Zona e Kasharit “e preferuar” nga maskat, sërish grabisin mijëra para

Diamila Leka

Ndonëse vendi ndodhet në një situatë ende të pa stabilizuar mirë nga pasojat që ka lënë tërmeti, krimi sërish vijon me aktivitetin e tij. Një grabitje ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në mbikalimin e Kasharit pranë një qendre tregtare. Një automjet i një shoqërie private Security, është ndaluar nga grabitësit, ndërsa mjeti përdoret për transportimin e vlerave monetare.

Ngjarja
Në momentin e grabitjes, në automjet mendohet se ka qenë një shumë prej rreth 30 milionë lekësh të reja, dhe se po transportoheshin nga qendra tregtare drejt një banke të nivelit të dytë në kryeqytet. Në mjet ndodheshin një punonjës i qendrës tregtare si dhe një punonjës i sigurisë. Teksa mjeti po dilte nga qendra tregtare, persona ende të paidentifikuar kanë nxjerrë jashtë punonjësin e sigurisë si dhe punonjësin e qendrës tregtare. Duke përfituar nga situata e tensionuar në vend, persona të pa identifikuar dhe të maskuar i kanë prerë rrugën makinës si dhe i kanë nxjerrë me forcë personat nga makina dhe janë larguar në drejtim të Tiranës në rrugën dytësore. Ndërsa, disa kilometra larg qendrës tregtare, maskat kanë braktisur makinën në një qendër tjetër tregtare dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, duke menduar se në makinën që kanë grabitur ka pasur para ata janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës ku në afërsi të një qendre tregtare kanë bërë të mundur edhe kontrollin e mjetit në fjalë. Ndërkaq, pas grabitjes policia ka marrë në pyetje dy punonjësit e shoqërisë private si dhe punonjësin e qendrës tregtare nga ku doli mjeti. Sipas policisë, mësohet se këta të fundit kanë pohuar se në mjet ndodheshin 30 milionë lekë të reja. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonën ku u gjet mjeti i braktisur  me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe  zbardhjen e ngjarjes.

Grabitjet

Ndër vite kemi një “zhvendosje” të grabitësve në zonë e Qafë Kasharit. Kujtojmë që në dhjetor të 2015, në rrugën Kashar-Rinas, u grabitën rreth 3.8 milionë euro. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, u arrestuan 9 persona ndërsa Prokuroria kërkoi 156 vjet në total.  Po ashtu, në shkurt të 2017-ës, një tjetër grabitje ndodhi në Qafë Kashar, ku sërish shënjestër ishin mjetet të cilat transportonin paratë në aeroport. Grabitja e dytë ndodhi brenda terminalit të aeroportit të Rinasit, më 30 qershor të 2016-ës, ku 3 persona nën kërcënimin e armës arritën të grabisnin një sasi të konsiderueshme parash. Ndërsa, lidhur me këtë grabitje nuk ka persona të ndaluar nga policia. Ndërsa, më 9 shkurt të 2017-ës u regjistrua grabitja e radhës në rrugën Kashar-Rinas. Gjithashtu, nën kërcënimin e armës maskat arritën të grabisnin një sasi prej 3.2 milionë eurosh. Ndërsa, dyshimet janë se për grabitjen u akuzuan i njëjti grup prej 9 personash të cilët u akuzuan dhe në grabitjen e vitit 2015. Më 9 prill të vitit 2019, grabitja arriti pikën kulmore. Maskat arritën të grabisnin paratë në barkun e avionit në aeroportin e Rinasit. Grabitësit u futën brenda terminalit të aeroportit dhe morën sasinë e parave për t’u larguar më pas në drejtim të paditur. Në këtë grabitje, mbeti i vrarë një person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet