Zyrtare/ Njihen patentat shqiptare në Greqi

Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi, sikundër edhe ato greke në Shqipëri. Parlamenti Grek ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen e patentave shqiptare në Greqi.

Miratimi i kësaj marrëveshje i jep zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi që ishte shumë i pranishëm për qindra mijëra bashkatdhetarë, dhe që për arsye të ndryshme nuk ishin pajisur me patentë greke.

Projektligji për miratimin e marrëveshjes u miratua në parlamentin grek ditën e sotme dhe miratimi i është një nga aktet e para të ligjvënësve për 2020-n.

Pas miratimit të këtij ligji, të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi do mund të lëvizin me makinën e tyre pa asnjë problem me patentë shqiptare. /Xh.Sh/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet