Zonja dhe zotërinj bëhuni gati, 4 divat po vijnë në skenë! (FOTO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Nga Valeria Dedaj

“Diva show” sonte në Pallatin e Kongreseve. Irma Libohova, Rovenva Dilo, Eneida Tarifa dhe Besa Kokëdhima në një koncert për mos t’u harruar, muzikë të mirëfilltë dhe spektakël

Ka ardhur koha, mund të nisni numërimin mbrapsht. Sot është dita për t’iu bashkuar udhëtimit ndjellës me hitet më të bukura në kohë. Ato janë 4, dhe me zërat e tyre do të pushtojnë mbrëmjen sotme të majit në Pallatin e Kongreseve. Irma Libohova, Besa, Rovena dhe Eneda do të këndojnë ashtu siç vetëm Divat e vërteta dinë të bëjnë, “live”. Performanca moderne, art dhe nostalgji, si asnjëherë tjetër. Një spektakël ndryshe, që vendos në qendër të vëmendjes 4 nga artistet më të dashura të muzikës shqiptare. “Divat” nuk do të jenë vetëm, mbrëmja premton surpriza dhe adrenalinë të pashoq, ndaj zonja dhe zotërinj bëni mirë të lidhni rripat e sigurimit. Nuk do të mund të qëndroni indiferentë, këngët e përzgjedhura janë edhe tuajat, këngë që kanë shoqëruar momentet më speciale të jetës suaj dhe që ju mund t’i këndoni në sallë, bashkë me këngëtaret e njohura. Dy orë magjike në një koncert që vjen për herë të parë në këtë format, për t’u bërë pse jo frymëzim, që të vazhdohet nga të tjerë artistë të përmasave të tilla, sepse Shqipëria e ka provuar, mund të prodhojë “Diva” dhe të një kualiteti edhe botërorë. Magjia mund të zgjasë edhe më tepër, për të gjithë ata që duan të përjetojnë një mbrëmje muzikore të pakrahasueshme, që duan të mbushen me emocione, adrenalinë dhe mbi të gjitha art të vërtetë, ku modernia dhe cilësia ecin paralelisht, ku “Diva show” është mundësia e duhur.

Ajo është nga ato këngëtare, që zgjedhë të ecë me hapin e kohës, video-klipet, look-u, por mbi të gjitha zëri, është shumë i dashur. Besa Kokëdhima është rikthyer plot surpriza! Një album i ri në plan, me menaxhim francez, që lë të premtojë shumë. Muzika pop moderne, e një karakteri botëror dhe këngë të reja në anglisht, që mund të bëjnë pse jo që “Diva” të mos jetë vetëm e Shqipërisë. Tatuazhe zemrash, dhe engjëj që vrasin, me dashuri, nga artistja e suksesshme, që ka lënë gjurmë në skena gjigante të muzikës shqiptare, si ajo e “Këngës Magjike” dhe “Top Fest”. Këngët e saj kanë magjinë e të sfiduarit kohën, duke u kujtuar e kënduar me të njëjtat emocione. Zëri unik dhe interpretimi emocional e ka bërë Besën protagoniste të shumë kometicioneve dhe çmimeve, ku nuk mund të mos përmendet edhe kontributi i saj me muzikë në Rumani, ku madje arriti të jetë në gjysmëfinale me këngën në anglisht “Nothin’ Gonna Change” (2009). Besa ka prekur, duke treguar fuqishëm potencialin e saj skena të huaja, siç janë “Festivali Ndërkombëtar i Sopotit”, “Türkçe Vizyon” etj. Si një mbretëreshë të skenës, që do t’ju dhurojë fishekzjarrë tingujsh dhe emocione, do të keni mundësi ta shikoni këngëtaren tuaj të zemrës në këto net magjike në Pallatin e Kongreseve. Me Besën, të përbashkët ajo ka tanimë përpos zërit, autore tekstesh, çmimit të parë në “Top Fest” edhe eksperiencën e saj, si gjykatëse në “The voice Albania”.

Me një karrierë 17-vjeçare në muzikë Eneda Tarifa është dalluar gjithmonë për zërin e saj, si një këngëtare profesioniste që dhuron emocione “live”. “Përralla” e Tarifës preku skenën gjigante të “Eurovision Song Contest”, ku u dallua për performancën, zërin, por edhe look-un e saj.

Eneda përpos karrierës së saj në muzikë, ka fituar popullaritet edhe gjatë eksperiencës së saj, si prezantuese televizive. I merrni ëndrrat me vete për këngë, që janë skalitur në memorie dhe ju ngjallin kujtimet e një kohe që muzika risjell me zëra magjik.

“Me veten” dhe për ju Eneda do ju dhurojë emocione dhe nostalgji të hiteve të saj më të bukura, që këndohen ende sot, pavarësisht distancës në vite.

Shumë pak e dinë se ajo nisi të bëhej e njohur, si prezantuese televizive, në krah të Ad Krastës. Ishte pikërisht gjatë spektaklit të fundit të “Mbrëmjeve kulturore”, që u zbulua talenti i saj për të kënduar. Rovena do t’i dhuronte shumë skenës shqiptare në vitet në vijim, duke u bërë një nga artistet më të pëlqyera për vokalin dhe krijimtarinë e saj të pasur artistike. Sigurisht që gjatë karrierës së saj muzikore, ku ajo ka marrë pjesë më së shumti në Festivalin e RTSH, por së fundmi edhe në evenimente të tjera, si “Kënga Magjike”etj., është vlerësuar me çmime të ndryshme. Përtej kohës, zëri i Rovenës, do të pushtojë Pallatin e Kongreseve me tekstet dhe muzikën e saj, që gjithmonë ka bërë për vete zemrat e publikut. Vitet e fundit Rovena është bërë pjesë edhe e spektakleve të ndryshme, si ai i DËS, duke zbuluar edhe një tjetër pasion përtej letërsisë e poezisë në veçanti.

Me siguri që peshën më të madhe të një dive në këtë spektakël e ka ajo, një nga zërat më të mirë, që i ka dhënë shumë skenës dhe publikut shqiptar. Irma Libohova, është padyshim një nga këngëtaret më të mira shqiptare, që me zërin e saj bashkon breza. E vlerësuar me çmime të shumta dhe një repertor të pasur prania e Irmës në këtë event muzikor i jep spektaklit një tjetër hijeshi. Me më shumë se 40 vite karrierë muzikore, dashuria që publiku ushqen për të ka bërë që ajo t’ia rikthejë me artin dhe zërin e saj. Duke qenë se Libohova shkëlqen qoftë në muzikën e lehtë, ashtu edhe në muzikën popullore emocionet, që ajo i dhuron publikut bëhen të përmasave më të mëdha. Emocione të papërshkrueshme, premtohen mbrëmjen e sotme, një spektakël ndryshe që do t’ju bëjë të ndiheni në skena të nivelit botëror, ndaj mos e humbisni spektaklin! Magjia do të zgjatë gjatë…

Riorkestrimi i këngëve

Materialet më të mira, që katër artistët kanë kënduar ndër vite, do të vijnë të riorkestruara edhe të sjella plot shije nga Elton Deda. Kantautori është kujdesur për pjesën më të madhe të tyre. Ndërsa, përsa i përket freskisë së këngëve kantautori është shprehur se e kanë ruajtur gjatë viteve, përderisa publiku vazhdon dhe i kujton këto këngë ende edhe sot. “Janë zmadhuar në përmasa. Këtë mundësi e jep orkestra simfonike. Prandaj koncerti vjen në një dimension shumë më të madh, në krahasim me atë që ndodh në një studio”. Orkestracionipër këtë koncert nuk ka lidhje me orkestrimet e mëparshme, ndërsa janë ruajtur strukturat. “Provat janë dhënë, që në koncertin e “3 muskutjereve”, të Alban Skënderajt”. Njerëzit tashmë e presin shumë nga orkestra e madhe, bashkë me elementët show që do të jenë pjesë e spektaklit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet