“Zgjidhja”: Shtyrja nuk mjafton, duhet reformim rrënjësor i zgjedhjeve

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëshima, përmes një deklarate për shtyp shprehet se shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk mjafton, pasi duhet një reformim rrënjësor i zgjedhjeve.

“Përpara se të shkojë në një datë të re zgjedhjesh, politika shqiptare duhet të nisë një diskutim të gjerë”, deklaron “Zgjidhja”.

Deklaratë shtypi e partisë “Zgjidhja”

Shtyrja nuk mjafton, duhet reformim rrënjësor i zgjedhjeve

Kreu i shtetit zhvilloi dje pasdite takime me përfaqësues të partive aleate të PD-së si dhe me kreun e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Aleatët e PD-së deklaruan se nuk ka një datë të re për zgjedhjet, pas anulimit të 30 qershorit nga presidenti.

‘Zgjidhja’ përshëndet çdo nismë që shkon në favor të zgjidhjes së krizës politike. Por ajo deklaron se vetëm shtyrja e zgjedhjeve është nul që nuk zgjidh asgjë. Nëse ato bëhen në shtator, apo tetor, është njëlloj si të bëhen në 30 qershor, sepse asgjë nuk ndryshon nëse nuk shkohet në zgjedhje të reformuara dhe gjithëpërfshirëse.

Përpara se të shkojë në një datë të re zgjedhjesh, politika shqiptare duhet të nisë një diskutim të gjerë.

Këtë e duan të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Këtë e ka si kusht edhe BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa Departamenti i Shtetit, dy ditë më parë, e ftoi opozitën që të niste dialogun me qeverinë për reformën zgjedhore.

Palët politike duhet të paraqesin projektin politik që zgjidh krizën, jo që e shtyn në kohë. ‘Zgjidhja’ u ka ofruar shqiptarëve Paktin Kombëtar për zgjidhjen e krizës dhe ata e kanë mbështetur. Prandaj ajo u bën thirrje forcave politike, partive të vjetra dhe të reja që të bëhemi bashkë, të përqafojnë Paktin Kombëtar për t’i dhënë vendit një shans dhe popullit shqiptar një mundësi reale që të dalë nga kriza 25-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet