Zyrtarët në Vietnam, thirrje banorëve: Mos konsumoni më mish qeni

Zyrtarët e kryeqytetit të Vietnamit, Hanoi, po u bëjnë thirrje banorëve të mos konsumojnë më mish qeni, në një kohë diçka e tillë ka dëmtuar reputacionin e qytetit, dhe përbën rrezik për konsumatorët si pasojë e sëmundjeve si tërbimi.

Komiteti i Popullit të Hanoit deklaroi se praktika “po dëmton imazhin e një kryeqyteti modern dhe të civilizuar”.

Zyra e Qytetit shtoi se konsumi i mishit mund të çojë në përhapjen e sëmundjeve, të tilla si tërbimi dhe sëmundjes infektive leptospirosis.

Komiteti u kërkoi gjithashtu rezidentëve të mos konsumojnë më as mish mace, një praktikë kjo më pak e përhapur, por ende e pranishme. Mbi 1000 dyqane në Hanoi vijojnë të shesin mish qeni dhe maceje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Libri që jeton

Natasha Lako Nuk e di përse, para se të flas për Panairin e sivjetmë të librit, veçoj menjëherë nga shkrimtarët…

Abissnet