Zjarr në garazhin e një pallati në Elbasan, digjen dy makina

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një zjarr ka rënë në garazhin e një pallati mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 në Lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në garazhin e një pallati ku kanë qenë të parkuara mjetet e banorëve të pallatit.

Si pasojë e zjarrit  njëri nga mjetet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Rënia e zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidentale, si pasojë e defektit teknik që ka pasur njëra nga makinat e parkuara brenda garazhit të pallatit. Mësohet se grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.