11 raste të reja me koronavirus, shkon në 197 numri i të prekurve

Ka shkuar në 197 numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 113 raste

– Durrës 11 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 21 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 4 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 3 raste

-Tropojë 3 raste

– Pukë 3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet