×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gruas nga Kuçova i heqin pensionin 7700 lekë se e kujtojnë të vdekur, 114-vjeçarja: Nuk ngopem me jetë, bëj punët që më takojnë

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë. Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur.

Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti. Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit.

Denoncimi i nipit në media

Edhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e ka marrë pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm.

Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën.

Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem, ku vajza e madhe është 85 vjeçe. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj.

“Hymë në kooperativë. Çfarë punonin burrat punonim ne. Mirë kemi qenë, por edhe për të vuajtur shumë kemi vuajtur. Nuk kishe njeri në shtëpi. Për të ngrënë ishe 7-8. Kemi vuajtur. Çfarë ka shpia mor bir ndonjë lugë bylmet, çfarë do hash tjetër”, shprehet e moshuara.

114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

“Unë kam ardhur në moshën 17 vjeçe te burri. Gjeta 3 çupat këtu dhe kunatin e vogël, pa martuar këta. Plaka tha unë do vij me ty. Hajde thashë unë. Tek hanë këta fëmijët e mi hani dhe ju të dy burrë e grua thashë unë se kisha dhe vjehrrin atëherë. Unë me vjehrrin dhe me vjehrrën kam shkuar jashtë mase.

Unë kam 50 vjet që kam ardhur tek kjo familja këtu. Nënë Qamilja ka pasur jetë të shëndetshme. Kurrë tek doktori nuk e kam çuar. Vetëm një herë kur i merret mendja që ka një dhimbje koke. Vetëm për atë është kuruar Qamilja. 

Asnjë sëmundje nuk ka. Asaj i jap një kokërr vezë në mëngjes. Do pijë kafen dhe do hajë bukën. Me çfarë e do i them unë. Me çfarë të ketë thotë. I jap djathë dhe kos se unë kam bagëti të imëta. Nënë Qamilja fshin, kur nuk jam unë këtu shikon pulat. Lan rrobat e veta me dorë nuk i fut në lavatriçe. I laj unë thotë”, shprehet nusja e 114-vjeçares.

Por çfarë bën gjithë ditën e moshuara?

“Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj.

Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua, por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo.

Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë.  Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin.

“Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ai thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopem me jetë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

SPAK ‘zbarkon’ në Bashkinë e Tiranës, arrestohen disa zyrtarë. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre

SPAK ‘zbarkon’ në Bashkinë e Tiranës, arrestohen disa zyrtarë. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Publikuar më 28.03.2024
Në Bashkinë e Tiranës janë arrestuar disa ish-zyrtarë me urd...

Në Bashkinë e Tiranës janë arrestuar disa ish-zyrtarë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Arrestimet vijnë në kuadër të hetimeve për dosjen 5D, për të cilën opozita ka bërë disa denoncime. SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste, përfshirë Mariglen Qaton dhe Redi Mollën. Burime bëjnë me dije se Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i […]

Lexo më shumë

Gara e “Eurovision 2024”, Shqipëria do të ngjitet e dyta në skenë më 9 maj

Gara e “Eurovision 2024”, Shqipëria do të ngjitet e dyta në skenë më 9 maj

Publikuar më 28.03.2024
‘Eurovision 2024’  këtë vit do të zhvillohet në Malmo t...

‘Eurovision 2024’  këtë vit do të zhvillohet në Malmo të Suedisë, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”. Gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2024” do të mbahet më 7 maj, e dyta më 9 maj dhe finalja e madhe më 11 maj. Nga shorti i hedhur rezultoi se Shqipëria do […]

Lexo më shumë

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në TikTok, Apeli lë në burg babanë dhe gjyshen nga Saranda

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në TikTok, Apeli lë në burg babanë dhe gjyshen nga Saranda

Publikuar më 27.03.2024
Gjykata e Apelit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen e një 10...

Gjykata e Apelit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen e një 10-vjeçari që e shfrytëzonin për të fituar nga klikimet në Tik-Tok, duke e bërë pjesë të bisedave banale.  Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Armando Kumarakut, e cila tha se kishte parë fëmijën e saj pas takimit me të atin, të shante […]

Lexo më shumë

Jorgo Goro jep dorëheqjen 10 muaj pasi humbi zgjedhjet: Arrestimi im një manipulim propagandistik, Himara është shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes dy vendeve fqinje

Jorgo Goro jep dorëheqjen 10 muaj pasi humbi zgjedhjet: Arrestimi im një manipulim propagandistik, Himara është shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes dy vendeve fqinje

Publikuar më 27.03.2024
Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo ka dhënë dorëhqje pas a...

Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo ka dhënë dorëhqje pas arrestimit të tij nga Gjykata antikorrupsion, duke e konsderuar arrestimin një manipulim propagandistik, që ka helmuar dhe raportet mes dy vendeve. Në tekstin e dorheqjes thuhet se “megjithëse e dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të […]

Lexo më shumë

“Në Shqipëri, hakmarrja është traditë”, prokurori tregon luftën mes bandave të drogës. “The Sun”: Kartelet janë të pamëshirshme

“Në Shqipëri, hakmarrja është traditë”, prokurori tregon luftën mes bandave të drogës. “The Sun”: Kartelet janë të pamëshirshme

Publikuar më 27.03.2024
Media britanike “The Sun” i ka kushtuar në artikull të detaj...

Media britanike “The Sun” i ka kushtuar në artikull të detajuar bandave shqiptare të drogës, të lidhura me Mbretërinë e Bashkuar që në disa raste përfundojnë edhe me vrasje, duke treguar arsyen “pse kartelet janë kaq të pamëshirshme”. Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi në një intervistë për tabloidin britanik thotë ndër të tjera […]

Lexo më shumë

Shembja e urës në Baltimore, nxirret një trup i pajetë nga uji, 5 persona ende të zhdukur. Sinjali i anijes parandaloi thellimin e tragjedisë (VIDEO)

Shembja e urës në Baltimore, nxirret një trup i pajetë nga uji, 5 persona ende të zhdukur. Sinjali i anijes parandaloi thellimin e tragjedisë (VIDEO)

Publikuar më 27.03.2024
Roja Bregdetare përfundoi kërkimin e saj të martën vonë për ...

Roja Bregdetare përfundoi kërkimin e saj të martën vonë për gjashtë punëtorë të ekuipazhit të mirëmbajtjes së rrugës që ndodheshin në Urën Francis Scott Key në Baltimore pasi ajo u shemb kur u përplas nga një anije mallrash. “Në këtë pikë, bazuar në sasinë e kohës që nga rënia e urës dhe temperaturat e ujit, […]

Lexo më shumë

Skandali me përgjimet e bisedave të stacionit të Larisës për aksidentin hekurudhor me 57 viktima, kërkohet dorëheqja e Mitsotakis

Skandali me përgjimet e bisedave të stacionit të Larisës për aksidentin hekurudhor me 57 viktima, kërkohet dorëheqja e Mitsotakis

Publikuar më 26.03.2024
Lideri i socialistëve grekë të Pasokut dorëzoi në parlament ...

Lideri i socialistëve grekë të Pasokut dorëzoi në parlament mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Mitsotakis të nënshkruar edhe nga tre parti të tjera opozitare, Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë. “Qeveria e Demokracisë së Re e ka bërë zakon minimin sistematik të shtetit të së drejtës në vendin tonë. Tek një sërë […]

Lexo më shumë

Auron Tare: Pas dhëndrit të Donald Trump ka njerëz më të rëndësishëm se ai, në Sazan i çova unë

Auron Tare: Pas dhëndrit të Donald Trump ka njerëz më të rëndësishëm se ai, në Sazan i çova unë

Publikuar më 26.03.2024
Auron Tare, thotë se ka qenë ai i pari që i ka çuar dhëndrin...

Auron Tare, thotë se ka qenë ai i pari që i ka çuar dhëndrin e Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, vajzën e Trump, Ivankën, në Sazan. Ai u shpreh se është pro projektit dhe e mbështet atë. Sipas Tares, pas këtij projekti ka njerëz edhe më të rëndësishëm se vetë Kushner që janë pjesë […]

Lexo më shumë