Zhgënjimi nga Prokuroria me “dosjen 184”

Zef Preçi

Pikëpyetje të mëdha mbi rrezikun e kapjes dhe të përdorimit politik të reformës në drejtësi, një mësim i hidhur që vjen nga Maqedonia e Veriut

Ishte me të vërtet zhgënjyes lajmi mbi shpalljen e moskompetencës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet e zvarritura për dosjen 184, një dosje që hap siparin e ndëshkimit të krimit zgjedhor… Ndërsa transferimi i kësaj dosjeje në Dibër, rreth gjyqësor që ka vetëm tre prokurorë (një nga të cilët në konflikt të hapur interesi) të lë shijen e hidhur të mbylljes “me procedurë” të këtij hetimi ende pa filluar…

Aq me tepër që mbas pak javësh pritet të filloje nga puna SPAK-u dhe shumëkush mund të ketë besuar e shpresuar se objekt i hetimit do të ishte para së gjithash korrupsioni politik, siç është edhe korrupsioni i dyshuar zgjedhor i trajtuar në përgjimet e publikuara të dosjes në fjalë.

E në këtë atmosfere dyshimesh në rritje rreth pritshmërive të reformës në drejtësi në Shqipëri vjen lajmi mbi arrestimin e prokurores speciale anti-korrupsion në Maqedoni. Nëse atje kjo histori mund të çojë, dhe unë besoj se kjo do të ndodhë, në dorëheqjen e Zaev-it dhe në zgjedhje të parakohshme për shkak të përdorimit politik dhe për interesa korruptive të këtij posti shumë të rëndësishëm publik, ndryshon puna në Shqipëri.

Këtu ngritja në poste të larta e figurave pa ndonjë të kaluar profesionale të spikatur, siç provon periudha e viteve të fundit, rrezikon të kompromentojë edhe qëllimin e mirë të shpallur zyrtarisht të Reformës në Drejtësi. Por me shumë se kaq, kjo situatë paralajmëron rritjen e rrezikut të kapjes politike të sistemit dhe instrumentalizimin politik të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet