Zhvatën para për legalizimin e ndërtesës pa leje, dy persona në pranga

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e mashtrimit. Shtetasit e identifikuar me inicialet B.P. 36 vjeç dhe O.S. 31 vjeç, kanë zhvatur rreth 27 780 euro dhe 985 000 lekë për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Sakaq, në njoftim thuhet se viktimë e tyre ka rënë një shtetase e cila u ka dhënë edhe shumat e lartpërmendura.

“Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit:

B.P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;

O.S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.”-njofton policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet