×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tre çmimet kryesore të Sundance Film Festival, si: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne”, u shpreh Blerta përmes një video mesazhi me rastin pranimit të çmimit ‘Regjisorja më e mirë’, gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.

“Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush, publikut, dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet”; “Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur, Kosovës”, u shpreh Yll Uka, producenti i filmit me rastin e pranimit të çmimit të Publikut dhe çmimit Filmi më i mirë (Grand Jury Prize).

“Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë, shkruan Telegrafi.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet e tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

“Zgjoi” është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicër), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

Publikuar më 31.08.2022
Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Buj...

Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Bujar Alimani, që po shfaqej mbrëmë në kinema “Millenium” e ndjeva se më ishte sosur durimi. Po lodhesha. Regjisori, me të cilin isha takuar pak minuta përpara nisjes së premierës, na paska sjellë ca rrëfime të copëzuara grash të lindura apo të rritura të Gradishtë të Lushnjës, […]

Lexo më shumë

Albanologu që zgjodhi të prehej në Theth: Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane

Albanologu që zgjodhi të prehej në Theth: Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane

Publikuar më 01.07.2022
“Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si ...

“Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë të egra. E di që është vetëm një fasadë dhe se brenda e kanë shpirtin e mirë, por ka egërsi në marrëdhëniet njerëzore. […]

Lexo më shumë

Botë e bukur ndjenjash poetike në librin ‘Aphrodite’ të poetes Afërdita S. Satka

Botë e bukur ndjenjash poetike në librin ‘Aphrodite’ të poetes Afërdita S. Satka

Publikuar më 23.02.2022
Kleo Lati Sa herë që marr në duar një libër, gjithnjë provoj...

Kleo Lati Sa herë që marr në duar një libër, gjithnjë provoj se në botën e ndjenjave të Unit tim, si lexues, diçka ndodh. Është një trazim i bukur, një vërshim ndjesish dhe emocionesh që lidhet me teatrin e jetës që shpaloset në faqet e librit. Por janë ndjesi që lidhen edhe me Unin e […]

Lexo më shumë

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

Publikuar më 19.11.2021
Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (r...

Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (rastësisht, ndoshta?) në rendin e punës më përcaktohet një autor shqiptar. Pas pritjes mjaft të mirë nga lexuesi të romanit “I keqi i vetes”, të Gazmend Kapllanit, tanimë botimeve të shumta të Albas-it i shtohet edhe një roman tjetër i tij: “Faqja e fundit”.  Sërish (ashtu […]

Lexo më shumë

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Publikuar më 18.11.2021
Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë n...

Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në një postim në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Publikuar më 02.03.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mir...

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë me dije djali, Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa […]

Lexo më shumë

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Publikuar më 26.10.2020
Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike r...

Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të […]

Lexo më shumë

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë