×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës. Bordi i Transparencës ka vendosur ta rrisë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.

Nafta nga 182 lekë, do të shitet me 187 lekë, benzina me 185 lekë.

Vendim i Bordit të Transparencës:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 23 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 22.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 850, +75 nga data 15.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 760, +39 nga data 15.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritjenë 106.63 (-1.65 nga data 15.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Miratohen anëtarët e rinj në Akademinë e Shkencave, shefja e teknologjisë së OpenAI Ermira Murati zgjidhet akademike në Shqipëri

Publikuar më 23.04.2024
Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimi...

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin e akademikëve të rinj që do të jenë pjesë e këtij institucioni, mes të cilëve spikat emri i Ermira Muratit, e njohur gjerësisht si Mira Murati, e cila është një prej personave më të rëndësishëm në kompaninë OpenAI. Murati për një periudhë të shkurtër kohe mbajti […]

Lexo më shumë

Analiza/ BE-ja nuk sanksionon politikanët e korruptuar, kush janë vendet që e kundërshtojnë propozimin

Analiza/ BE-ja nuk sanksionon politikanët e korruptuar, kush janë vendet që e kundërshtojnë propozimin

Publikuar më 23.04.2024
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti...

Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evropian (BE) duhet të vendosë sanksione ndaj njerëzve dhe entiteteve të shpallur fajtorë për korrupsion të rëndë. Por, shumë pak është bërë në këtë drejtim. Kur u bë i ditur ky propozim në maj 2023, shpresat ishin të mëdha se BE-ja do të kishte […]

Lexo më shumë

Raporti, DASH “nxin” Shqipërinë: Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe sistemin gjyqësor! Pasoja për mediat që kritikojnë qeverinë

Raporti, DASH “nxin” Shqipërinë: Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe sistemin gjyqësor! Pasoja për mediat që kritikojnë qeverinë

Publikuar më 23.04.2024
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; munge...

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar […]

Lexo më shumë

“Rrëmbeu” dhe mbajti të fshehur për 8 ditë nipin, Gjykata e Durrësit merr liron gjyshen

“Rrëmbeu” dhe mbajti të fshehur për 8 ditë nipin, Gjykata e Durrësit merr liron gjyshen

Publikuar më 22.04.2024
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim para...

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrie Gjunin, gjyshen e cila rrëmbeu dhe mbajti të fshehur për 8 ditë nipin e saj 3-vjeçar. Kujtojmë që fillimisht në lidhje me ngjarjen pas denoncimit nga nëna e të miturit, ra në pranga gjyshi Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj. Pasi e mbajti […]

Lexo më shumë

“Flokët e gjata e minifundet, blu-xhinset dhe grimi janë tabu, s’ka drogë, kurse s*ksi …”, reportazhi i gazetarit turk në vitin 1980: Enver Hoxha e ka mbyllur vendin për spiunët, hipitë dhe huliganët

“Flokët e gjata e minifundet, blu-xhinset dhe grimi janë tabu, s’ka drogë, kurse s*ksi …”, reportazhi i gazetarit turk në vitin 1980: Enver Hoxha e ka mbyllur vendin për spiunët, hipitë dhe huliganët

Publikuar më 21.04.2024
 “Të realizojmë të gjitha detyrat, e të shpartallojmë blloka...

 “Të realizojmë të gjitha detyrat, e të shpartallojmë bllokadën”, shkruhet në një parullë në qytetin shqiptar të Shkodrës – por izolimi i Shqipërisë prej botës, është thjesht rezultat i politikës së saj të brendshme. Pa aleate dhe e rrethuar nga shtete që historikisht kanë pasur ambicie për tokën e saj, Shqipëria është organizuar në një […]

Lexo më shumë

“Donim ta rrisnim vetë, na zëvendësonte djalin që humbëm në aksident ”, rrëmbeu nipin, Bahrije Gjuni tregon thurjen e planit me bashkëshortin dhe ku e fshehu 3-vjeçarin për një javë

“Donim ta rrisnim vetë, na zëvendësonte djalin që humbëm në aksident ”, rrëmbeu nipin, Bahrije Gjuni tregon thurjen e planit me bashkëshortin dhe ku e fshehu 3-vjeçarin për një javë

Publikuar më 20.04.2024
Policia ka vënë në pranga Bahrije Gjunin, gjyshen e 3-vjeçar...

Policia ka vënë në pranga Bahrije Gjunin, gjyshen e 3-vjeçarit që u rrëmbye dhe u mbajt i fshehur për një javë. Në dëshminë e saj ajo është shprehur se planin për marrjen e nipit e kishte bërë bashkë me Rexhep Gjunin, bashkëshortin e saj. Bahrije Gjuni ka deklaruar  se donin që ta rrisnin vetë nipin, […]

Lexo më shumë

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna 23-vjeçare flet me lot në sy: E përjetova shumë keq

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna 23-vjeçare flet me lot në sy: E përjetova shumë keq

Publikuar më 20.04.2024
Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e ...

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj, Amarin pas më shumë se 1 jave. Ditën e sotme, vjehrra e saj Barie Gjuni vendosi që t’ia dorëzonte të birin në polici. Fëmija tre vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka […]

Lexo më shumë

“Askush mos të qajë hallin e Monës, ajo është zemra jonë”, Ilir Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila. Kryemadhi: Nuk më rr***het fare për SPAK-un

“Askush mos të qajë hallin e Monës, ajo është zemra jonë”, Ilir Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila. Kryemadhi: Nuk më rr***het fare për SPAK-un

Publikuar më 19.04.2024
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komit...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar tha se problemi kryesor në PL nuk është Monika Kryemadhi, por janë disa persona që sipas tij kanë përdorur lidhjen mes saj dhe Metës për të mos marrë përgjegjësi. Edhe njëherë, Meta tha se Partia e Lirisë do ketë demokraci maksimale, duke […]

Lexo më shumë