×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dhunohet gazetari dhe bashkëshortja e tij, policia shpall në kërkim dy persona (Dëshmia)

Gazetari Elvis Hila është dhunuar në Lezhë nga dy persona. Sipas kallëzimit të vetë gazetarit në polici kjo ka ndodhur për shkak të detyrës, gjë të cilën e konfirmon edhe policia.

Blutë e Lezhës sqarojnë se ngjarja ka ndodhur sot (25 janar) rreth orës 16:40, ku dy personat i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar. Në këto momente ka ndërhyrë edhe bashkëshortja e tij, e cila edhe ajo është dhunuar fizikisht. Dy autorët e dyshuar janë shtetasit Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të gazetarit.

Gjithçka lidhet me lajmin që Report TV, ku Hila punon, ka publikuar ditën e sotme për një person që është dënuar në Lezhë me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Elvis Hila

Njoftimi i policise

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati. Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Dëshmia e gazetarit

“Rreth orës 16:42 isha me bashkëshorten time dhe jam telefonuar nga një tjetër shtetas me numrin “+355693638336″ i prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kërkoi që të takoheshim përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin në fjalë dhe ka dalë nga një automjet tip Golf 6 i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Nga kjo makinë ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e të cilit nuk e di. Më thanë që të parkoja makinën dhe të dilja nga makina. Unë e parkova në anën e rrugës së vjetër të spitalit dhe aty me janë afruar personat në fjalë të cilët unë i identifikova si Paulin Përgjini dhe personi tjetër me Indrit Ameri dhe filluan të më kërkonin llogari dhe të më kërcënonin në lidhje me lajmin e publikuar. 

Pasi unë nuk pranova të zbrisja nga makina tentuan të më hapnin derën e makinës dhe në këtë moment ka zbritur bashkëshortja ime shtetasja Benereta Hila që t’u thoshte që të largoheshin.

Pasi bashkëshortja ime tentoi t’i largonte nga dera e makinës dhe po mundohej të telefononte policinë, shtetasi me Indrit Ameri i ka rënë me dorë telefonit dhe pasi ajo është ulur për të marrë telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të qafës. 

Dhe më pas kanë ardhur në drejtimin tim dhe ka tentuar të më nxjerrë me forcë nga makina. 

Pasi nuk arritën të më nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri më kanë goditur me shkelma dhe grushte. Bashkëshortja ime ka hipur në makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morëm mjekimet e duhura. 

Proces verbalin e kallëzimit pasi e lexoj dhe konfirmoj se thëniet e mia janë shkruar drejt dhe e kuptoj çfarë kam thënë, e firmos pa asnjë vërejtje”, ka dëshmuar në polici, gazetari Hila.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Revista amerikane: Lumi i fundit i egër i Europës, dhëndri i Trump ka plane për Deltën e Vjosës

Revista amerikane: Lumi i fundit i egër i Europës, dhëndri i Trump ka plane për Deltën e Vjosës

Publikuar më 25.04.2024
Është xhevahiri i Adriatikut. Ujërat e saj vezulluese ushqej...

Është xhevahiri i Adriatikut. Ujërat e saj vezulluese ushqejnë një koloni të rrallë pelikani dalmat, zogjtë më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë, mbajnë bretkosën e rrezikuar të ujit shqiptar dhe strehojnë breshkat e kokës në dunat e saj rrethuese. Laguna e Nartës është në zemër të deltës së gjerë dhe kryesisht të […]

Lexo më shumë

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Investigimi në RAI3 për marrëveshjen mbi emigrantët, drejtori i emisionit “Report” dhe Rama përplasen në distancë për përgjigjet e Engjëll Agaçit

Publikuar më 25.04.2024
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisio...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtorit të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI3” në lidhje me një investigim që është bërë për Shqipërinë, konkretisht për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në vendin tonë, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Në përgjigje të Sigfrido Ranucci, Rama thote se “eshtë për të ardhur keq që nuk keni […]

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Lufta në Ukrainë, SHBA i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi kundër forcave pushtuese ruse

Publikuar më 25.04.2024
Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të g...

Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë të ofruara fshehurazi nga SHBA kundër forcave pushtuese ruse, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë. Armët ishin pjesë e një pakete ndihme prej 300 milion dollarësh, e miratuar nga Presidenti i SHBA Joe Biden në mars dhe ato mbërritën në Kiev këtë muaj. Ato tashmë janë […]

Lexo më shumë

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Vërshojnë ankesat në tatime nga profesionet e lira për rishikimin e këstit dhe njohjen e shpenzimeve

Publikuar më 25.04.2024
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te pr...

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam kërkuar rishikimin e këstit të parapagimit, me qëllim përfshirjen e […]

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Publikuar më 25.04.2024
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e...

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit. Sipas kërkesës, marrëveshja është e papajtueshme me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit “Për mbrojtjen […]

Lexo më shumë

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Investigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Publikuar më 23.04.2024
Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumen...

Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, ka reaguar në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë. Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t […]

Lexo më shumë

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Publikuar më 23.04.2024
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri kë...

Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë. Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë periudhë kryhen blerjet për furnizimet e strukturave hoteliere, të cilat […]

Lexo më shumë

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Në pritje të miratimit mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

Publikuar më 23.04.2024
Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fl...

Sot u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fluturimet për në Raunda kaloi në Parlament. Për t’u kthyer në ligj, ai do duhet të marrë edhe pëlqimin Mbretëror, që pritet të jepet në ditët në vazhdim. Së fundmi projektligji është bërë publik. Në projektligj bëhet me dije se ky legjislacion, do […]

Lexo më shumë