
Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë sërish hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave të huaja, raportohet se bisedimet do të shtyhen deri në muajin mars të vitit 20220.
Po të njëjtat media shkruajnë se ambasadorët e BE-së nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve për negociatat me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ra dakord në konkluzionet e tyre se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga marsi 2020.
“Ndryshe nga projekt-konkluzionet e mëparshme, propozimet e fundit të Presidencës Gjermane nuk përmendim më dhjetorin si muajin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo konferencë do të mbahet kur Shqipëria të plotësojë dy kushtet e mbetura: ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin e ligjit anti-shpifje”, thuhet në vendimin e ambasadorëve.
Lidhur me Maqedoninë e Veriut, dokumenti deklaroi se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë.
Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Ajo pretendon se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes dhe se nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Të dy deklaratat kërkohet të përfshihen në dokumentin përfundimtar që lejon fillimin e bisedimeve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar të lëshojë kërkesat.
Italia thuhet se u përpoq të zbuste gjuhën e tekstit të konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa u refuzua.
Drafti i konkluzioneve të arritura sot nga ambasadorët e BE do të miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministra të punëve të jashtme dhe evropiane të vendeve anëtare të BE, në 8 dhjetor.
Fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të miratohet në Mars 2021.
Kjo është hera e katër që Bashkimi Evropian shtynë fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply