Zjarr në Lushnje, digjen sipërfaqe të tëra me pisha

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të tërë me pisha, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjyshaj të Lushnjes. Zjarri ka përfshirë një pjesë të malit Dardhë.

Sipas raportimeve të deritanishme bëhet e ditur se flakët kanë djegur rreth 5 hektarë me pisha dhe shkurre. Në vendngjarje kanë arritur forca të policisë dhe zjarrfikëset, të cilët ndihmuan në shuarjen e flakëve.

Ende pritet informacion në lidhje me shkaqet e zjarrvënies në këtë sipërfaqe tokësore, e cila tani është totalisht e shkrumbuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet