Zjarr në Shëngjin, digjen 5 hektarë pyje

Një zjarr ka rënë dje dhe vijon të jetë ende aktiv edhe sot në malin e Shëngjinit, pranë zonës së portit.

Mësohet se flakët kanë djegur 5 hektarë në pisha e shkurre, duke vënë në rrezik edhe banesat aty pranë.

Ditët e fundit, disa vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona malore, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore.

Të tjera vatra zjarri kanë rënë në Trebeshinë të Tepelenës, duke djegur kurorën e gjelbër të malit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet