100 mijë klikime në pak orë, pasimi i Manajt për Hysajn në fokusin e UEFA-s (VIDEO)

Prej vitesh Rei Manaj konsiderohet një nga talentet në ngjitje të Shqipërisë nga i cili pritet shumë.

Megjithatë u desh përballja me Islandën që 22-vjeçari lushnjar ta konfirmonte një gjë të tillë, duke bërë një ndeshje vërtet të mirë.

Manaj dha një kontribut të rëndësishëm në fitoren e Shqipërisë, ku spikat ai asist i shkëlqyer për Hysajn.

Pasimi i jashtëzakonshëm me thembër në golin e dytë ishte “qershia mbi tortë” në performancën e Manajt. Jo më kot ky moment është vlerësuar edhe nga UEFA, që e ka veçuar në faqen e “EURO 2020”.

Në pak orë video ka marrë mbi 100 mijë klikime në “Facebook” dhe 80 mijë në “Instagram”. Më herët ishte driblimi i Keidi Bares ndaj Griezmann-it dhe “tuneli” ndaj Lemar-it që morën mijëra klikime në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet