×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha: Protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës, është një kriminel ndërkombëtar

Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të nisë atë që ai e quajti “betejën finale”, me protesta të qendrueshme deri në rrëzimin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Berisha nuk saktësoi nëse do të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit duke e njohur Ramën si kryeministër. Por tha se pas skandalit të ish zyrtarit të arrestuar të FBI, McGonigal dhe akuzave per lidhjet me Ramen, “meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal”.

Pyetje: I ftoni qytetarët në betejën finale, çfarë skenari ka beteja finale dhe çfarë nënkupton?

Sali Berisha: Skenari do të jetë një protestë e qendrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës, shumëformëshe.

12 nëntori ishte protesta më e madhe, para saj ka pasur vetëm një protestë aq të madhe 7 korriku, në 6 dhjetor Rama bllokoi cdo gjë. Por tani kalohet në fazën përfundimtare, në protestën e qendrueshme deri në rrëzimin e Ramës. Kur do jetë do vendoset në forumet e partisë, me aleatët.

Me Ramën nuk ka zgjedhje, Rama meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal. Një armik i Kushtetutës. Rama e them me bindjen më absolute, nuk mund të mos i them kur shoh se ka përdorur asete ruse kundër opozitës.

Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përvecse me zgjedhje, por Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Edi Rama është një kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt të rëndë kundër vendit të tij dhe partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.

Pyetje: Do shkoni me Ramën kryeminsitër në zgjedhjet e 14 majit?

Sali Berisha: Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës, data, muaji, dita, janë qëllimi, rrëzimi i Ramës është destinaciono absolut. Kjo op[ozitë ka për mision përmbysjen e këtij regjimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Përçarje” brenda PD-së së Alibeajt, dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda PD-së së Alibeajt, dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, ja si janë ndarë anëtarët

Publikuar më 25.03.2023
Situata në kampin e Partisë Demokratike me kryetar të komand...

Situata në kampin e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn për paraqitjen e tyre në 14 maj nuk është e qetë. Sot Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime mjaft të gjera ku ka mbizotëruar ideja ku kanë kërkuar që të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa ka pasur dhe propozime për të […]

Lexo më shumë

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Publikuar më 25.03.2023
Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”...

Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”Credit Suisse” shkaktuan frikën e infektimit, por ndërsa qeveritë evropiane dhe institucionet financiare po monitorojnë nga afër situatën, nuk duket gjithçka e zymtë. Në fillimjavë, liderët politikë dhe financiarë evropianë lëvizën për të forcuar besimin e konsumatorëve pas krizës në ”Credit Suisse”, banka e […]

Lexo më shumë

“Shkrumb e hi”, pamje nga droni pas zjarrit të madh që shkatërroi “Elkos Center” në Pejë

“Shkrumb e hi”, pamje nga droni pas zjarrit të madh që shkatërroi “Elkos Center” në Pejë

Publikuar më 25.03.2023
Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt...

Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt në Pejë. Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për objektin ish Zastava, fabrika e auto-pjesëve, tani që është ELKOS Center, në Pejë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha: “Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, […]

Lexo më shumë

Ndjekje si në filma/ Policia parandalon vjedhjen me armë në banesën e biznesmenit në Lushnje, 3 autorët largohen me shpejtësi, mjeti del nga rruga dhe…

Ndjekje si në filma/ Policia parandalon vjedhjen me armë në banesën e biznesmenit në Lushnje, 3 autorët largohen me shpejtësi, mjeti del nga rruga dhe…

Publikuar më 25.03.2023
Policia e Lushnjes ka arritur të parandalojë një grabitje me...

Policia e Lushnjes ka arritur të parandalojë një grabitje me armë që dyshohet se do të bëhej në banesën e një biznesmeni në Lushnje. Si rezultat janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, R. Ç., F. T. dhe B. M. Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e […]

Lexo më shumë

Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

Publikuar më 25.03.2023
Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një ...

Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një polici që tronditi Malin e Zi në vitin 2019. Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj, nëna me dy djemtë u dënuan me nga 40 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Të tre akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se […]

Lexo më shumë

Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Publikuar më 25.03.2023
Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pa...

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma […]

Lexo më shumë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Publikuar më 25.03.2023
Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigoz...

Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin tregon në detaje se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë. Ai është aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur hartën e gadishullit të aneksuar në vitin 2014, duke shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase. Prigozhin mund të ketë të drejtë, […]

Lexo më shumë

“Përdhunoi 17-vjeçaren, u dënua me 3 vjet shërbim prove”/ BIRN: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri poshtëron viktimat

“Përdhunoi 17-vjeçaren, u dënua me 3 vjet shërbim prove”/ BIRN: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri poshtëron viktimat

Publikuar më 25.03.2023
Në 16 mars të këtij viti policia në Durrës arrestoi Neralt B...

Në 16 mars të këtij viti policia në Durrës arrestoi Neralt B, një 23-vjeçar i dënuar me vendim të formës së prerë në qershor 2022 për përdhunim. Policia njoftoi se i riu do duhej të vuante rreth 2 vjet e 7 muaj burg për një ngjarje të ndodhur në gusht 2020, kur ai përmes kërcënimit […]

Lexo më shumë