ZGJIDHJA: Vulosen miliardat e koncesioneve korruptive

Pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy kontratat koncensionare për ndërtimin e segmenteve rrugore Orikum-Llogara dhe Milot-Balldren, ka ardhur edhe reagimi i partisë ZGJIDHJA, e cila i ka konsideruar edhe më herët këto koncesione korruptive dhe grabitje të qeverisë Rama.

“Kuvendi i Shqipërisë votoi sot dy kontratat koncesionare për rrugët Orikum-Llogara dhe Milot-Balldren, duke ligjëruar grabitjen e rreth 328 milionë eurove për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra. Votimi i këtyre dy kontratave korruptive që do t’u kushtojë shqiptarëve të varfër rreth 10.5 milionë euro për kilometër, ishte mbyllja me ‘nder’ e sesionit të një parlamenti të kapur nga mafia dhe korrupsioni,”-shkruhet në deklaratën e partisë ZGJIDHJA.

Partia ZGJIDHA thekson faktin se këto dy kontrata korruptive do t’i bien peshë shtetasve shqiptarë, të cilët do të paguajnë në të ardhmen sa qimet e kokës.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Vulosen miliardat e koncesioneve korruptive

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot dy kontratat koncesionare për rrugët Orikum-Llogara dhe Milot-Balldren, duke ligjëruar grabitjen e rreth 328 milionë eurove për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra. Votimi i këtyre dy kontratave korruptive që do t’u kushtojë shqiptarëve të varfër rreth 10.5 milionë euro për kilometër, ishte mbyllja me ‘nder’ e sesionit të një parlamenti të kapur nga mafia dhe korrupsioni.

Partia ‘Zgjidhja’ nuk priste që deputetët e Rilindjes t’i rrëzonin këto dy kontrata të turpshme që do t’i paguajnë shqiptarët në 13 vitet e ardhshme, sa qimet e kokës.

Kjo qeveri, me projektin famëkeq ‘1 miliard euro’ dhe qindra koncesionet dhe PPP-të e veta e të trashëguara nga qeverisja e PD-së, po ia bën gropën borxhit publik të Shqipërisë, po ia merr të gjitha të ardhurat vendit, për t’ua dhënë disa oligarkëve që janë klientë të saj.

Rilindja nuk u tërhoq nga këto projekte korruptive dhe falimentuese për vendin, edhe pas paralajmërimeve të FMN-së për rrezikun afatgjatë që ato i sjellin vendit, klasifikimeve nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve klienteliste e në dëm të shqiptarëve.

‘Zgjidhja’ paralajmëron sërish se përfituesit në qeveri dhe afër saj nuk do t’i gëzojnë miliardat e vjedhura. Ato do t’u kthehen një më një shqiptarëve të varfër, nga një qeverisje e përgjegjshme dhe popullore.

#ZgjidhjaPerEkonominë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet