Zhduket shqiptari në Itali, lë letër para largimit: Më falni

Një i ri shqiptar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Itali. 31-vjeçar rezulton i humbur që prej të martës së 30 prillit dhe deri më tani nuk ka asnjë lajm rreth tij.

Mësohet se shqiptari i zhdukur është shtetasi Dorian Licaj, ky i fundit ka lënë edhe një letër për të afërmit e tij.

31-vjeçari u largua nga shtëpia e kushërinjve në Marina di Ragusa, ku po qëndronte që prej janarit të këtij viti.

Policia e Ragusa-s la nisur kërkimin e shqiptarit pas denoncimit që është bërë nga të afërmit të tij. Autoritetet përgjegjëse kanë publikuar të dhënat e 31-vjeçarit, Dorian Liçaj, i cili është larguar me një biçikletë.

Gjithashtu mësohet se shqiptari ishte prej ditësh në kërkim të një pune në shtetin italian.

Mësohet se ai posedon dokumente shqiptare dhe një telefon celular, që aktualisht është i fikur, por nuk ka informacione se çfarë kishte veshur në kohën kur u largua.

Mediat italiane theksojnë faktin se i riu vuante nga ankthi dhe para largimit ai ju ka lënë të afërmeve një letër me shkrim në të cilën u kërkonte falje për vuajtjet që u shkaktoi dhe shfaqte synime për vetëvrasje.

Kërkimet e patrullave të karabinierisë së Ragusa kanë qenë të vazhdueshme dhe tani po koordinohen me forcat e tjera në territor, si me Mbrojtjen Civile dhe Policinë. Gjithkush që e ka parë është i lutur të njoftojë Policinë në numrin 112.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet