×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U vra dhe një tjetër!

Silvana Begaj

U vra dhe një tjetër në Shqipëri! U vra se u gjend në vendin e gabuar. Ky ishte faji i tij! Për vrasësit nuk kishte emër. Nuk është hera e parë që ndodh e nuk do jetë as e fundit. Këtë unë e di mirë!

U vra dhe një tjetër në Shqipëri! U vra një njeri i varfër. Sot, po reagojnë të gjithë! Kot! Deri nesër do harrohet dhe do rikujtohet në ngjarjen e ardhshme si statistikë. Të varfërit nuk qahen aq shumë sa të pasurit.

Pal Kola, roja që u vra te “Top Channel”

U vra dhe një tjetër në Shqipëri i cili nuk pranoi të braktiste vendin e tij, por rrinte qetë qetë duke u ngrohur sepse kishte sigurinë e pafajsisë dhe ndershmerisë. Nuk kishte armiq.

Por që të dëgjoj Zengjini duhet goditur Fukarai!

U vra dhe një tjetër në Shqipëri! Një tjetër nga ata që kanë ngelur aty. Një nga ata që besonte se me pagjumësinë e tij do shkollonte fëmijët, apo do bëhej një gjysh i mirë që i blinte dhurata nipërve dhe mbesave.

U vra dhe një tjetër dhe nuk është çudi. U vra aty ku ka reagime të dhunshme për politikanët legjendë dhe idhuj e të krimbur në para. Për ata që i kanë lënë të varfër deri më sot.

Idhujt e tyre çirren për raste të tilla sa për të goditur rivalin dhe ngrenë Shqipërinë në këmbë kur cënohen vetë, xhepat e tyre, familja e tyre ose pushteti.

Kush nga këta idhujt tuaj u ngrit sot?

Nuk ngrihen dot jo! Krimi lulëzon falë tyre. Ata iu dhanë kriminelëve fuqinë që të vrasin e godasin pa iu hyrë gjëmbë në këmbë. Duhen dhe kriminelët për të mbajtur ekuilibra. Ka kaq shumë pak rrugë Shqipëria sa vështirë që të gjitha të të çojnë në drejtim të paditur.

U vra dhe një tjetër në Shqipëri ashtu si vriten përditë. Disa nga aksidentet që shkaktojnë makinat që xixëllojnë nga luksi dhe blindimi, disa nga dhuna që ushtrohet brenda familjes, disa nga dhuna në shoqëri, disa nga rrugët me gomone e me kamiona sepse mundësitë dhe të ardhmen e kanë zaptuar këta të kallashit. Çdo ditë vdesin në Shqipëri! Çdo ditë vdesin shqiptarë.

Ka dhe nga ata shqiptarë që vdesin çdo ditë nga pak duke jetuar në atë ambient mbytës të rrethuar nga kriminel, militantë të çmendur dhe të varfër.

U vra dhe do vriten plot të tjerë në Shqipëri! Por deri nesër kjo gjë do harrohet. Vdekja e të varfërve nuk përbën diferencë në vendin ku idealizohet i forti dhe krimineli. Atje ku rinia ëndërron të jetë si Escobari (për Escobarët shqiptarë e kam fjalën).

Prandaj mos pyesni më pse ikin shqiptarët! Mos e reklamoni si ambicie e të rinjve për të konkuruar në tregjet globale, se gënjeni. Ashtu si në çdo gjë tjetër dhe këtu po gënjeni.

Shqiptarët kanë thjeshtë nevojën për të ekzistuar dhe për të mos u ngritur nga gjumi me lajme të tilla.

Balzaku thotë se: Pas çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.

Nëse të marrësh frymë në Shqipëri e quani pasuri të madhe atëherë na vrisni për këtë krim të madh si kriminela të ekzistencës dhe varfërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Ngjarje historike, Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE, rrëzohen amandamentet e propozuara nga Serbia

Ngjarje historike, Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE, rrëzohen amandamentet e propozuara nga Serbia

Publikuar më 16.04.2024
Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësi...

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe […]

Lexo më shumë

Zbardhet vendimi i GJKKO për Fredi Belerin: Arsen Rama ishte në territorin e Himarës, korrupsioni zgjedhor i faktuar me audio dhe video

Zbardhet vendimi i GJKKO për Fredi Belerin: Arsen Rama ishte në territorin e Himarës, korrupsioni zgjedhor i faktuar me audio dhe video

Publikuar më 16.04.2024
Në vendimin e arsyetuar për dënimin e Fredi Belerit, kryetar...

Në vendimin e arsyetuar për dënimin e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, Gjykata e Posacme rrëzon dy nga argumentat më të forta të mbrojtjes. Sipas Balkanweb avokatët pretendonin se Arsen Rama, i infiltruari i policisë nuk ndodhej në territorin e Himarës, kur pretendohet se ka patur takime me […]

Lexo më shumë

Mediat greke: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis

Mediat greke: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis

Publikuar më 15.04.2024
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, do të kand...

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, do të kandidojë për eurodeputet për partinë “Demokracia e re” me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini”. Mediat helene shkruajnë se Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek. “Kathimerini” […]

Lexo më shumë

Analiza pas sulmit të Iranit në Izrael, a rrezikojmë një luftë globale?

Analiza pas sulmit të Iranit në Izrael, a rrezikojmë një luftë globale?

Publikuar më 15.04.2024
Ishte e kundërta e “tronditjes dhe frikës”. Në Izrael u shpa...

Ishte e kundërta e “tronditjes dhe frikës”. Në Izrael u shpalos për orë të tëra një dramë e ngadaltë para se të arrinte kulmin. Së pari erdhën videot me cilësi të dobët nga pjesë të largëta të Irakut dhe ulërima të zhurmshme në qiellin e natës, shenja treguese se Irani kishte nisur një flotë dronësh. […]

Lexo më shumë

“Kostot arrijnë shifrën e 1 miliard eurove”, media italiane: Dy qendrat për emigrantët në Shqipëri, s’do të jenë gati para nëntorit, inspektimet nxorën në pah vështirësitë

“Kostot arrijnë shifrën e 1 miliard eurove”, media italiane: Dy qendrat për emigrantët në Shqipëri, s’do të jenë gati para nëntorit, inspektimet nxorën në pah vështirësitë

Publikuar më 15.04.2024
Dy qendrat për strehimin e emigrantëve në Gjadër dhe në Shën...

Dy qendrat për strehimin e emigrantëve në Gjadër dhe në Shëngjin që ishin planifikuar të hapeshin në muajin maj, sipas “La Repubblica”, duket se do të jenë gati vetëm në nëntor. “Emigrantët, qeveria kundërshton veten për qendrat në Shqipëri, gati jo para nëntorit”, është titulli i artikullit të medias italiane. Sipas La Repubblica, qeveria italiane ka kundërshtuar […]

Lexo më shumë

Përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe e shitën për 100 mln lekë, kërkohet arrestimi i 3 ish-kryekomunarit të Bërxullës dhe 3 personave të tjerë

Përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe e shitën për 100 mln lekë, kërkohet arrestimi i 3 ish-kryekomunarit të Bërxullës dhe 3 personave të tjerë

Publikuar më 15.04.2024
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 3 ish-zyrtarëve...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të Komunës Bërxullë, Ymer Markun, Kujtim Balliun, Agim Locin, si edhe shtetasin Kujtim Allmeta pasi akuzohet se përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Gjithashtu është kërkuar sekuestrimi i tokës i llojit “Arrë” pas dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas iu është shitur shoqërisë […]

Lexo më shumë

PS refuzoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese, Gazment Bardhi u çon letër KE, PE dhe Trupit Diplomatik në Tiranë: Po minohet demokracia

PS refuzoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese, Gazment Bardhi u çon letër KE, PE dhe Trupit Diplomatik në Tiranë: Po minohet demokracia

Publikuar më 15.04.2024
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisio...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tiranë në lidhje me refuzimin e  mazhorancës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës. Refuzimi i mazhorancës është parë si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vite. Përmes një shkrese […]

Lexo më shumë

Mbrojtja ajrore prej çeliku, sistemet e sigurisë izraelite që ndaluan breshërinë e raketave dhe dronëve iranianë (VIDEO)

Mbrojtja ajrore prej çeliku, sistemet e sigurisë izraelite që ndaluan breshërinë e raketave dhe dronëve iranianë (VIDEO)

Publikuar më 14.04.2024
Izraeli ka disa nga mbrojtjet ajrore më të avancuara në botë...

Izraeli ka disa nga mbrojtjet ajrore më të avancuara në botë dhe sistemet më të avancuara që kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të mbrojnë trupat dhe qytetarët e tij nga raketat dhe të gjitha llojet e sulmeve. Mbrojtja ajrore është thelbësore për sigurinë e Izraelit pasi pjesa më e madhe e popullsisë është në distancën e […]

Lexo më shumë