“Zgjidhja”: Vendim historik për “Maqedoninë e Veriut”, Shkupi të zbatojë marrëveshjen e Ohrit

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima, e ka cilësuar si historik vendimin për emrin e ri të Maqedonisë, ndërsa kërkoi nga Shkupi që të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

“ZGJIDHJA apelon qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev që të mos vonojë në implementimin real të marrëveshjes së Ohrit, nënshkruar në vitin 2001, duke u dhënë shqiptarëve të Maqedonisë statusin e tyre të merituar si njëra nga dy kombësitë që formësojnë atë shtet”, theksohet në deklaratë.

Deklaratë shtypi e partisë ZGJIDHJA

Vendim historik për “Maqedoninë e Veriut”, Shkupi të zbatojë tani marrëveshjen e Ohrit

Sot, Parlamenti i Maqedonisë vendosi me shumicë votash të adoptojë ndryshimet kushtetuese dhe emrin e ri “Maqedonia e Veriut”, sipas marrëveshjes me Greqinë, nënshkruar në Prespë.

Partia ZGJIDHJA përshëndet këtë vendim historik të parlamentarëve të Maqedonisë, veçanërisht të deputetëve shqiptarë. Kjo marrëveshja tashmë do të zgjidhë kundërshtimet rreth emrit të ish-republikës jugosllave, në rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe në BE.

ZGJIDHJA beson se vullneti i shprehur me votën e sotme do të çojë përpara integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, duke e bërë atë anëtar të 30-të të NATO-s dhe më vonë edhe si pjesë e Bashkimit Europian, duke rritur sigurinë e stabilitetin në rajon dhe duke prosperuar vendin ku jeton një popullsi e madhe shqiptare.

ZGJIDHJA apelon qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev që të mos vonojë në implementimin real të marrëveshjes së Ohrit, nënshkruar në vitin 2001, duke u dhënë shqiptarëve të Maqedonisë statusin e tyre të merituar si njëra nga dy kombësitë që formësojnë atë shtet. Pa zgjidhur këtë, çdo retorikë boshe, do të minojë rrugën euro-atlantike të vendit, përparimin e tij dhe sigurinë në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet