×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Flet nipi i Haxhi Qamilit: Pse u përplasëm me Topallin

Enkeleda Peti- Paskemi pasur një muze për Haxhi Qamilin! Ndoshta nuk do ta merrnim vesh këtë histori, nëse nuk do të niseshim të shkonim për të njohur nipin e tij që kërcënoi Kryetaren e Kuvendit, Topallin, pasi kjo e kishte përmendur në një nga batutat e saj politike. Nuk bëhet fjale për ndonjë zonë të thellë, por për një fshat të Tiranës, për Sharrën. Pranë shkollës së këtij fshati paskësh qenë një muze që quhej “Muzeu i Haxhi Qamilit”. 

Aty u luajt filmi “Nëntori i Dytë” 

Për fillimet e muzeut nuk mbahet mend shumë. Në këtë shtëpi muze, përpara se të bëhej në këtë shtëpi, ka banuar nipi i Haxhi Qamilit, Ismail Xhameta. “Nuk e mbaj mend në cilin vit u bë muze” – thotë Ismail Xhameta. Ky muze i cili ka pasur mjaft orendi historike është bërë një gërmadhë e vërtetë që vetëm muze nuk mund të quhet. Aty kanë mbetur vetëm ca gurë, të cilëve ju bëjnë shoqëri vetëm ca shkurre, dhe ca mbeturina, asgjë tjetër, situatë e cila shihet edhe në foto. Në shtëpinë muze Haxhi Qamili është luajtur edhe një pjesë e filmit “Nëntori i Dytë”. Më saktë, pjesa ku aktorja Hajrie Rondo gatuan byrekun, dhe ku aktori Robert Ndrenika, thotë batutën “çmallu njëherë me grun mor qyq se ke kohë për avllinë, dhe për gurët e sokakut”. Edhe gurët e mureve që kanë qenë ndërtuar sipas arkitekturës së asaj kohë. i kanë vjedhur. Ka ngelur vetëm një mur dhe e gjitha të jep përshtypjen e një shkretëtire ku këtyre gurëve ju bëjnë shoqëri vetëm disa barishte apo ndonjë mbeturinë tek tuk. Fatkeqësisht edhe pse kërkuam nëpër arkiva nuk mundëm të gjejmë foto të asaj kohe, por që natyrisht filmi të jep përshtypjen e saktë se si ka qenë ky vend, ndërsa foto që kemi bërë të jep pamjen se si është tani. “Aty është luajtur edhe filmi “Nëntori i dytë, ku ka luajtur edhe vëllai im, Rexhep Xhepa” – thotë një banor i zonës, Sherif Xhepa. 

E dogjën dhe e vodhën 

Sipas banorëve të zonës, kjo shtëpi u bë muze pasi ngjasonte me muzeun e Vlorës dhe kishte shumë elementë artistikë si kukulla të veshura me veshje tradicionale, një pus etj. Nuk dihet saktësisht se në çfarë vit, kjo shtëpi u kthye në muze, por një nga banorët e zonës, aty ka bërë dasmën rreth vitit 1982 dhe në këtë kohë shtëpia sapo ishte boshatisur dhe nuk ishte mbushur akoma me sendet artistiko-historike. “Mbaj mend që në atë shtëpi bëra dasmën, ka qenë viti 1982 dhe muzeu sapo nisi të mbushej me sendet”- thotë B. V., banor i cili ka pasur shtëpinë ngjitur me muzeun “Haxhi Qamili”. Madje ai shton se drejtori u tregua shumë i mirë që e la të bënte dasmën në fushën që kishte përpara muzeu. Ky muze vizitohej shpesh nga nxënësit e shkollave, por edhe nga turistë. “Mbaj mend që muzeun Haxhi Qamili e kam vizituar një herë kur kam qenë nxënës shkolle, ishte një muze shumë i bukur” – thotë Zoti Nuri Reka, Nënkryetar i Komunës së Vaqarrit. Por, nuk është i vetmi që mban mend vizitat që bëheshin në këtë muze. “Ashtu si Petrela ishte një zonë turistike, për shkak të kalasë, edhe Sharra ishte kthyer në një zonë turistike, ku shumë njerëz e vizitonin për shkak të këtij muzeu”- thotë Idrizi, një mësues i asaj kohe. Momentet e prishjes së tij janë shumë të qarta për shumë nga banorët. Fillimisht u vodh me ardhjen e demokracisë rreth viteve 1993, më pas edhe u dogj më 1994. “U vodh rreth vitit 1993 dhe pas një viti u dogj fare” – thotë Ismail Xhameta, nipi i Haxhi Qamilit, i cili kujton sesi mediat u treguan pothuajse fare indiferente në atë kohë, për prishjen e këtij muzeu. “Mbaj mend që erdhën dy gazetare dhe më pyetën se kur ishte djegur muzeu, por që ne media nuk u pasqyrua, të paktën mesa mbaj mend nga gazetat që kam lexuar në atë kohë nuk është se u dha si lajm” – thotë Ismail Xhameta. 

Incidenti me Topallin 

Ismail Xhameta tregon edhe për konfliktin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin. “Sipas kanunit ne jemi në gjak me Jozefina Topallin, sepse t’i vendosësh një njeriu, i cili nuk ka bërë tjetër veçse ka luftuar për të drejtat e fshatarëve, lloj- lloj damkash, kot më së koti, nuk është pak. Madje pas reagimit të djalit tim në media e morën në komisariat, më pas më morën edhe mua” – Thotë Ismail Xhameta, nipi i Haxhi Qamilit. 

Hiqet formalisht nga lista e muzeumeve 

Pas rrënimit dhe lënies në harresë shtëpia muze e Haxhi Qamilit, më 25 Dhjetor 2012, u hoq përfundimisht nga lista e shtëpive muze, sëbashku me disa muze të tjerë, të gjitha muze që kishin lidhje me kohën e komunizmit. Nga ministria nuk jepet asnjë prononcim në lidhje me këtë. Vlerësimi negativ nga historianët bashkëkohor, nuk do të thotë se duhet fshirë krejt gjurma e historisë, sado që flitet për një vit të mbrapsht për vendin në atëkohë. Zoti Apollon Baçe, Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës na thotë shkoni pyesni tek Ministria e Kulturës, pasi ai nuk e dinte si u hoqën dhe pse është hequr. Në Dhjetor 2012 u hoq si pjesë e Monumentet e Kultures, siç u tha zyrtarisht, për shkak të urbanizimit. Në fakt vetëm për urbanizim nuk mund të bëhet fjalë, se në fshatin Sharrë nuk është bërë rrugë asnjëherë ndonjë rrugë. Bashkë me shtëpinë muze “Haxhi Qamili” u hoq edhe: Shtepia Muze ku u themelua P.K.Sh., Shtepia muze ku u themelua Rinia K.Sh., Shtepia ku u mbajt “Konferenca e Pezes” , Ish shtëpia e Dalip Karaj, Shtëpia Muze e Avdulla Ketës, Shtëpia e Xhezmi Dellit.  

 

Kryengritja e Haxhi Qamilit 

Në historinë e Shqipërisë figura e Haxhi Qamilit është parë në mënyrë kontradiktore. Në periudhën e regjimit komunist, Haxhi Qamili është vlerësuar si një figurë që ka luftuar kundër bejlerëve dhe agallarëve. Ndërkohë me ardhjen e pluripartitizmit në Shqipëri, figura e tij pati një vlerësim tepër negativ. Kryengritja nisi më 17 Maj 1914 kundër regjimit të Princ Vidit. Udhëheqësit zyrtarë të rebelimit ishin Haxhi Qamil Fejza dhe Musa Qazimi, por prapa saj qëndronte Esat Pashë Toptani. Kryengritësit u drejtuan nga ish ushtarakë të Perandorisë Osmane të cilët i dinin të gjitha mënyrat për të mposhtur forcat e Princ Vidit. Më pas ata sulmojnë edhe pronat e Esat Pashë Toptanit. Gjendja politike ishte e vështirë për vendin. Grekët të maskuar si “Vorio-Epirotë” mbanin të pushtuar jugun e vendit, kurse Esat Pashë Toptani komplotonte vazhdimisht kundër qeverisë dhe Princ Vidit. Tirana, Kruja, Durrësi, Lushnja, Kavaja, Peqini, Elbasani, Librazhdi, Fieri, Berati, Kuçova, Pogradeci, Gramshi, Ballshi dhe Vlora, ishin zona e influencës së kryengritësve. 

17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet “Dum Babën” shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorioepiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut. 

18 Maj 1914 : Grumbuj fshatarësh të egërsuar marrin Shijakun dhe drejtohen drejt kryeqyetit, Durrësit. 

19 Maj 1914 : Princ Vidi jep urdhër të arrestohet Esat Pashë Toptani me akuzën e përfshirjes në organizimin e kryengritjes. Esat Pasha reziston dhe me ndërhyrjen italiane largohet nga vendi. 

28 Maj 1914 : Princ Vidi i jep urdhër Turhan Pashë Përmetit të formojë kabinetin e ri qeveritar. Ndërkohë kryengritësit duke mos marrë dot Durrësin nisen drejt qyteteve të tjera. Durrësi qëndron nën një rrethim të ashpër. 

3 Qershor 1914 : Kryengritësit hartojnë memorandumin e Shijakut, ku i kërkojnë Princ Vidit të largohet dhe në vend të tij ata propozojnë të vijë një princ turk. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare zëvendësohen me simbolet turke. 

11 Korrik 1914 : Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën. 

1 Shtator 1914 : Kryengritësit hyjnë në Vlorë dhe ngrejnë flamurin turk, aty ku 2 vite më parë ishte shpallur Pavarësia nga Perandoria Osmane. Lëvizja ka totalisht frymë antikombëtare. Autoriteti i qeverisë mezi shtrihet në territorin e Durrësit. 

3 Shtator 1914 : Princ Vidi largohet nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. 

5 Shtator 1914 : Kryengritësit më në fund hyjnë në Durrës dhe shpallin krijimin e “Këshillit të Përgjithshëm” me kryetar Mustafa Ndroqin. 

2 Tetor 1914 : Esat Pasha hyn në Durrës dhe dëbon prej andej kryengritësit dhe e shpall veten Kryeministër i vendit. 

30 Nëntor 1914 : Fillon sulmi i kryengritësve kundër forcave të Esat Pashë Toptanit. 

Dhjetor 1914-Qershor 1915 : Kryengritësit sundojnë vendin nën një atmosferë terrori dhe anarkie të frikshme. Vriten, burgosen dhe torturohen çdo ditë intelektualë, katolikë, tregtarë, civilë të pafajshëm. Shkatërrohet plotësisht ekonomia e vendit. 

8 Qershor 1915 : Haxhi Qamili arrestohet në Shijak nga forcat serbe. Kryengritja merr fund. Trupat serbe nën drejtimin e Esat Pashë Toptanit dënojnë me varje Haxhi Qamilin dhe 40 fshatarë të tjerë, pjesëmarrës aktivë në kryengritje. Ata varen më 16 gusht të vitit 1915. Ky ishte fundi i Haxhi Qamilit. Kryengritja e la vendin në kaos të plotë dhe të pafuqishëm për të luftuar pushtuesit e huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Horoskopi ditor, e diel 2 maj 2021

Horoskopi ditor, e diel 2 maj 2021

Publikuar më 02.05.2021
Dashi Është diçka e mrekullueshme që ju keni një qëllim të r...

Dashi Është diçka e mrekullueshme që ju keni një qëllim të ri dhe yjet ju këshillojnë që të punoni mbi këtë qëllim sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse doni ta arrini atë. Për të marrë ndihmën që ju nevojitet, gjeni disa njerëz të ngjashëm me të cilët ndani shpresat dhe ëndrrat tuaja. […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 1 maj 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 1 maj 2021

Publikuar më 01.05.2021
Dashi Keni bërë një rrugë të gjatë dhe është koha për të shi...

Dashi Keni bërë një rrugë të gjatë dhe është koha për të shijuar shpërblimet e punës suaj. Nëse mendoni se mund të vazhdoni të ecni përpara pa pushim, keni shpresa joreale për veten. Ju nuk jeni robot! Demi Ka shumë gjëra që ju duken të paqarta. Si rezultat i kësaj, këshilloheni të mos merrni vendime […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 26 prill 2021

Horoskopi ditor, e hënë 26 prill 2021

Publikuar më 26.04.2021
Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të tremben nga pe...

Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të tremben nga pengesat e përkohshme. Pranoni atë çfarë do të ndodhë gjatë ditës dhe konsiderojeni si mësim. Nëse dëshironi dhe nëse përpiqeni fort, mund t’i zgjidhni telashet. Demi Mund të përmbushni shumë detyra gjatë kësaj të hëne. Fati do t’ju ndihmojë në çdo iniciativë. Mund të […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 24 prill 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 24 prill 2021

Publikuar më 24.04.2021
Dashi Në sjelljen tuaj do të vihen re shenja arrogance. Edhe...

Dashi Në sjelljen tuaj do të vihen re shenja arrogance. Edhe nëse keni arsye për t’u ndjerë krenarë, mos e shprehni dhe mos e teproni. Ka gjasa që të rritet numri i personave që ju kanë zili dhe kjo do t’ju përballë me disa vështirësi. Demi Demat duhet të përpiqen të mos konfliktohen me askënd. […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 23 prill 2021

Horoskopi ditor, e premte 23 prill 2021

Publikuar më 23.04.2021
Dashi Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tas...

Dashi Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të prisni mundësitë që do ju ofrohen. Megjithatë duhet të mbani parasysh se për të pasur rezultate të mira, nuk mjafton mbështetja e yjeve, por duhet vendosmëria juaj. Demi Duhet të tregoheni pak të durueshëm, pasi […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e martë 20 prill 2021

Horoskopi ditor, e martë 20 prill 2021

Publikuar më 20.04.2021
Dashi Ashtu si një lojtar i mirë shahu, duhet t’i parashikon...

Dashi Ashtu si një lojtar i mirë shahu, duhet t’i parashikoni lëvizjet e njerëzve të tjerë dhe të qëndroni disa hapa përpara. Kjo nuk është për konkurrencë, por për të mos humbur shumë kohë. Demi Më shumë njerëz se kurrë kanë rënë në dashuri me idetë tuaja dhe ata janë të interesuar të flasin me […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 19 prill 2021

Horoskopi ditor, e hënë 19 prill 2021

Publikuar më 19.04.2021
Dashi Disa njerëz po tentojnë t’ju tregojnë se si ta udhëhiq...

Dashi Disa njerëz po tentojnë t’ju tregojnë se si ta udhëhiqni jetën tuaj, por ata nuk dinë asgjë rreth jush. Sigurisht, është mirë që t’ju ofrojnë këshilla, por askush nuk e di se çfarë ju nevojitet më shumë se sa ju. E keni në kontroll të jetën tuaj, prandaj mos hezitoni t’ua kujtoni njerëzve këtë […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e diel 18 prill 2021

Horoskopi ditor, e diel 18 prill 2021

Publikuar më 18.04.2021
Dashi Detyrimet dhe përgjegjësitë familjare do të marrin një...

Dashi Detyrimet dhe përgjegjësitë familjare do të marrin një pjesë të madhe të ditës tuaj, por mos u shqetësoni. Njerëzit që ju duan ju vlerësojnë pa kushte. Sa i përket çështjeve romantike, gjërat do të marrin kthesë pozitive. Demi Kjo ditë do të jetë pjesërisht me re, por duhet të përpiqeni ta mendoni atë si […]

Lexo më shumë