ZGJIDHJA: Shqipëria, e dhjetë njerëzve

Partia ZGJIDHJA, e drejtuar nga z. Koço Kokëdhima, ka reaguar për raportin e bërë publik së fundmi nga EUROSTAT, ku ky i fundit deklaroi se polarizimi i shoqërisë shqiptare pas viteve 1990 është rritur me ritme të shpejta dhe sot Shqipëria është vendi me pabarazinë sociale me të lartë në Europë dhe më pas vijnë Serbia, Bullgaria dhe Spanja, ndërsa vendet me pabarazinë më të ulët të të ardhurave janë Çekia, Sllovenia, Finlanda, Sllovakia dhe Belgjika.

“Këto gjetje konfirmojnë denoncimet e vazhdueshme të partisë ‘Zgjidhja’ se vendi është në duart e disa njerëzve të lidhur me qeveritë. Një grup i vogël zyrtarësh të lartë dhe biznesesh të lidhura me ta kanë në zotërim buxhetin e shtetit, pasuritë nën e mbitokësore dhe çdo aset tjetër, duke diskriminuar interesin publik dhe operatorët e tjerë. Ata i shfrytëzojnë barbarisht pasuritë dhe fondet shtetërore, kanë ngritur oligopolet e tyre në bashkëpunim me qeveritarët, rrëmbejnë miliardat me punët publike, koncesionet dhe PPP-të korruptive,” shkruhet ndër të tjera në deklaratën e partisë ZGJIDHJA.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Shqipëria, e dhjetë njerëzve

EUROSTAT deklaroi se polarizimi i shoqërisë pas viteve 1990 është rritur me ritme të shpejta dhe sot Shqipëria është vendi me pabarazinë sociale me të lartë në Europë dhe më pas vijnë Serbia, Bullgaria dhe Spanja, ndërsa vendet me pabarazinë më të ulët të të ardhurave janë Çekia, Sllovenia, Finlanda, Sllovakia dhe Belgjika. Indeksi i përdorur tregon se si shpërndahen në shoqëri të ardhurat dhe pasuria kombëtare dhe se si individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.

Këto gjetje konfirmojnë denoncimet e vazhdueshme të partisë ‘Zgjidhja’ se vendi është në duart e disa njerëzve të lidhur me qeveritë. Një grup i vogël zyrtarësh të lartë dhe biznesesh të lidhura me ta kanë në zotërim buxhetin e shtetit, pasuritë nën e mbitokësore dhe çdo aset tjetër, duke diskriminuar interesin publik dhe operatorët e tjerë. Ata i shfrytëzojnë barbarisht pasuritë dhe fondet shtetërore, kanë ngritur oligopolet e tyre në bashkëpunim me qeveritarët, rrëmbejnë miliardat me punët publike, koncesionet dhe PPP-të korruptive.

Në anën tjetër është një shtresë e mesme që po zhduket dhe shumica e popullit që nuk arrin të sigurojë bukën e gojës, që përballet vit pas viti me rritje taksash, zvogëlim të shanseve për të ndërtuar një jetë me punë të ndershme dhe që e kërkon mbijetesën te emigrimi.

‘Zgjidhja’ ka premtuar se do të ketë në fokus të programit të saj qeverisës nevojat ekonomike, luftën ndaj varfërisë dhe polarizimit ekstrem të shoqërisë. Shqipëria nuk e meriton gjendjen mjerane ku ndodhet, sepse është një vend me pasuri të shumta natyrore për frymë, me peisazhe të mrekullueshme, minerale, dritë, temperaturë, ujë, male, lumenj, bregdet, pozicion gjeografik të favorshëm dhe gjithçka është e nevojshme që populli të jetojë i lumtur e i kamur.

Programi i partisë ‘Zgjidhja’ synon që të bëhen reformat e duhura strukturore dhe të prodhohen pasuri për të gjithë, ndryshe nga partitë e vjetra dhe politikanët e 29 viteve të shkuara që varfëruan dhe shkatërruan kombin për të pasuruar dhe mbajtur në pushtet një grush të korruptuarish. Ata, ende sot, nuk duan që populli të ketë mirëqenie, ndaj nuk lëshojnë pushtetin politik. Në të kundërt, pushteti i tyre do të bjerë dhe ata do duhet të përgjigjen përpara ligjit dhe popullit për gjithë të këqijat që kanë bërë.

Ata ua kanë mohuar shqiptarëve dhjetra shanset për pasurim dhe mirëqenie dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as mirëqenie dhe as zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet