Zhduket pa lënë gjurmë i riu shqiptar në Itali

Publikuar më 25. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Rehars Sina, njohur nga miqtë e tij si Rei u zhduk nga banesa e tij në Terni të Italisë. Sipas dëshmitarëve të të afërmve në policinë lokale, 27-vjeçari ka humbur gjurmët që nga mbrëmja e 22 Janarit.

I riu është i njohur në qytet pasi ka punuar si kamerier në disa lokale, ndërsa fotografia e tij është shpërndarë nga policia, me shpresën se dikush ka dijeni për vendndodhjen e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se i riu kohët e fundit kishte shfaqur probleme dhe se nuk ishte si më parë, pasi ishte mbyllur në vetvete.