Zjarr gjigand gjatë festivalet, largohen të tmerruar pjesëmarrësit (Foto)

Rrezikoi të kthehej në tragjedi festa në një plazh të Kroacisë. Mijëra pjesëmarrësit në një festival hip-hopi në ishullin e Pag, u larguan të frikësuar pas shpërthimit të papritur të një zjarri në një pyll aty pranë.

Nga pamjet e postuara në rrjetet sociale, njerëzit u panë teksa vraponin, pasi qielli i natës u ndriçua nga flakët gjigande.

Organizatorët e festivalit thanë më vonë se zjarri që kishte rënë në pyll kishte detyruar evakuimin e të pranishmëve në një zonë të afërt parkimi.

Zjarri çoi në mbylljen e rrugës që çon në qytetin më të afërt, në Novalja, duke penguar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.

Rapperët Stefflon Don dhe Yxng Bane ishin duke performuar kur ndodhi ngjarja dhe ndërkohë pritej hyrja në skenë e artistit Tyga. Është e paqartë nëse pjesa tjetër e festivalit do të anulohet, ndërsa në një deklaratë për mediat, organizatorët theksuan se gjithçka do të vazhdoj përpara ashtu siç ishte planifikuar.

Fresh Island, festivali që prej vitesh zhvillohet në plazhin e Zrce-s në ishullin Pag, është shndërruar tashmë në një prej eventeve muzikore më të njohura në Europë, ku ka performuar yje të hip hop-it si Wizz Khalifa, The Game, Chris Brown, French Montana, Pusha T etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet