në Shkodër kundër Vllaznisë në shifrat 76-41, ndërsa të kuqet mposhtën sërish Tiranën në derbi, këtë herë me rezultatin 86-83 në gjysmëfinalen e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Kupa e Greqisë në Tiranë? Grekët “çmenden” në rrjetet sociale dhe e kundërshtojnë

Kupa e Greqisë në Tiranë? Grekët “çmenden” në rrjetet sociale dhe e kundërshtojnë

Publikuar më 11.05.2023
Kupa e Greqisë mes AEK dhe PAOK ka shumë gjasa që të mbahet ...

Kupa e Greqisë mes AEK dhe PAOK ka shumë gjasa që të mbahet në statdiumin “Air Albania” në Tiranë. Derbi konsiderohet si një ndeshje me një rrezikshmëri relativisht të lartë dhe policia greke nuk ka marrë përsipër ta organizojë jo në Athinë, por në asnjë qytet tjetër, e për këtë arsye mund të zhvillohet në […]

Lexo më shumë

Trajneri goditi me shpullë sportistet 18-vjeçare, federata i hoqi licencën dhe e përjashtoi përjetë, vajzat e mbrojnë: Ishte një mënyrë për të na nxehur për ndeshjen (VIDEO)

Trajneri goditi me shpullë sportistet 18-vjeçare, federata i hoqi licencën dhe e përjashtoi përjetë, vajzat e mbrojnë: Ishte një mënyrë për të na nxehur për ndeshjen (VIDEO)

Publikuar më 06.05.2023
 Ndeshja e moshave U-18 në volejboll mes Skënderbeut dh...

 Ndeshja e moshave U-18 në volejboll mes Skënderbeut dhe Dinamos nuk ka qenë e qetë për vajzat korçare. Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xega ka goditur me shpullë një nga volejbollistet e tij, në kohën kur ishte duke dhënë udhëzime për vijimin e lojës. Pamjet po bëjnë xhiron e medieve, teksa një ngjarje e tillë e […]

Lexo më shumë

Serjan Repaj: Apolonia i hap dyert çdo talenti të ri

Serjan Repaj: Apolonia i hap dyert çdo talenti të ri

Publikuar më 25.04.2023
Serjan Repaj është lojtar profesionist i vërtetë i Skuadrës ...

Serjan Repaj është lojtar profesionist i vërtetë i Skuadrës së I-rë të Apolonisë, me cilësi të shkëlqyera në organizim: i shpejtë, i mirë në lojën në ajër dhe i fortë në lojën një kundër një. Lojtar dhe djalë shembullor si në ndeshje e sidomos në stërvitje, civil dhe mjaft i paqëm, Serjani na dha një […]

Lexo më shumë

Klodiana Shala tha se i mori partnerin, Luiza Gega: Flet për një histori që është mbyllur vite më parë, më duket e ulët

Klodiana Shala tha se i mori partnerin, Luiza Gega: Flet për një histori që është mbyllur vite më parë, më duket e ulët

Publikuar më 25.02.2023
Dy sportistet Klodiana Shala dhe Luiza Gega janë përplasur n...

Dy sportistet Klodiana Shala dhe Luiza Gega janë përplasur në distancë me njëra-tjetrën për shkak të një historie dashurie. Klodiana Shala zbuloi në një intervistë televizive se ish partneri i saj (Taulant Stermasi) është sot në krah të atletes Luiza Gega. Ajo foli për këtë marrëdhënie duke kujtuar se vite më parë, Luiza shkonte në […]

Lexo më shumë

U rrëzua nga shkallët e përplasi kokën, ish-trajneri italian në gjendje serioze për jetën

U rrëzua nga shkallët e përplasi kokën, ish-trajneri italian në gjendje serioze për jetën

Publikuar më 11.02.2023
Natën e kaluar në repartin e terapisë intensive në spitalin ...

Natën e kaluar në repartin e terapisë intensive në spitalin “Bufalini” në Cesena për Alberto Zaccheroni. Ish-trajneri italian është shtruar me urgjencë në spital dje në mbrëmje, pasi përplasi dhunshëm kokën në tokë pas një rrëzimi. Gjendja e ish-trajnerit, kampion i Italisë në krye të Milanit në sezonin 1998-1999, konsiderohet e rëndë. Pavarësisht kësaj, Zaccheroni […]

Lexo më shumë

Garat në Austri, Lara Colturi e bën Shqipërinë kampione bote në ski

Garat në Austri, Lara Colturi e bën Shqipërinë kampione bote në ski

Publikuar më 20.01.2023
Në eventin për garën e Kupës së Botës në ski që po zhvillohe...

Në eventin për garën e Kupës së Botës në ski që po zhvillohet në Austri, skiatorja Lara Colturi e cila përfaqëson Shqipërinë, ka zënë vendin e parë duke marrë titullin e lartë të kampiones së botës për të reja. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Laurën dhe për Shqipërinë, ku tashmë vendi ynë përfaqësohet […]

Lexo më shumë

Firmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, Duka: Sporti largon të rinjtë nga veset

Firmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, Duka: Sporti largon të rinjtë nga veset

Publikuar më 16.01.2023
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në bashkëpunim ...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në bashkëpunim me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë nënshkruar marrëveshjen mes dy institucioneve për futjen e futbollit në shkolla. Tri pikat kryesore do jenë, në krijimin e ekipeve të futbollit në shkollat 9-vjeçare, baza materiale dhe trajnimi i mësuesve. Duka në fjalën e tij […]

Lexo më shumë

“Ai miu i kanaleve dhe xhuxhi hormonal”, zbulohen bisedat poshtëruese ndaj Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës

“Ai miu i kanaleve dhe xhuxhi hormonal”, zbulohen bisedat poshtëruese ndaj Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës

Publikuar më 12.01.2023
Sulme të ashpra, ofendime të vërteta drejtuar Lionel Messit ...

Sulme të ashpra, ofendime të vërteta drejtuar Lionel Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës. Kjo është ajo që del nga disa biseda të përgjuara nga policia katalanase dhe të publikuara nga “Sport”, që datojnë në fillim të vitit 2021, kur argjentinasi po hynte në muajt e fundit të kontratës me katalanasit. Shtatë herë fituesi i Topit […]

Lexo më shumë