Zyrtare, ylli i Francës firmos me Barcelonën

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka firmosur një marrëveshje me yllin francez të Atletiko Madridit Antoine Griezmann.

Dakordësia mes palëve u arrit pasi “blaugranët” paguan klauzolën 120 milionë euro për Griezmann-in duke nënshkruar me të një kontratë 5-vjeçare.

Ky transferim është shoqëruar me dramë, ku u zbulua se Barça dhe Griezmann kishin qenë në negociata ndërkohë që ekipi i Diego Simeones ishte në luftë për të fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Fituesi i Kupës së Botës u bëri me dije “Los Colchoneros” se donte të largohej vetëm në fund të sezonit, duke zhgënjyer një pjesë të mirë të tifozërisë.

Katalanasit ia kanë dalë të formojnë një treshe sulmi të frikshme, Mesi-Grizman-Suarez.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet