×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Porosia e shefit”, mashtruesit e kishin bërë rrugë, si u zhvat katër herë biznesmeni Salillari. Prokuroria: Hiqeshin si dikush me pushtet

Biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë “Salillari SHPK” ka rënë pre e të paktën 4 vjedhjeve përmes mashtrimit nga 3 persona, të cilët tashmë qëndrojnë pas hekurave. Nga hetimi rezultoi se shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin biznesmenit të njohur, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”.

Biznesmeni është mashtruar të paktën 4 herë, duke i marrë shuma të mëdha parash. Në dosje thuhet se të gjithë personat e përfshirë, kanë përfituar, pavarësisht pretendimeve të tyre, ndërsa kur bisedonin përmes mesazheve me Salillarin, hiqeshin si person me pushtet.

Pëllumb Salillari

“Nga aktet provohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se me këto veprime korrekte, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë vjedhjeje përmes mashtrimit, pavarësisht pretendimeve të tyre, të gjithë pa përjashtim, kush më shumë e kush më pak, kush në rolin e organizatorit e ashtu edhe të zbatuesit, për periudha të shkurtra kohore, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit të paktën në katër raste të provuara subjektin “Salillari” në Tiranë, duke konsumuar në këtë mënyrë plotësisht, elemente të figurës së veprës penale të ‘Mashtrimit’ në bashkëpunim edhe më shumë se një herë, sipas nenit 143/2 të Kodit Penal ‘Përvetësimi i pasurisë private ose publike, nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vetë ose persona të tjerë”, thuhet në dosje, raporton Balkanweb.

Në dosje thuhet ndër të tjera se në marrëdhënien e krijuar mes palëve, siç e tregoi edhe koha dhe veprimet e të arrestuarve, ka qenë qëllimi i posaçëm i tyre për të grabitur të dëmtuarin, duke u hequr si dikush tjetër me pushtet. “Në këtë mënyrë, me dashje të drejtpërdrejtë dhe qëllim fitimi material apo monetar për vete, të lindura këto në momentin kur është realizuar marrja e pasurisë, ose të drejtat mbi të, të arrestuarit me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit, në mënyrën dhe mjetet e përcaktuara më herët dhe të sipërpërmendura, kanë përfituar të gjithë.”, citohet në dosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif


Publikohen pamjet, si u dhunua për vdekje nga policia 29-vjeçari në SHBA, dy oficerë e mbajnë në tokë, të tjerët e godasin. I riu thërriste ‘o nënë’


Publikohen pamjet, si u dhunua për vdekje nga policia 29-vjeçari në SHBA, dy oficerë e mbajnë në tokë, të tjerët e godasin. I riu thërriste ‘o nënë’

Publikuar më 28.01.2023
Policia në qytetin jugor amerikan Memfis, publikoi të premte...

Policia në qytetin jugor amerikan Memfis, publikoi të premten një video ku tregohen pesë oficerë policie që rrahin për vdekje 29-vjeçarin afrikano-amerikan, Tyre Nichols, pas një ndalimi për shkelje rrugore. Pamjet tregojnë se si oficerët e rrahin brutalisht zotin Nichols për tre minuta. Dy oficerë duket se e mbajnë atë në tokë, ndërsa të tjerët […]

Lexo më shumë

Gruaja që i bëri “gropën” McGonigal: Më jepte dhurata deri në 1 mijë dollarë, përdorte makinat e FBI për të bërë seks

Gruaja që i bëri “gropën” McGonigal: Më jepte dhurata deri në 1 mijë dollarë, përdorte makinat e FBI për të bërë seks

Publikuar më 28.01.2023
Charles McGonigal, ish-agjenti special në krye të Divizionit...

Charles McGonigal, ish-agjenti special në krye të Divizionit të Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, dyshohet se u dorëzua në Byro nga ish-dashnori i tij, Allison Guerriero, pasi ai i dha fund lidhjes së tyre dhe zbuloi se nuk do ta linte gruan e tij për të. Gjatë kohës së saj me McGonigal, Guerriero zbuloi një […]

Lexo më shumë

“Mushka, çokollata dhe pako”, dalin përgjimet e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit

“Mushka, çokollata dhe pako”, dalin përgjimet e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit

Publikuar më 28.01.2023
GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për 15 të arrestuarit n...

GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër të operacionit për shkatërrimin e grupit kriminal të trafikut të drogës Shqipëri Itali. Janë konfirmuar 14 masa ‘arrest me burg’ dhe 1 masë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që kanë qenë 21 urdhrat e arrestit por 6 persona janë ende në kërkim. Samir Prenga është […]

Lexo më shumë

Dyshohet se mashtronin të huajt në bursa, arrestohet administratori i call center-it në Laprakë dhe procedohen 4 punonjës

Dyshohet se mashtronin të huajt në bursa, arrestohet administratori i call center-it në Laprakë dhe procedohen 4 punonjës

Publikuar më 28.01.2023
Finalizohet operacioni policor i koduar “Forex Infinit”, nga...

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forex Infinit”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë. Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga admininstratori i subjektit call center, procedohen penalisht 4 punonjës (operatorë). Sekuestrohen njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna […]

Lexo më shumë

“McGonigal” bëhet rast politik në SHBA, çfarë do të ndodhë me Edi Ramën që i dha kosto demokratëve të Biden?

“McGonigal” bëhet rast politik në SHBA, çfarë do të ndodhë me Edi Ramën që i dha kosto demokratëve të Biden?

Publikuar më 28.01.2023
Mediat amerikane e përcollën me nota bombastike lajmin e arr...

Mediat amerikane e përcollën me nota bombastike lajmin e arrestimit të Charles McGonigal, ish-shef i kundërzbulimit në FBI. Por në raportimet e mëtejshme gazetareske, tema ka kaluar nga një thriller spiunazhi në një përplasje politike mes demokratëve dhe republikanëve. Spekulimet po bëhen ndaj familjarëve të presidentit amerikan Joe Biden dhe Partisë Demokratike të SHBA.Së pari […]

Lexo më shumë

Nëntë persona vëzhgonin Korçën dhe Pogradecin, policia zbulon 39 kamera të vendosura nëpër rrugë nga grupet kriminale

Nëntë persona vëzhgonin Korçën dhe Pogradecin, policia zbulon 39 kamera të vendosura nëpër rrugë nga grupet kriminale

Publikuar më 28.01.2023
Pas Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit, forcat e policisë kanë zb...

Pas Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit, forcat e policisë kanë zbuluar kamerat e vendosura në rrugë nga grupet kriminale dhe në Korçë e Pogradec. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, ndërsa janë proceduar penalisht 9 persona, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe […]

Lexo më shumë

Dashnorja zbuloi çantat me dollarë të Charles McGonigal dhe informoi FBI-në: Më tha se i fitoi në bast

Dashnorja zbuloi çantat me dollarë të Charles McGonigal dhe informoi FBI-në: Më tha se i fitoi në bast

Publikuar më 28.01.2023
Mediat amerikane ditët e fundit i kanë bërë jehonë lajmit të...

Mediat amerikane ditët e fundit i kanë bërë jehonë lajmit të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka marrë para nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare dhe nuk i ka deklaruar. Po ashtu mbi të rëndojnë edhe akuzat e fshehjes së takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe […]

Lexo më shumë

Berisha: Protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës, është një kriminel ndërkombëtar

Berisha: Protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës, është një kriminel ndërkombëtar

Publikuar më 27.01.2023
Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të...

Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të nisë atë që ai e quajti “betejën finale”, me protesta të qendrueshme deri në rrëzimin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Berisha nuk saktësoi nëse do të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit duke e njohur Ramën si kryeministër. Por tha se pas skandalit të […]

Lexo më shumë