×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit”, magjeps me estetikën vokale

Sukseset e sopranos shqiptare Ermonale Jaho nuk kanë të ndalur. Për performancat e saj nëpër skena të njohura ajo magjeps botën. Të mërkurën ka marrë çmimin “Artistja e vitit” në International Classical Music Awards, që konsiderohet njëri prej çmimeve më prestigjioze të muzikës klasike. Me një juri prej katërmbëdhjetë kritikësh të muzikës klasike nga shtete të ndryshme të botës, çmimet ndahen në gjashtëmbëdhjetë kategori, si dhe tetë çmime speciale.

Ermonela Jaho ka kohë që është në majat e muzikës klasike. Vetëm gjatë vitit 2022 ka interpretuar në shtëpi të njohura operistike që nga “Opéra national de Paris”, “Gran Teatre del Liceu” e “Il Trittico” në Barcelonë e deri te “The Metropolitan Opera” në New York. Performancave të shkëlqyeshme e interpretimit të saj plot emocion e profesionalizëm u janë kushtuar recensione të gjata në disa nga gazetat më të njohura botërore përfshirë edhe ato si: “New York Times”, “OperaWire”, “ResMusica” e të tjera. Tërë angazhimi që Jaho pati gjatë vitit 2022 u vlerësua nga ICMA.

“Ndihem shumë e nderuar që jam vlerësuar me çmimin: ‘Artisti i Vitit’ në ‘International Classical Music Awards 2023’”, ka shkruar Jaho të mërkurën, në profilin e saj në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe arsyetimin e jurisë.

“Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt, shkëlqyes e vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një shkallë të tillë të lartë të identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq e plotë dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet ta interpretojë”, ka shkruar juria e ICMA-s.

Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike (ICMA) datojnë që nga 6 prilli i vitit 2011, kur u ndanë për herë të parë. ICMA zëvendëson Çmimet Klasike të Cannes (që më vonë janë quajtur MIDEM Classical Awards) të dhëna më parë në MIDEM. Juria e saj përbëhet nga kritikë muzikorë mediave të ndryshme si: “Andante” (Turqi), “Crescendo” (Belgjikë), “Das Orchester” (Gjermani), “Deutsche Welle” (Gjermani), “Imz” (Austri), “Jeta Muzikore” (Rusi), “Mdr Klassik” (Gjermani), “Musica” (Itali & Tebeli), “Opera” (Britani e Madhe), “Papageno” (Hungari), “Pizzicato” (Luksemburg), “Polskie Radio Chopin” (Poloni ), “Radio 100.7” (Luksemburg), “Radio Romania Muzical” (Rumani), “Resmusica” (Francë) dhe “Radio Chopin – Unison”, (Kroaci).

Për çdo vit kjo juri ndan çmime për gjashtëmbëdhjetë kategori si: “Audio: Muzikë e hershme – Muzikë e çdo zhanri e kompozuar para vitit 1600”, “Audio: Muzikë baroke, instrumentale – Muzikë e kompozuar midis viteve 1600 – 1750”, “Audio: Muzikë barok, vokale – Çdo muzikë vokale e kompozuar midis viteve 1600-1750”, Audio: Muzikë vokale – Lieder, melodi, këngë, skena operistike, arie dhe vepra më të mëdha vokale që nuk janë veçanërisht muzikë korale (përveç muzikës së hershme, barok dhe muzikës bashkëkohore)” e të tjera. Por, e veçanta e kësaj qëndron te ndarja e çmimeve në kategori të veçanta, me njërin prej të cilëve u shpërblye edhe Jaho e ku gjithsej përfshihen tetë kategori si: Çmimi për vepër jetësore, Artisti i vitit, Artisti i ri i vitit, Zbulimi i vitit, Çmimi i kompozitorit, Labeli i vitit, Incizimi i vitit dhe Çmimi special.

Çmimin për vepër jetësore iu nda violonçelistit lituanez David Geringas, ndërsa çmimin “Labeli i vitit” iu nda kompanisë “Naxos”, pjesë e së cilës është edhe albumi “La Femme” i mexosopranos nga Kosova me vendbanim në Austri, Flaka Goranci. Të qenit pjesë e kësaj shtëpie të njohur diskografike ishte cilësuar një arritje e madhe për Gorancin dhe albumin e saj “La Femme – Udhëtim nëpër krijimet e grave”.

“Që nga viti 1987, ‘Naxos’ ka qenë një nga kompanitë diskografike më energjike dhe më novatore të botës së muzikës klasike botërore. Me incizime, ‘Naxos’ ka ushtruar ndikim të madh në promovimin e artit të muzikës klasike dhe zakonit për të mbledhur disqe te masa dhe pjesët e largëta të botës. Sot ‘Naxos’ ia detyron reputacionin e tij pasurisë së katalogut të tij të pamasë, në të cilin përfshihen një sërë incizimesh të disa prej emrave më të rëndësishëm në industrinë e muzikës klasike, bibliotekës së tij të madhe ‘Audio Naxos’ dhe rrjetit të shpërndarjes”, ka vlerësuar juria e ICMA-s.

Çmime të tjera përfshijnë: “Artisi i ri i vitit”, të cilin e mori violinisti Sao Soulez-Lariviere përderisa kolegu i tij katërmbëdhjetëvjeçar Leonhard Baumgartner rrëmbeu çmimin “Zbulimi i vitit”. Çmimin për kompozitorin e mori zvicerani David Philip Hefti, “Çmimin special” pianisti Alessandro Marangoni e të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Flokët e gjata e minifundet, blu-xhinset dhe grimi janë tabu, s’ka drogë, kurse s*ksi …”, reportazhi i gazetarit turk në vitin 1980: Enver Hoxha e ka mbyllur vendin për spiunët, hipitë dhe huliganët

“Flokët e gjata e minifundet, blu-xhinset dhe grimi janë tabu, s’ka drogë, kurse s*ksi …”, reportazhi i gazetarit turk në vitin 1980: Enver Hoxha e ka mbyllur vendin për spiunët, hipitë dhe huliganët

Publikuar më 21.04.2024
 “Të realizojmë të gjitha detyrat, e të shpartallojmë blloka...

 “Të realizojmë të gjitha detyrat, e të shpartallojmë bllokadën”, shkruhet në një parullë në qytetin shqiptar të Shkodrës – por izolimi i Shqipërisë prej botës, është thjesht rezultat i politikës së saj të brendshme. Pa aleate dhe e rrethuar nga shtete që historikisht kanë pasur ambicie për tokën e saj, Shqipëria është organizuar në një […]

Lexo më shumë

Gara e “Eurovision 2024”, Shqipëria do të ngjitet e dyta në skenë më 9 maj

Gara e “Eurovision 2024”, Shqipëria do të ngjitet e dyta në skenë më 9 maj

Publikuar më 28.03.2024
‘Eurovision 2024’  këtë vit do të zhvillohet në Malmo t...

‘Eurovision 2024’  këtë vit do të zhvillohet në Malmo të Suedisë, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”. Gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2024” do të mbahet më 7 maj, e dyta më 9 maj dhe finalja e madhe më 11 maj. Nga shorti i hedhur rezultoi se Shqipëria do […]

Lexo më shumë

Saimir Kodra paralajmëroi padi ndaj Egla Cenos, pas deklaratave se i ka kërkuar favore s*ksuale, reagon vëllai i aktores: Çështja është serioze, duhet t’i shkohet deri në fund

Saimir Kodra paralajmëroi padi ndaj Egla Cenos, pas deklaratave se i ka kërkuar favore s*ksuale, reagon vëllai i aktores: Çështja është serioze, duhet t’i shkohet deri në fund

Publikuar më 20.03.2024
Moderatori Saimir Kodra, ka paralajmëruar padi penale ndaj E...

Moderatori Saimir Kodra, ka paralajmëruar padi penale ndaj Egla Cenos, pasi kjo e fundit i ka bërë një akuzë të fortë, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio. Në lidhje me këtë debat, ka reaguar Beso Ceno, vëllai i aktores […]

Lexo më shumë

U arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, Liam Osmani lirohet nga qelia, në dyshim rikthimi në lojë

U arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, Liam Osmani lirohet nga qelia, në dyshim rikthimi në lojë

Publikuar më 19.03.2024
Ish-banori i Big Brother VIP, Liam Osmani është lënë i lirë ...

Ish-banori i Big Brother VIP, Liam Osmani është lënë i lirë dy javë pas arrestimit brenda në shtëpinë e BBVIP. 44-vjeçari është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe […]

Lexo më shumë

Vajza ‘bisedon’ me nënën e vdekur duke përdorur inteligjencën artificiale, thotë se rezultatet ishin të ‘frikshme’

Vajza ‘bisedon’ me nënën e vdekur duke përdorur inteligjencën artificiale, thotë se rezultatet ishin të ‘frikshme’

Publikuar më 12.03.2024
Pas vdekjes së nënës së saj, Sirine Malas ishte e dëshpëruar...

Pas vdekjes së nënës së saj, Sirine Malas ishte e dëshpëruar për një rrugëdalje për të tejkaluar pikëllimin e saj, shkruan Sky News. “Kur jeni të dobët, pranoni gjithçka”, tha ajo. Aktorja ishte ndarë nga e ëma Najah pasi ishte larguar nga Siria, vendlindja e tyre – për t’u vendosur në Gjermani në vitin 2015. […]

Lexo më shumë

Ish-missi akuzon ish-bashkëshortin për dhunë dhe zbulon fotografitë: Më rrahu në Sarandë, një ditë para ditëlindjes së vajzës

Ish-missi akuzon ish-bashkëshortin për dhunë dhe zbulon fotografitë: Më rrahu në Sarandë, një ditë para ditëlindjes së vajzës

Publikuar më 29.02.2024
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka trond...

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë. E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo së fundmi ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese […]

Lexo më shumë

Zuckerberg kërkon falje: Fëmijët kanë dëmtuar veten nga rrjetet sociale

Zuckerberg kërkon falje: Fëmijët kanë dëmtuar veten nga rrjetet sociale

Publikuar më 01.02.2024
Gjatë një seance në Senatin Amerikan, drejtori ekzekutiv i “...

Gjatë një seance në Senatin Amerikan, drejtori ekzekutiv i “Meta” që ka në pronësi Instragramin dhe Facebookun, Mark Zuckerberg iu ka kërkuar falje familjave që kanë deklaruar se fëmijët e tyre janë dëmtuar si pasojë e përdorimit të rrjeteve sociale. Ai dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për rreth […]

Lexo më shumë

Historia tragjike e 18-vjeçares Miss Kavaja që vdiq nga zemra, fëmijëria në varfëri, humbja e motrës së vogël dhe puna në market për të ndihmuar familjen

Historia tragjike e 18-vjeçares Miss Kavaja që vdiq nga zemra, fëmijëria në varfëri, humbja e motrës së vogël dhe puna në market për të ndihmuar familjen

Publikuar më 27.01.2024
Nuk ishte aspak e lehtë për ata që e njohën, t’i thonin lamt...

Nuk ishte aspak e lehtë për ata që e njohën, t’i thonin lamtumirë Lorenës, gjimnazistes nga Kavaja që u nda nga jeta pas një ataku kardiak, kur kishte nisur të ëndërronte dhe të ndërtonte jetën e saj, larg dhembjes, periferisë dhe më pranë ndriçimit vezullues të qendrës së qytetit, dashurisë dhe pasarelave. Ataku kardiak i […]

Lexo më shumë