Zjarri në Londër, rritet numri i viktimave

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Autoritetet britanike kanë deklaruar se numri i viktimave nga djegia e ndërtesës së banimit ka shkuar në 79.

Ndërkohë kreu u policisë, Stuart Cundy, ka deklaruar se numri i viktimave pritet që të rritet ende, ndërkohë që operacioni i shpëtimit është duke vazhduar.

“Është vështirë të përshkruhet shkatërrimi që ka shkaktuar zjarri”, ka deklaruar Cundy.

Ndërkohë edhe kryeministrja May e cila e  ka vizituar kullën gjatë javës së kaluar, është shprehur  se shteti nuk kishte bërë aq sa duhej dhe se për të zbuluar shkaqet e zjarrit do të zhvillohen hetime të plota.

/D.T/