“Zogu i Tiranës” përballë ish-të fejuarës: Je pika ime e dobët… (VIDEO)

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Lidhja e Hermesit dhe Anxhelës, vajzës nga Tirana bëri bujë në media, po aq sa edhe ndarja e tyre.
Por duket se shkëputje e raportit dashuror nuk ka krijuar armiqësi mes tyre, pasi sot ai nuk ngurruar për ta marrë në intervistë Anxhelën në emisionin e tij të mëngjesit, ku “live” i ka thënë edhe disa detaje për momentin kur ishin bashkë. Ndër të tjera ai shprehet se ajo ka qenë dashuria e jetës së tij dhe se deri më tani s’ka dashur femër tjetër si ajo.
“Unë akoma i kam fotot tona në telefon. I mbaj dhe në rrjetet sociale. Sa të kam dash ty, s’besoj se do dua asnjë femër në botë dhe akoma je pika ime e dobët. Bionden e lashë se e kisha mendjen tek ty”./Panorama/