×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbulohet tuneli i kthyer në “shtëpi bari” në Krujë, vihen në pranga 5 persona, punonjësit e OSHEE-së protestojnë për arrestimin e kolegëve

Një tunel që ishte shndërruar në “shtëpi bari” është zbuluar në Krujë. Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Tuneli” u arrestuan shtetasit, Haki Selimi, Rexhep Halili, Arlind Selimi, si edhe punonjësit e OSHEE-së Oltjan Farruku dhe Ervis Halili.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.  Po ashtu u sekuestrua një sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike. Nga tuneli u morën dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policise:

Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.

Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative.

Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.

Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.

Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Protestojnë punonjësit e OSHEE-së

Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” brenda një tuneli në Krujë. Në pranga kanë rënë pesë persona, dy prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së. Pas hetimeve, u zbulua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë. Kjo vinte nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë. Për këtë lidhje dyshohet se ka qenë e nevojshme ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Megjithatë pas arrestimit të punonjësve të OSHEE-së, 70 kolegë të tyre kanë dalë në protestë. Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik, kanë deklaruar për mediat se policia ka kryer arrestime të padrejta. Sipas tij, në Krujë sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së. Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së. Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Përçarje” brenda PD-së së Alibeajt, dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda PD-së së Alibeajt, dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, ja si janë ndarë anëtarët

Publikuar më 25.03.2023
Situata në kampin e Partisë Demokratike me kryetar të komand...

Situata në kampin e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn për paraqitjen e tyre në 14 maj nuk është e qetë. Sot Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime mjaft të gjera ku ka mbizotëruar ideja ku kanë kërkuar që të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa ka pasur dhe propozime për të […]

Lexo më shumë

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Publikuar më 25.03.2023
Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”...

Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”Credit Suisse” shkaktuan frikën e infektimit, por ndërsa qeveritë evropiane dhe institucionet financiare po monitorojnë nga afër situatën, nuk duket gjithçka e zymtë. Në fillimjavë, liderët politikë dhe financiarë evropianë lëvizën për të forcuar besimin e konsumatorëve pas krizës në ”Credit Suisse”, banka e […]

Lexo më shumë

“Shkrumb e hi”, pamje nga droni pas zjarrit të madh që shkatërroi “Elkos Center” në Pejë

“Shkrumb e hi”, pamje nga droni pas zjarrit të madh që shkatërroi “Elkos Center” në Pejë

Publikuar më 25.03.2023
Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt...

Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt në Pejë. Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për objektin ish Zastava, fabrika e auto-pjesëve, tani që është ELKOS Center, në Pejë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha: “Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, […]

Lexo më shumë

Ndjekje si në filma/ Policia parandalon vjedhjen me armë në banesën e biznesmenit në Lushnje, 3 autorët largohen me shpejtësi, mjeti del nga rruga dhe…

Ndjekje si në filma/ Policia parandalon vjedhjen me armë në banesën e biznesmenit në Lushnje, 3 autorët largohen me shpejtësi, mjeti del nga rruga dhe…

Publikuar më 25.03.2023
Policia e Lushnjes ka arritur të parandalojë një grabitje me...

Policia e Lushnjes ka arritur të parandalojë një grabitje me armë që dyshohet se do të bëhej në banesën e një biznesmeni në Lushnje. Si rezultat janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, R. Ç., F. T. dhe B. M. Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e […]

Lexo më shumë

Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

Publikuar më 25.03.2023
Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një ...

Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një polici që tronditi Malin e Zi në vitin 2019. Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj, nëna me dy djemtë u dënuan me nga 40 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Të tre akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se […]

Lexo më shumë

Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Publikuar më 25.03.2023
Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pa...

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma […]

Lexo më shumë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Publikuar më 25.03.2023
Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigoz...

Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin tregon në detaje se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë. Ai është aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur hartën e gadishullit të aneksuar në vitin 2014, duke shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase. Prigozhin mund të ketë të drejtë, […]

Lexo më shumë

“Përdhunoi 17-vjeçaren, u dënua me 3 vjet shërbim prove”/ BIRN: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri poshtëron viktimat

“Përdhunoi 17-vjeçaren, u dënua me 3 vjet shërbim prove”/ BIRN: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri poshtëron viktimat

Publikuar më 25.03.2023
Në 16 mars të këtij viti policia në Durrës arrestoi Neralt B...

Në 16 mars të këtij viti policia në Durrës arrestoi Neralt B, një 23-vjeçar i dënuar me vendim të formës së prerë në qershor 2022 për përdhunim. Policia njoftoi se i riu do duhej të vuante rreth 2 vjet e 7 muaj burg për një ngjarje të ndodhur në gusht 2020, kur ai përmes kërcënimit […]

Lexo më shumë