Zhduket 13-vjeçarja shqiptare në Angli, mamaja alarmon autoritetet (Emri-Foto)

Një tjetër vajzë shqiptare është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Britaninë e Madhe. Autoritetet vendase janë vënë në kërkim të së miturës pas denoncimit që është bërë nga nëna e saj.

Vajza e zhdukur është Megi Bukaci, 13 vjeç, rreth 1 e 50 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë kafe dhe sy kafe. Mësohet se e mitura është zhdukur në Hertfordshire.

Ndërkohë që kamerat e sigurisë kishin filmuar gruan me dy fëmijët e tjerë të saj që ishin drejtuar për në stacionin e policisë pasi vajza e saj Megi Bukaci u zhduk.

Policia ju ka bërë thirrje qytetarëve që të telefonojnë nëse kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçares shqiptare.

Për herë të fundit që është parë, ajo kishte veshur xhinse të errëta, një xhaketë ngjyrë blu e errët, shall ngjyrë gri dhe vathë ngjyrë argjendi. Policia ka intervistuar me anë të një përkthyesi mamanë e 13-vjeçares, por kjo e fundit ka qenë tepër e shqetësuar për shëndetin e vajzës së saj, raporton “The Sun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet