“Zgjidhja”: Rama & Veliaj sapo u rrëmbyen shqiptarëve edhe një miliard lekë

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima ka reaguar lidhur me shembjen e kullës tri katëshe në sheshin “Italia”, duke theksuar se Rama dhe Veliaj u rrëmbyen shqiptarëve një miliard lekë.

“Ky ‘çiban’ ishte ndërtuar me lejen nr. 13 të dhënë nga Edi Rama më 13.06.2002”, deklaron “Zgjidhja” ndërsa e cilëson lejen sa skandaloze po aq edhe korruptive.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Veilaj e quante sot me triumfalizëm ‘Çibani i fundit!’ rrëzimin e kullës tri katëshe në sheshin ‘Italia’.  E cilësonte ‘Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët’. Ky ‘çiban’ ishte ndërtuar me lejen nr. 13 të dhënë nga Edi Rama më 13.06.2002. Kjo leje është sa skandaloze aq edhe korruptive mu në mes të sheshit para stadiumit, për një vepër që një ditë do të prishesh domosdoshmërisht. ‘Çibani’ ishte aty prej gati dy dakadash, por u prish sot, vetëm pasi mori lejen e legalizimit nga ALUIZNI dhe disa javë pasi qeveria i miratoi dëmshpërblimin prej mëse 100 milionë lekësh të reja. Një skemë e mirëmenduar nga dyshja Rama&Veliaj që këtë punë të pistë kryebashkiakësh në dy kohë ta shesin si shërbim për qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë, të cilëve do t’u duhet të paguajmë edhe mbi një miliardë lekë të vjetra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet