15 shprehje të mrekullueshme nga shkrimtari Oscar Wilde

“Portreti i Dorian Greit” është një ndër librat më të njohur të shkrimtarit dhe dramaturgut irlandez Oscar Wilde.

Në qendër është shkatërrimi i jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në Anglinë e fundshekullit XIX.

Fjalët e mençura dhe moskokëçarëse të Lordit Henri e çojnë të riun Dorian Grei në një botë ku është më mirë të jesh i bukur se sa të jesh i mirë: një botë në të cilën çdo gjë mund të falet, madje edhe vrasja, nëse në një darkë ajo i bën njerëzit të qeshin.

15 shprehjet e librit “Portreti i Dorian Greit”:

-Sot njerëzit dinë çmimin e gjithçkaje, por vlerën e asgjëje.

-Arsyeja që nuk dua të ekspozoj pikturën është se kam frikë se kam hedhur në të shpirtin tim.

-Ti e di që ne artistët e gjorë duhet të dukemi herë pas here në shoqëri, sa për t’u kujtuar njerëzve që nuk jemi të egër.

-Vetëdija dhe frika janë pothuajse e njëjta gjë Basil. Vetëdija është si të thuash, vetëm emërtimi tregtar i mallit frikë.

-Unë i zgjedh shokët për paraqitjen, të njohurit për karakterin dhe armiqtë për inteligjencën.

-Besnikët njohin vetëm anën e rëndomtë të dashurisë, janë të pabesët ata që njohin edhe tragjizmin e saj.

-Në mendjen e njerëzve ndodhin edhe mëkatet më të mëdha të njerëzimit.

-Asgjë nuk mund ta shërojë shpirtin përveç trupit, sikurse asgjë nuk mund ta shërojë trupin përveçse shpirtit.

-Ju jeni një krijesë e mrekullueshme. Ju dini më tepër se ç’mendoni, pikërisht sepse mendoni se dini më pak.

-Njerëzimi e merr veten shumë seriozisht. Është mëkati fillestar i botës. Sikur njeriu i shpellave të kish ditur të qeshte, historia do të ishte mjaft ndryshe.

-Djalosh i dashur, asnjë grua nuk është një gjeni. Gratë janë seks zbukurues. Asnjëherë nuk kanë gjë për të thënë, por e thonë bukur. Gratë përfaqësojnë triumfin e trupit mbi mendjen, sepse burrat përfaqësojnë triumfin e mendjes mbi moralin.

-Kur njeriu bie në dashuri gënjen veten, dhe kur pushon së dashuruari gënjen të tjerët.

-Të jesh i dashuruar do të thotë të tejkalosh veten.

-Dhimbjet e vogla dhe dashuritë e vogla jetojnë, ndërsa dashuritë dhe vuajtjet e mëdha shkatërrohen prej barrës së tyre.

-Dhe civilizimi nuk është gjë e lehtë për t’u arritur. Ka dy mënyra për ta fituar. Nëpërmjet kulturës ose degjenerimit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet