Zuckerberg-ut i bëjnë video deepfake, ja çfarë u thotë përdoruesve

Në fillim të kësaj jave në “Instagram” u ngarkua një video deepfake e Mark Zuckerberg, e cila nxiti spekulime sesi kompania do të reagojë ndaj kësaj shpifjeje ndaj themeluesit dhe CEO të saj.

Rrjeti social nuk do të fshijë videon dhe do të aplikojë të njëjtën politikë si me video virale të manipuluar të Nancy Pelosi pak javë më parë, raporton një zëdhënës i “Facebook”.

“Do ta trajtojmë këtë përmbajtje si çdo keqinformim tjetër në ‘Instagram’,” tha kompania.

Nëse kontrolluesit e fakteve të palëve të treta e etiketojnë si të rremë, ne do ta filtrojmë nga hapësira Explore dhe ajo e hashtageve.

Në videon deepfake, ai u kërkon përdoruesve të imagjinojnë për një sekondë faktin se të dhënat e miliarda njerëzve janë në duart e një personi të vetëm, sekretet e tyre, jetët e tyre dhe të ardhmen e tyre.

Sidoqoftë vlen për t’u theksuar se videoja deepfake e Zuckerberg nuk është e besueshme. Zëri i përngjan më së shumti një roboti. Klipi ka pamje nga një video 7-minutëshe ku Zuckerberg adresoi interefencën Ruse të 2017-ës në zgjedhjet Amerikane.

Deepfake është një teknikë që bazohet në inteligjencën artificiale. Përdoret për të kombinuar dhe mbivendosur imazhet dhe videot ekzistuese për të krijuar një tjetër realitet jo-ekzistues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet