Zot, ruaje Kombin nga kryeministri Rama

Albert V. Nikolla, Bruksel

Analizë: Pse e sulmon  Rama Haradinajn dhe Kurtin

Kisha vendosur të mos shkruaja me artikuj për Kryeministrin  Rama. Thjesht edhe për faktin se nuk ka kulturën e nevojshme qytetare të kuptojë se ata që e kritikojnë me artikuj  nëpër gazeta e ndihmojnë të korrigjohet. Kultura e tij Kazaneske, është në kundërshtim me lirinë e shtypit dhe të mendimit të lirë. Gjithashtu momenti kur Shqipëria pritet të marrë një ftesë për hyrje nëEvropën në pranverë dhe fakti që udhëheq për të parën herënë historinë moderne Kryesinë e OSBE, më kanë shtyrë të jep pak i kursyer, jo për të mirën e Edi Ramës, por për të mirën e kombit shqiptar.

Po sjelljet e tij të fundit, sidomos Padia ndaj ish-komandantit Dukagjinas të UÇK-së Ramush Haradinaj, dhe sabotimin e vazhdueshëm që i bëri konstituimit të qeverisë së Kosovës, duke sulmuar me shkak e pa shkak Albin Kurtin, më detyruan ta thyej Betimin, së paku për një analizë të momentit.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, në të gjitha planet e mundshme, është inferior, përballë dy figurave Patriotike si Ramush Haradinaj, dhe Albin Kurti. E them këtë pavarësisht nga bindjet politike të këtyre dy liderëve, të cilat nuk janë bindjet e mia politike.

Ish-profesori i Kohës së Komunizmit në Akademinë e Arteve, pati fatin të ketë një Baba, që ia hapi rrugën për të qenë i privilegjuar gjatë kohës së komunizmit. Nuk është një mëkat të jesh bir Komunisti, (Ashtu ishin kohët) por është mëkat kur i ke të gjitha shanset dhe dështon . Pra, gjithsesi privilegjet nuk qenë një parakusht që ai të mos përfundonte një piktori i dështuar. Asnjë nga pikturat e tij nuk e kanë vlerë mbi mesataret dhe as që i afrohen ta zëmë të Pikturës “Motër Tone” të Kolë Idromenos, apo pikturave të Abdurrahim Buzës. Shqip në sensin artistik është piktor pa identitet, ose siç quhet ndryshe në popull “Piktori i njollave laramane”. Sa i takon sportit të basketbollit, edhe këtu, me gjithë gjatësinë e tij nuk është se ka bërë epokë si Agim Fagu, apo shumë të tjerë. Nuk mbahet mend ndonjë ndeshje ndërkombëtare ku basketbollisti Edi Rama, të ketë lënë gjurmë.

Shansi i tij e vetëm, mbetet politika, por edhe këtu duket se do të jetë një dështak, jo se i mungojnë kapacitet mendore, por sepse krye-shyt zgjedh këshilltarë njerëzit më të pa përshtatshëm.

Njëri ndër lajkatuesit e tij, (ish lajkatuesi i Berishës, nuk rresht t’i bëje “shërbime” me artikuj hipokritë, duke u bërë qejfin e duke shkruar se Albin Kurti ka dështuar në Kosovë dhe është demontuar si politikan.  Pas tij një farë Albert P, Nikolla, i cili kishte paturpësinë të krenohej me Veprat e Mia letrare në Tiranë (duke përfituar nga mungesa ime), madje të arrinte deri atje sa të bëhej profesor gazetarie ne Fakultetin Filologjik, me një diplome teologjike ( marrë sipas tij ne Gjenova), i lapanjosej kryeministrin duke e cilësuar në një artikull  tek gazeta e Bazes, se marrëveshjen e Serbinë dhe Maqedoninë për një treg të përbashkët si Sukses të Kryeministrit Rama.  Harronte i gjori që ka asnjë kulturë ekonomike mjerave dhe se Ndërmarrjet Serbe, janë ose zgjatime të kompanive ruse ose, financohen nga Rusia, për dominim ekonomik në Ballkan, dhe se Marrëveshja për Minishengen Ballkanin nuk është gjë tjetër vetëm se një Rus-Shengen i Ballkanit. Si mund ta konkurrojnë Firmat Shqiptare Petro-Kallash-dollarin Rus? Ka ndonjë idiot që ka bërë dy klasë shkollë që e ha këtë çorbë propogandistike.

Ajo që mund të bëjmë në kësi rastesh, është thjesht të marrim megafonin dhe ti thirrim Zotit Rama: “Zgjohu Zoti kryeministër, se po merr Shqipërinë në qafë. Largoji këshilltarët e këqij rreth vetes se do të çojnë në dështim”.

Por këmbëngulja e Kryeministrit , në atë që ai ka gjithmonë të drejtë dhe të tjerët gabojnë do të bëjë atë që dy dështimeve të tij të mëparshme, atë me sportin dhe me Artin,do ti shtojë edhe dështimin me Politikën.

Është e qartë si drita e diellit, përballë Ramush Haradinajt, Rama ndjehet inferior… madje guxon dhe ta padisë. Heroin e luftës së Kosovës e kanë sulmuar çdoherë Serbia dhe armiqtë e popullit shqiptar. Nuk e di pse Rama do ta shënojë emrin në listë!!!!

Ai nuk ju tremb luftës dhe tankeve të Millosheviçit dhe mori armët e doli në mal, si burrat. Ai nuk ju tremb edhe Hagës, po shkoi e u vërtetoi se Kishte luftuar për lirinë e popullit të tij. Ai si burrat vendosi taksën duke i thënëSerbisë se “Kosova është shtet”. Përballë këtij njeriu Rama ka arsye të ndjehet inferior. “Tataloshi” i Kosovës Ramush Haradinaj meriton respektin tonë, sepse ai e ka thënë gjithmonë “Jam shqiptar i bir shqiptari”.

Heroi tjetër i Kosovës Albin Kurti me një inteligjencë dhe kulturë të mahnitshme, në rininë e tij kish mundësi ti lëpihej pushtetit Titist, të merrte poste si Vllasi me kompani, por si burrë Priu demonstratat e vitit 1981, dhe dogji rininë e tij në burgjet serbe, për Popullin e tij. Adhurues i Rilindjes kombëtare, ai nuk bëri kurrë kompromis në dëm të Popullit Shqiptar dhe të biografisë së tij. I papërballueshëm në logjikë e tij të ftohtë ai i ngjall frikë të madhe Beogradit.Ai i zgjati bisedimet me partnerin qeveritar, LDK, thjesht sepse nuk donte të krijonte një qeveri gjysmake dhe të Korruptuar. Ai është Idealist, dhe nuk lakmon pasuri, krejt ndryshe nga Rama.

Kur partia e tij fitoi zgjedhjet, Klika e Beogradit, e ne veçanti ish ministri i Propagandës së Millosheviçit Vuçiç, nuk e kish për zemër që Ish i persekutuari tëmund të dialogonte me Serbinë. Një precedent si ai i Nelson Mandelës, kur i persekutuari politik vjen e merr pushtet … një situatë e rëndë për nacionalistët e Serbisë.  Me sulmet dhe minimin e ngritjes në pushtet që i Bëri Albin Kurtit, Zoti Rama kë ndihmoi në këtë rast: Kosovën apo Serbinë… Kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen? Me habit fakti, sesi njëfarë gazetari Opinionist, Frrok Çupi, mori guximin dhe sulmoi Albin Kurtin, si “Kryeministri qe zhbëri veten”. Ma kujtoi anekdotën afrikane në të cilën gjarpri  i thotë luanit: “ti nuk je fare elegant, pse nuk bëhesh si unë”… po luani s’mund të bëhet gjarpër, ashtu si Albini nuk mund të bëhet Mendje-Çup.

Në një artikull të shkurtit 1999, botuar në gazetën Rilindja te Kosovës, duke parë lëvizjet që po kryenin agjentët e CIA-s dhe Atashetë Ushtarakë të NATO-s, paralajmërova një luftë të shpejtë nëKosovë, ku fitues do të ishin shqiptarët. Me quajtën të çmendur për një muaj rresht. Sot pas 20 vitesh, dua të them se Albin Kurti, nuk është rastësisht kryeministër. Idetë e tij janë të qarta: një komb shqiptar Ekonomikisht i fortë nëBallkan, dhe brenda Evropës se bashkuar. Nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër, dhe Evropianët vetë e dinë këtë.

Siç po shkojnë punët unë besoj se do të ketëtërmete të mëdhanë politikën shqiptare. Ajo që mendoj se duhet shmangur absolutisht është që të mos shkojmë nëpër Teqe, Kisha e Xhamia për t’u lutur: ZOT RUAJE KOMBIN NGA KRYMINISTRI RAMA. Kryeministri aktual, duhet të zgjedhë Mes Albinit dhe interesave kombëtare të shqiptarëve nga njëra anë dhe Vuçiçit dhe një njolle të turpshme në Biografinë e tij, që nga dita ditës, po shkërmoqet si kështjellë rërë. Burra janë ata që arrijnë së pari të sundojnë vetveten!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Palo Kryeminister says:

    Ruajna Zot prej kryeministrave qe nuk meren vesh me njeri-tjetrin.

Të tjera

Abissnet