×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

100 vite nga Ibrahim Kodra (FOTO)

Nga Anila Mema

Festimet me rastin e përvjetorit të 100-të të lindjes së postkubistit shqiptar. Indiferenca e institucioneve shtetërore. Historia e realizimit të veprës “Shqipëria Fantastike” dhe takimi me të në 2003

100 vjet! Histori  e kujtime! Vepra të njohura e të panjohura! Fotografi! Miqtë më të shumtë se armiqtë! Njohës e studiues të veprës së tij. Më e veçanta, të rinj që duan ta njohin e inspirohen nga veprat e tij. Rasti qe dje, në një ekspozitë modeste të çelur në nder të ditëlindjes së 100-të të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra. Të rinj të apasionuar, shumica studiojnë arte, që duan të njohim e mësojnë rreth artit të tij. Miq, e koleksionistë të veprës së tij, morën pjesë në inaugurimin e sallës muze në ambientet e shkollës “Ibrahim Kodra” në Durrës. U ekspozuan piktura të postkubistit të periudhave të ndryshme, veshje e relike personale, një pjesë fotografike dhe bibliografia e tij. Një përpjekje modeste përsa i takon rastit nga Fondacioni “Ibrahim Kodra” dhe koleksionistët e veprës.

“Shqipëria Fantastike” e piktorit dhe Shqipëria sot

100 vjetori, në fakt nuk mund të kalojë në heshtje për një artistë të përmasave të tilla në Shqipëri. Sa e sa përvjetorë të ndryshëm janë festuar, e shpallur zyrtarisht nga shteti si viti i X-it a Y-it. Emrat kanë pak rëndësi, secili artist mbart një histori më vete dhe nuk mund të krahasohet.  Nuk jam kritike arti, e nuk mund të marrë guximin e të them se është piktori më i madhi që kemi, por deri më sot, në dijeni time, nuk ka tjetër të krahasohet me Pikason, apo të ketë pasur miqësi me Eluard, Chagall, Heminguej, Monteale, etj. Në të vërtetë, duhet theksuar, se në Shqipëri më shumë është folur për varrimin dhe zhvarrimin e tij, se sa për të kur ishte gjallë, e lartësonte emrin shqiptar përtej kufijve.  Mjafton të përmendësh faktin se si është realizuar një nga veprat e tij më të mira, në mos më e mira “Shqipëria Fantastike”.

Jo vetëm për titullin, titulli është sa domethënës por aq edhe i thellë për t’u analizuar. Por për kohën kur është realizuar dhe arsyen pse është realizuar. Miqtë e tij, njerëzit e thjeshtë, ata që e kanë ndjekur në përditshmëri piktorin, në ditët e tij të mira e të këqija dhe që sot janë trashëgimtar të veprës së tij tregojë; “Shqipëria fantastike” është një pikturë që maestro Ibrahim Kodra e ka realizuar për një muaj. Ishte viti 1997 kur Shqipëria ndodhej në një moment të vështirë, ku mediat e huaja pasqyronin sa më shumë atë që ndodhte, sherre, luftë, armë… Kodra u mbyll për një muaj në studio dhe e realizoi këtë vepër, pas përfundimit të saj  e publikoi në mediat italiane”. Ndonëse prej vitesh nuk kishte lidhje të ngushta më Shqipërinë, kjo vepër tregon më së miri se çfarë mendonte Kodra për vendin tonë.

100-vjetori dhe aktivitetet me këtë rast

Në të vërtetë përpjekjet e fondacioneve si atij në Milano, ku ndodhet shtëpia muze e  dhe atij në Lugano, kanë qenë të shumta për të lançuar dhe vlerësuar figurën dhe punën e Ibrahim Kodrës.  Në fund të vitit që sapo lamë pas, në Milano në  “Museo della Permanente” u çel ekspozita e parë me rastin e 100 vjetorit të tij.  E ekspozuan veprat të periudhës 1944 -1964, krahas veprave të artistëve të tjerë të njohur si Chagall, Kuniyoshi, Cassinari Ajmone, Peverelli. Një ekspozitë e kuruar nga Elena Pontiggia dhe që zgjati rreth dy muaj. Në 12 maj të këtij viti, në Shkup, në Galerinë Kombëtare të Arteve në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës do të çelet ekspozita “Ibrahim Kodra 100 vite nga Lindja” ku përfshihen  punime nga viti 1942 dhe deri në 2006, ku për herë të parë publikohet edhe vepra e fundit e piktori.

“Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të prezantojë ekspozitën “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”, e cila do të realizohet në bashkëpunim me Galerinë kombëtare të Kosovës, ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur për një muaj”, shprehet drejtoresha e Dita Starova Qerimi në një komunikim me ne. Gjithashtu fondacioni në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, janë në tratativa për realizimin e mozaikut “Shqipëria Fantastike”, një vepër e cila do të realizohet nga artisti Saimir Strati dhe Genc Sinella. Ky mozaik është menduar të realizohet në një nga pikat më atraktive të kryeqytetit si Sheshi Skënderbej, apo Bulevardi i Ri, vendodhja mbetet për tu parë.

Ashtu si vetë historia e kësaj vepre nga piktori Ibrahim Kodra edhe mozaiku do të ndikojë në promovimin dhe rritjen e imazhit të Shqipërisë nëpërmjet veprës së tij si dhe rritjen e vizibilitetit të turistëve të huaj.  Një album tri gjuhësh do të realizohet me gjithë veprën e piktorit, përgjatë këtij viti, një konkurrs për të rinj të talentuar në pikturë, për të dhënë çmimin “Ibrahim Kodra”, ekspozitë në Romë, Zvicër e për ta mbyllur sërish në fund në Milano. Janë të gjitha iniciativa të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Milano me përfaqësues Fatos Faslliun.  Nuk dihet nëse në Tiranë, aty ku i takon të ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndonëse është propozuar më kohë, ende nuk dihet nëse do të ketë një ekspozitë të tij. Me shpresën e mirë të ndodh, herët apo vonë qoftë.

Jeta

Ibrahim Kodra lindi në 22.04.1918 në Ishëm. Artisti shqiptar i njohur botërisht shkon nga Shqipëria në Milano dhe në Romë, Itali, ku zhvillon krijimtarinë e tij në Akademinë botërore të artit figurativ Brera. Atje krijon, shoqërohet dhe ekspozon me emrat më të njohur të artit botëror të asaj kohe, si: Pablo Pikaso, Anri Matis, Amadeo Modiljani, Zhorzh Ruo, Zhorzh Brak, Huan Miro, Oskar Kokoshka dhe të tjerë, ndërsa në Milano ka përpunuar disa freska për muzetë dhe ndërtesat më të njohura.

Kodra vazhdoi të ekspozonte në shumë qendra nëpër botë (Nju Jork, Tokio, Palermo, Shtutgard, etj), duke arritur një sukses të madh. Veprat e tija artistike, të krijuara me ndikime post-kubiste, janë pasuruar me reminishenca të traditës së vendlindjes së tij, Lindjes së afërt, Bizantit, takimet me kulturat e detit Mesdhe. Veprat e tij artistike gjenden në shumë muze dhe përmbledhje private, siç është Muzeu i Vatikanit.

Takimi me Kodrën

Personalisht Ibrahim Kodrën e kam njohur në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ishte hera e fundit që erdhi  në Tiranë, për një ekspozitë me rastin e 85- vjetorit të tij. Ishte mesi i vitit 2003. Mjaftueshëm verë.  Një grup artistësh e mediash e prisnin te rrapi i Galerisë. Kështu quhej asokohe, vendtakimi më kollaj i gjendshëm për biseda artistësh- sot instalacioni Reja. Pas zbritjes nga avioni, ndalesa e parë ishte në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ishin vitet e mia të para në gazetari dhe ëndja për ta takuar e njohur nga afër ishte shumë e madhe, si për çdo artistë, që ka ç’të të tregojë.  Para nesh një portret fisnik, i qeshur, me thjeshtësinë e një artisti të vërtetë, që shpesh modestia na mungon. Përgjithësisht gazetarinë kulturore, e kanë dominuar gazetaret femra.

“Che belle donne” u shpreh Kodra më naivitetin e një fëmije, kur në oborrin e galerisë pa aq shumë femra që e prisnin. I veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë gati në të qumësht (e verdhë napoletano) në gjuhën e piktorëve, një palë gjysmë-opinga, sot pandoflat më në modë të përdorshme nga fashionistet, një kapele tipike alla Kodra, ngjyrë bezhë me kuti, kravatë bojëqielli me temina dhe një spilë e madhe vendosur në të. Si detajiste nga natyra, më bënë përshtypje, po aq sa unazat në të dyja duart. Veçoj njërën prej tyre me gurë të madh jeshil, (bizhu)- ndonëse vite më vonë pas vdekjes, shumëkush mendoi se ishte me gurë të çmuar.  Shoqërohej në atë mbërritje  nga drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, asokohe,  Abaz Hado, Fatos Faslliu, sot kuratori i testamentit, presidenti i fondacionit “Ibrahim Kodra” në Milano,  Antonio Petruzo, Renco Kalcavaro, (koleksionistë të veprërave të Kodrës) dhe Shpëtim Bejko.

Ekspozita dhe ndriçimi i GKA

Ekspozita pati jehonë të madhe, me vepra të paekspozuara dhe seriografi, ku nga këto të fundit u hapën debate mediatike, për origjinalitetin. U shkrua e u kundërshtua gjatë për mirë e për keq, po aq sa edhe takimet e tij zyrtare, me Ministren e Kulturës së asaj kohe, Arta Dade,  apo kryeministrin Fatos Nano. Megjithatë, edhe pse gjithë ajo zhurmnajë, ardhja e Ibrahim Kodrës në Tiranë ato vite me ekspozitë e pati një gjë të mirë. Ishte nisja e një periudhë të artë për insitucionin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Atë periudhë veçoj, si më të mirën, ndër gjithë këto vite. Pas ekspozitës së Ibrahim Kodrës, GKA nisi të rikthente një sërë artistësh në Shqipëri pas tij, Omer Kaleshi,  Lin Delija, u realizua për herë të parë Bienalja në Tiranë, etj. (kjo temë mund të trajtohet në një shkrim tjetër)  Prej atëherë, veprat e Ibrahim Kodrës u ekspozuan nga Tirana në Kosovë, Itali a Gjermani, ekspozitat kanë vijuar edhe më vonë, pas vdekjes. Me vepra autentike, shumica të paekspozuara më parë. Dhe ekspozitat do të vazhdojnë. Të paktën ky është misioni i fondacioneve, me dëshira e padëshirë, me mbështetje a pa mbështetje institucionale, Ibrahim Kodra do të udhëtoj, ndër vende, me veprat që na la trashëgimi.

 

Nga Anila Mema

Kush ishin të dashurat e piktorit dhe Matilde, dashuria e jetës, për të cilën piktori deshi të vriste veten pas ndarjes.

Femrat në jetën e Ibrahim Kodrës

Marrëdhëniet me femrat i ka pasur të shumta. Miqtë e tij e dinë mirë. Në shtëpinë muze në Milano, ndodhen foto me shumë prej të dashurave a të fejuarave që pati në jetë. Disa prej tyre kohët e fundit kanë vizituar edhe ekspozitat e tij. Në Milano, ka qenë rasti kur Matilde, dashuria e vetme e Kodrës, e fejuara ka shkruar dhe ka parë ekspozitën e shoqëruar nga i shoqi. Ka gjetur veten në fotot me piktorin dhe i është prezantuar vetë Fatos Faslliut, presidentit të fondacionit dhe kuratorit të testamentit.

“Ishim në ekspozitë dhe Matilde vjen e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Ruante të njëjtën bukuri, si në foto. U afrua dhe mu prezantua; unë jam Matilde. Ishte një rast unik”, tregon ai, teksa vështrojmë fotot e ekspozuar në salle muze në Durrës, në të cilat bën pjesë edhe një foto ku Kodra ka dalë me Matilden në plazh.  Dhjetë vite më parë, kur Fatos Faslliu zbuloi këtë albumi fotografik në shtëpinë muze në Milano, me rastin e 90-vjetorit të Ibrahim Kodrës, bëra një intervistë.

Po e risjell edhe njëherë për lexuesit, të njohur më mirë, Kodrën njeri, njohjet e tij me femrat, ato që hyn kalimthni në jetën e tij dhe ato dashuritë e përjetshme. Një album me foto të rralla të artistit, që nga 1937 deri në vitet ’70. Janë një seri e gjatë portretesh të piktorit, të të dashurave të tij, të fejuarave, të njerëzve që i ndenjën pranë dhe që lanë gjurmë në jetën e maestros. Janë foto që zbulohen pas disa vitesh në shtëpinë e Kodrës në Milano, album të cilin mjeshtri e kërkonte prej vitesh, mes rrëmujës së vazhdueshme në ndërtesën dykatëshe, tashmë kthyer në një muze. Ekskluzivisht disa prej tyre mu mundësuan për botim.

Mes tyre janë edhe disa foto me portretet e të dashurave të Ibrahim Kodrës apo vetë piktori me to, dalë në vite të ndryshme. Gjithsej, ky album përmban rreth 90 fotografi, aq sa vite shënoi dje, mjeshtri i madh i post-kubizmit, piktori i famshëm shqiptar. E vetmja ditë e shënuar për artistin e madh, që përbënte ngjarje çdo vit dhe që mjeshtri e festonte si dasmë shqiptare. Kuratori i testamentit të maestro Kodrës, dhe i veprave të tij pas vdekjes, Fatos Faslliu, na flet për mënyrën se si organizonte Kodra ditëlindjet, ku dhe me kë i festonte. Na hedh dritë dhe mbi detaje të hollësishme për fotografitë, për albumin dhe mijëra foto të postkubistit, i cili sipas tij, mund të jetë njeriu më i fotografuar në botë.

Ç’është ky album fotografik që keni zbuluar me rastin e ditëlindjes së maestro Ibrahim Kodrës?

Albumi është gjetur pas dy vjetësh kërkimesh të vazhdueshme nëpër arkivin personal të Ibrahim Kodrës. Përmban më shumë se 90 fotografi, ku ka dalë me femra, ta dashurat apo të fejuarat e maestros. Mes tyre, ka fotografi me njerëz të ndryshëm, ku në njërën prej tyre mendohet të ketë dalë te Pallati i Mbretit Ahmet Zog. Të gjitha fotografitë janë bardh e zi.

jë prej fotove që unë mund ta quaj një risi të veçantë është edhe një foto që i përket vitit 1937, kur është shpallur kampion i hedhjes së peshave. Janë fotografi të vjetra, të hershme dhe për këtë maestro thoshte shpesh: “Kam një album personal që nuk ia kam treguar njerëzve, i cili është këtu, por nuk e dinte se në ç’vend e kishte lënë”. Zakonisht ai ishte një person shumë i çuditshëm, se çdo gjë që kishte e hidhte diku dhe vështirë ta gjeje përsëri.

Si e festonte ditëlindjen maestro, kush ia organizonte?

Që nga viti 2002 e deri në vitin që u nda nga jeta, organizator i ditëlindjeve të tij kam qenë unë dhe shoqata. Më parë, ditëlindjet, maestro Kodra i ka festuar me miq të tjerë. Një vit ia ka festuar Behxhet Pacolli në Lugano, dhe një vit tjetër një miku i vet, avokat. Vitet pas 2000, ditëlindja e Kodrës u kthye si një festë e përbashkët e komunitetit shqiptar në Itali, ku nuk mungonin as miqtë e tij italianë. Mbaj mend vitin e parë, përveç festimit të ditëlindjes, maestro na ka mbajtur deri në tre të natës. Ditëlindjet e tij ktheheshin në dasma shqiptare, ku edhe vetë këndonte me kitarë, këngë të vjetra shqiptare. “Do vemi, s’do vemi…”, apo “O leshverdhë, o ledhatare”,

I pëlqenin dhuratat dhe çfarë kishte ndonjë për zemër?

Për dhurata nuk donte t’ia dinte. Thjesht kishte qejf që mbrëmja të zgjaste sa më shumë. Duke qenë jetim, maestro Kodra kohët e fundit ishte bërë shumë sentimental ndaj ditëlindjes. Kjo ditë ishte ngjarje e shënuar për të.

Është i vetmi album personal i Kodrës, apo ka edhe të tjerë dhe pse e kërkonte kaq shumë mjeshtri?

Fotografitë e tij janë të shumta në shtëpinë muze. Mund të them se në shtëpinë e tij ka mbi 10 mijë të tilla, një mal fotografish dhe besoj se është njeriu më i fotografuar në botë. Por, ky është albumi i vetëm personal i tij, mes të cilëve ka dhe fotografitë e të dashurave e të fejuarave të tij. Kur kemi bërë inventarin e shtëpisë pas vdekjes së mjeshtrit Kodra, kemi gjetur edhe shumë letra të tij e gazeta që shkruanin për të. Unë e theksova, Kodra ishte njeri shumë i çrregullt në mirëmbajtjen e këtyre gjërave, i hidhte diku aty nëpër shtëpi dhe vetëm tani që jemi duke e seleksionuar, kemi nxjerrë në dritë edhe këtë album.

Në këtë album sheh edhe shumë femra dalë bashkë me maestron apo edhe vetëm? Janë mikesha të tij?

Në këtë album personal, që Ibrahim Kodra e kërkonte femrat janë të fejuarat e tij, (në Itali, të fejuara u thonë edhe atyre që nuk ke bërë ceremoni zyrtare). Njëra prej tyre është e fejuara e vërtetë e piktorit, me të cilën ka jetuar kur ishte 30 vjeç dhe për të ka ndryshuar edhe fenë nga mysliman, në katolik. Ndërsa në një tjetër foto të vitit 1950, njëra nga të dashurat e maestros, e cila sot besoj se jeton në Amerikë dhe është modele, ia ka dhuruar Kodrës me mbishkrim fotografinë. Por veç saj janë edhe disa fotografi të tjera të saj. Ka femra të ndryshme që bëjnë pjesë në jetën e Kodrës.

Matilde, ka qenë një nga femrat që maestro e ka dashur shumë. Çfarë tregonte për të dhe si e kujtonte?

Matilde, ka qenë dashuria më e madhe e jetës së tij. Madje maestro kur e ka humbur atë, ka dashur të vrasë edhe veten. Në fakt, unë jam në kërkim të kësaj femre, kam njohur disa njerëz që e njohin dhe po mundohem që të arrij të flas me të. Nuk kam arritur ta zbuloj se ku jeton, kush është në të vërtetë! Thjeshtë di që ata kur janë ndarë, janë ndarë me këngë. Kjo lidhje ka lënë gjurmë tek Kodra dhe të dy kanë qenë së bashku për tre vjet. Të mos harrojmë që diferenca mes tyre ka qenë 35 vjet.

Nga se përbëhet arkivi i Kodrës, ai i pazbuluari?

Ne jemi akoma duke seleksionuar çdo gjë në shtëpinë e maestro Kodrës, se sikurse e kam përsëritur në të nuk dihet çfarë ka, është një minierë ari dua të them. Por këto ditë mes të tjerash kemi gjetur edhe një letër origjinale të shkruar me dorë nga Kodra, ku i shkruan se i dhuron Galerisë së Prishtinës 20 vepra. Bëhet fjalë për një letër të vitit 1968, kur piktori ia ka dhuruar drejtorit të galerisë së asaj kohe, profesor Shyqyri Nimanit. Kjo letër na bën të mendojmë se pse maestro Kodra s’i ka dhuruar gjë Shqipërisë, por Kosovës?!

Ju keni një përgjigje për këtë?

Unë mendoj, meqë Shqipëria nuk ka bërë asgjë për Kodrën edhe ai nuk i ka dhuruar kurrgjë asaj. Ndërkohë, tjetër gjë ka bërë Kosova me të. Ka bërë shumë, çdo vit e thërriste për ekspozita, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, madje në vitin 1972-1973, galeria e saj i ka organizuar për tre muaj rresht një ekspozitë personale. Ndaj më vjen keq që në Shqipëri nuk është bërë gjë. (prill 2008)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Publikuar më 02.03.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mir...

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë me dije djali, Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa […]

Lexo më shumë

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

Publikuar më 03.02.2021
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basho...

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tre çmimet kryesore të Sundance Film Festival, si: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, […]

Lexo më shumë

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Publikuar më 26.10.2020
Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike r...

Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të […]

Lexo më shumë

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Publikuar më 08.09.2020
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, ...

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita. Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë. Prej disa vitesh […]

Lexo më shumë

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Publikuar më 31.08.2020
Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një luf...

Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave. Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter. Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi […]

Lexo më shumë

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Publikuar më 24.08.2020
Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike jan...

Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike janë zbuluar rastësisht në fshatin Turan të Tepelenës Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objektet, si monedha, enë qeramike, kandilë etj. Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në […]

Lexo më shumë

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë