“Zgjidhja”: Veliaj, tender rreth 300 mijë euro për një studim mbi mbarështimin e pemëve

Partia “Zgjidhja”, e drejtuar nga Koço Kokëdhima, ka ngritur shqetësimin lidhur me tenderin 300 mijë euro të kryebashkiakut Veliaj lidhur me një studim mbi mbarështrimin e pemëve.

Në deklaratën e “Zgjidhja” theksohet se “këto tendera pa asnjë lidhje me realitetin tregojnë se sa e shkëputur është qeverisja vendore, duke ndjekur qeverisjen qendrore, që edhe pse thotë se s’ka fonde, vijon të harxhojë milionë, ndërsa banorët e mbetur pa shtëpi, nuk kanë as kushtet elementare të jetesës dhe flenë në çadra apo makina”.

Deklarata e partisë “Zgjidhja”

Ndërsa Tirana, bashkë me Durrësin, po vuan pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, bashkia nuk ndalon së prokuruari tendera shumëmilionësh. Pas tenderit prej rreth 5 milionë dollarësh për të ndërtuar godinën e re të UKT-së, bashkia ka prokuruar edhe rreth 300 mijë euro për hartimin e një studimi mbi mbarështimin e pemëve.
Njoftimi mund të gjendet në Buletinin e Prokurimeve të datës 2 Dhjetor 2019, ku Bashkia e Tiranës shpall tenderin për “Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore “Pezë, “Shesh”, “Krrabë-Gurrë”. Tenderi është hapur në datën 26 nëntor 2019, ora 12.00, vetëm 8 orë pas tërmetit shkatërrues, por kjo nuk ka ndikuar që bashkia ta vijoje procedurën deri më 26 dhjetor 2019.
Është thjesht një studim që me shumë siguri është bërë vite më parë nga specialistët, sepse flet për grumbullimin dhe shqyrtimi i literaturës për të vlerësuar gjendjen aktuale të burimeve pyjore/kullosore në ekonominë pyjore; Përshkrimin e përgjithshëm në terren të parcelave e n/parcelaveve, verifikimin e kufijve, përcaktimin definitiv në terren duke shënjuar me bojë vaji kufijtë e tyre, hedhja e ndryshimeve në hartë dhe llogaritja e sipërfaqeve përkatëse; Vlerësimin e sipërfaqes dhe volumit të pyjeve sipas formave të ndryshme.
Këto tendera pa asnjë lidhje me realitetin tregojnë se sa e shkëputur është qeverisja vendore, duke ndjekur qeverisjen qendrore, që edhe pse thotë se s’ka fonde, vijon të harxhojë milionë, ndërsa banorët e mbetur pa shtëpi, nuk kanë as kushtet elementare të jetesës dhe flenë në çadra apo makina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet