Zinedine Zidane dhe kartëpeceta që ndryshoi historinë

Publikuar më 01. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Nuk ka dyshim që transferimi i Zinedine Zidane në 2001, nga Juventus drejt Estadio Santiago Bernabeu ndryshoi historinë e Real Madrid për më mirë, por origjina e transferimit është vërtetë unikale, po aq sa dhe lëvizjet e golat e yllit francez. Gjithçka startoi me një kartëpecetë të shkëmbyer mes Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez dhe asaj kohe futbllistit të Juventus, Zinedine Zidane, gjatë ceremonisë së çmimeve të Champions League, të zhvilluar në Monaco. “Dëshiron të vish e të luash në Madrid?”, ishte mesazhi që presidenti Perez  shkroi për Zidane në karëpecetë dhe të shkëmbyer nga njëra anë e tavolinës në tjetrën. “Po!”, ishte përgjigja e prerë e francezit.

Gjithçka tjetër tashmë është histori, me gazetën “Marca” që më 5 korrik 2001 njoftoi transferimin e Zidane në kryeqytetin spanjoll, te skuadra e Los Blancos, për një vlerë rekord për atë kohë, prej 76 milionë euro që shkuan në xhepat e klubit të Juventus. Pasi kishte fituar dy tituj kampion në Seria A me Juventus, duke udhëhequr Francën drejt lavdisë së Kupës së Botës 1998 dhe Euro 2000, cilësia e Zidane ishte evidente dhe Perez mori iniciativën. Sipas këndvështrimit të futbollistit, të bashkohej me ekipin që kishte fituar dy Champions League në katër vite, ishte një ofertë që nuk mund të refuzohej.

Rezultatet ishin thuajse të menjëhershme, pasi ai realizoi një prej golave më madhështor të të gjitha kohërave në finalet europaine, në “Hampden Park”, në përfundim të sezonit të tij të parë në Spanjë, duke ndihmuar ekipin e tij të ri të fitonte kupën e nëntë europiane. Kontributi i Zidanë vijoji, duke ndihmuar Real Madrid të fitonte kupën e 10-të europiane, në 2014 në cilësinë e zëvendëstrajnerit, ndërsa në 2016 dhe 2017 udhëhoqi Los Blancos në fitimin e kupës së 11-të dhe 12-të europiane. Triumfi i fundit erdhi pikërisht kundër ish-ekipit të tij, Juventus. Me gjithçka që nisi nga vetëm një kartëpecetë./Telesport/