Zjarri shkrumboi “Notre Dame”, reagon presidenti Trump: E tmerrshme!

Katedralja e famshme “Notre Dame” në Paris u shkrumbua në pak minuta. E ashtuquajtura “Zonja jonë e Parisit”, konsiderohet si një shembull i mirë i arkitekturës gotike franceze. Një ndër kishat më të vizituara në kontinentin e Europës u hodh në tokë për vetëm disa minuta nga flakët e zjarrit.

Ndërkohë, pjesa më e madhe mediave në botë kanë ndërprerë programocaionin dhe janë fokusuar në transmetim të drejtpërdrejtë të zjarrit i cili përfshiu këtë objekt kulti të rëndësishëm për trashëgiminë e Francës dhe mbarë botës.

Për këtë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump,  i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme.  Presidenti i SHBA-së,  gjithashtu  bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”  shkruan Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet