Zhduket pa gjurmë 18-vjeçari nga Dibra, doli në mal të mblidhte bimë medicinale

Një familje nga Dibra ka denoncuar zhdukjen e djalit të tyre, 18-vjeçarit Ardian Pali, me të cilin nuk kanë komunikuar prej 5 ditësh. Familjarët kanë treguar se i riu ishte ngjitur në malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, të cilat do t’i shiste për të siguruar të ardhurat e tij.

Por tashmë ai rezulton i humbur, sepse prej ditësh nuk është rikthyer në shtëpi. fFmiljarët e të riut kanë bërë denoncimin në komisariat dhe kanë nisur vetë kërkimet për gjetjen e tij. Ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për të kërkuar edhe nga ajri, sepse terreni është shumë i vështirë.

Mendohet se Pali ka qenë duke mbledhur lule nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet